Librat e Lef Nosit
Librat e Lef Nosit, dikur pjesë e bibliotekës së tij personale e që tani janë pjesë e bibliotekës publike "Qemal Baholli" Elbasan, janë bërthama e fondit të albano-ballkanologjisë në këtë bibliotekë. Biblioteka personale e Nosit ishte formuar si rezultat i interesit të tij për të blerë libra të kohës në gjuhë të ndryshme nga autorë të ndryshëm evropianë të cilët trajtonin çështjen shqiptare, historinë, gjuhën, zakonet e shqiptarëve etj. Përveç blerjeve, Nosi i siguronte këto libra nëpërmjet korrespondecës që kishte me intelektualë dhe personalitete të huaja. Të gjithë librat dhe periodikët e bibliotekës së Nosit që gjenden në fondin e albano-ballkanologjisë, kanë vulën personale të tij, gjë që i jep akoma më shumë vlerë këtij fondi. Madje një pjesë e tyre konsiderohen si kopje unike për të gjitha bibliotekat e vendit. Myrvet Dhono, specialiste e fushës së albanologjisë, është shprehur se: “Lef Nosi ka dhënë një kontribut shumë të madh në bibliotekën e qytetit, që në themelimin e saj, duke qenë edhe në këshillin shkencor të bibliotekës së asaj kohe. Si njohës mjaft i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe studiues i vlerave dhe historisë së Shqipërisë, ai blinte rregullisht libra të shkruara për vendin tonë dhe ia dhuronte bibliotekës”. Kontributi i Lef Nosit për bibliotekën publike “Qemal Baholli” është i madh, si në ruajtjen e periodikëve të kohës që për 50 vjet nuk u shërbyen, por edhe për sigurimin e librave nga fusha të ndryshme të shkencës, që tregojnë për intelektin, interesat e tij për dije dhe kulturë, si dhe përpjekjen e tij për t’i përhapur këto libra në vendlindjen e tij, me dëshirën për zhvillim dhe mirëqënie[1].
Titujt e librave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të evidentuar këtë vlerë të bibliotekës dhe lartësuar emrin e Nosit, biblioteka ka realizuar një bibliografi tematike me temë “Kontributi i intelektualit Lef Nosi në bibliotekën publike “Qemal Baholli” Elbasan. Më poshtë gjenden të gjithë titujt e librave të Nosit (114 gjithsej) që ndodhen në këtë bibliotekë. Në këtë bibliografi të anotuar, për të lehtësuar kërkimin, renditja e titujve është bërë sipas degëve të shkencës, dhe brenda degës renditja vijon alfabetikisht.
Çështje të përgjithshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
Almanacco italo-albanese 1940-XVIII: | Një almanak në të cilin përmblidhen të gjitha aktivitetet e zhvilluara ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, në vitet '40, kur kryeministër ishte Shefqet Vërlaci. Almanaku fillon me historinë e Shqipërisë, ku ka dhe një shkrim mbi heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. | Firenze: Casa Editrice Marzocco, | 1940 | 291 | |
Petrovitch, Georges | Scanderbeg (Gerges Castriota) | Një ndër bibliografitë e para për Skënderbeun e cila ruan vlera të patjetërsueshme albanologjike. | Paris | 1881 | 187 |
Rossi, Francesco | Vocabolario italiano-epirotico tavola sinottica | Një fjalor italisht - epiriote me tabela sinoptike. | Roma: Stamperia della S.C.de Propoganda Fide | 1886 | 953 |
Savadjian, Leon | Bibliographie Balkanique 1920-1930: Revue des Balkans | Revista bibliografike ballkanike, ku pasqyrohen dokumente të ndryshme mbi vendet e Ballkanit. | Paris | 1931 | 270 |
Savadjian, Leon | Bibliographie Balkanique 1931-1932: Ouvrage de documentation sur les Balkans. Albanie-Bulgarie-Grece-
-Rumanie-Turquie-Jugoslavie |
Revista bibliografike ballkanike, ku pasqyrohen dokumente të ndryshme mbi vendet e Ballkanit. | Paris: Societe Generale d'Imprimerie & Edition | 1933 | 152 |
Shkenca filozofike, Etnografi dhe Folklor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
De Rada, Girolamo | Principi di estetica: estrati dale sue considerazioni su la vita e i fini di essa | Një libër filozofik mbi parimet dhe normat e estetikës. | Napoli | 1861 | 101 |
Albaniaen. Ein hilferuf | Libri trajton çështjet mbi etnografinë e Shqipërisë dhe folklorin shqiptar. | Wien | 1913 | 155 | |
Contes populaires serbes: Collection internacionale de folklore | Përralla popullore serbe. | Paris: Les Editions Internationale; s.a. | 264 | ||
Garnet, Lucy | The women of turkey and their folklore | Një libër mbi gratë e Turqisë dhe folklori i tyre. | London; s.a. | 546 | |
Lambertz, Maximillian | Schriften der Balkankommission linguistische abteilung XII: Albanische Marchen | Libri përmban përralla shiptare si dhe disa studime mbi gjuhën shqipe nepërmjet shkrimit. | Wien | 1922 | 255 |
Legrand, Emile | Recuil: Contes Populaires Grecs. Collection de chausons et de contes populaires | Përralla popullore greke. | Paris | 1881 | 189 |
Meyer, Gustav | Albanesische studien | Wien | 1896 | 250 | |
Nosi, Lef | Kangët kombëtare/ përmbledhun prej Lef Nosit | Një përmbledhje me këngë popullore si dhe nga autorë të ndryshëm që trajtojnë çështje të kombit shqiptar, si figurën e heroit kombëtar Skënderbeut, pavarsinë, flamurin etj. | Elbasan | 1919 | 67 |
Subotic, Dragutin | Jugosllav popular ballads: Their origin and development/ Dragutin Subotic | Balada Popullore Jugosllave. Origjina dhe zhvillimi i tyre. | London: Cambridge at the University Press | 1932 | |
Villari, Salvatore | Le consuetudini giuridiche dell'Albania: Nel Kanun di Lek Dukagjin | Zakonet juridike të Shqipërisë. Në këtë libër autori ka bërë një studim mbi Kanunin e Lek Dukagjint. | Roma: Societa Editrice del Libro Italiano | 1940 | 184 |
Matematika dhe Shkencat e Natyrës dhe Shkencat e aplikuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
Zuber, S. | Appunti sulla Tettonica e sull'evoluzione geogolica dei giacimenti metalliferi/ | Strukturat tektonike dhe evolucioni gjeologjik i shtresave metalore shqiptare. Një libër mbi gjeologjinë dhe vendburimet e mineraleve në Shqipëri. | Roma | 1940 | 63 |
Barbarich, Eugenio | Per una ferrovia Albano - Macedone | Për një rrugë hekurudhore shqiptaro-maqedonase. Një ide e tillë ka ekzistuar që në vitin 1909. Kjo linjë hekurudhore mendohej të bëhej përgjatë rrugës Egnatia. Në faqen 9 të librit përmendet qyteti i Elbasanit. | Roma: Nuova Antologia | 1909 | 19 |
Mazzocchi, L. | Relazione sulla visita alle foreste nell'Albania settentrionale lungo le valle del mati e del Fani | Libri është një relacion mbi vizitën në pyjet e Shqipërisë veriore dhe pikërisht në krahinat e Matit dhe të Fanit. | Milano, s.a | 56 | |
Michelangeli, M. | Il problema forestale Albanese | Libri trajton problemin e pyjeve shqiptare. | Roma: Reale Acad. D'Italia | 1940 | 69 |
Rosati, U.
G. Budin |
Relazione della commisione per lo studio dell'Albania: Studi Agrologici | Autorët në këtë libër trajtojnë çështjen e agrologjisë shqiptare si dhe çështjen e zhvillimit ekonomik në Shqipëri. | Parte 2.-Roma | 1915 | 195 |
Studi e proposte per la tranformazione fonderio - agraria di un tenimento del comprensorie della bonifica di Durrazzo | Libri përmbledh studime dhe propozime mbi bonifikimin e tokës në zonën e Durrësit. | Roma | 1942 | 81 |
Artet. Zbavitja. Sporti dhe Gjuha. Gjuhësia. Letërsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
La Guerra | Një album me fotografi nga Lufta në krahinat e Shqipërisë. | s.l; s.a | 63 | ||
Barcata, Fabian | Lule: Vatersatzung und Vaterbrauch in der albanischen Bergen | Një libër me tregime në gjermanisht, ku trajtohen çështje të folklorit shqiptar. | Munchen | 1924 | 280 |
Batiffol, Pierre | Les manuscripts Grecs de Berat d'Albanie et le codex purpureus | Dorëshkrimet greke dhe kodikët e Beratit të Shqipërisë. | s.l.; s.a. | 119 | |
Biondelli, B | Studi linguistici | Studime gjuhësore. Krahas tyre trajtohen dhe çështje të folklorit shqiptar. | Milano | 1856 | 380 |
Arturo Cronia | Saggi di leteratura bulgara antica: Inguardamento storico e versioni | Saga e letërsisë antike bullgare. Libri është një histori për letërsinë bullgare. | Roma | 1936 | 129 |
De Rada, G. | Conferenza su l'antichita della lingua Albanese e grammatical della medesima | Libri i shkruar nga De Rada, trajton historinë e vjetër të gjuhës shqipe si dhe gramatikën e saj. | Napoli: F.Mormile | 1893 | 93 |
De Rada, G. | Giovani Uniade. Publicato con prefazione ec illustrato da M.Marchiano | Xhovani Uniade. Poezi nga J. De Rada. | Foggia | 1906 | 29 |
Fontaneli, G. | Tende all'alba: Impressioni di Guerra al fronte Greco | Çadrat në agim. Në libër autori përshkuan kujtimet dhe përshtypjet e tij për luftën e Dytë Botërore në kufirin grek. | Tiranë: Nikaj | 1942 | 157 |
Geitler, L | Die albanesischen und slavischen schriften | Një libër në gjermanisht mbi gramatikën e gjuhës shqipe. | Wien | 1883 | 188 |
Gondinet, Edmond | Libres! Drame en cing actes, huit tableux | Libri është një dramë nga Gondinet, autor francez, në të cilën përshkruhet figura e Ali Pashë Tepelenës. | Paris: M-Levy-Edit. | 1874 | 170 |
Jakova - Merturi, D. | Grammatica della lingua Albanese | Një libër i mirëfilltë për gramatikën shqipe në gjuhën italiane. | Frascati | 1904 | 217 |
Jokl, Nobert | Indogermonifche foridjnngen | Libër mbi gramatikën e gjuhës shqipe, si gjuhë indoevropiane, shkruar nga albanologu gjerman N, Jokl. | Strasburg | 1912 | 210 |
Jokl, Nobert | Linguistisch - kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen | Një libër mbi historinë dhe kulturën e gjuhës shqipe nga N. Jokl. | Walter de Gruyner&Co | 1923 | 366 |
Jokl, Nobert | Zur Erforschung der albanischen Mundarty vor Borgo Erizzo in Dalmazien | Libër mbi gramatikën shqipe duke analizuar historinë, dialektet dhe zhargonet e saj. | Firenze | 1940 | 41 |
La Piana, M | Studi linguistici albanesi. Vol.1; Prolegomeni allo studio della linguistica Albanese | Studime mbi historinë e gjuhës shqipe si dhe pjesëve të ligjëratës. | Palermo | 1939 | 183 |
Ludlow, J.M | The captain of the Janizaries: The story of the times of Scanderbeg and the fall of Constantinople | Një roman i shkruar nga autori anglez Ludlou ku trajtohet figura e Skënderbeut. | New York: B.Dadg | 1890 | 404 |
Marchiano, Stanislao | Studi filologici svolti con la lingua pelasgo - albanese | Studime filologjike mbi gjuhën pellazgo - shqiptare. Një libër mbi prejardhjen e gjuhës shqipe. | Napoli | 1882 | 151 |
Pekmezi, Gj. | Grammatik albanesischen sprache: Laut und formenlehre | Një libër mbi gramatikën e gjuhës shqipe në gjermanisht. | Wien | 1908 | 294 |
Rossi, F. | Regole grammaticali della lingua Albanese | Rregullat gramatikore të gjuhës shqipe. | S. C. di Propaganda Fide | 1866 | 349 |
Schleicher, A. | Les langues de l'Europe Moderne | Gjuhët e Europës Moderne. | Paris | 1882 | 134 |
Weigand,Gustav | Balkan - Archiv: 3vol. | Janë tre vëllime të Weigandit të cilat trajtojnë gjuhët ballkanike, ndërmjet tyre dhe gjuhën shqipe. | Leipzig | 1925 | 210 |
Whincop, Thomas | Scanderbeg or love and liberty: an tragedy | Skënderbeu Dashuri dhe liri. Një tragjedi që i kushtohet Skënderbeut duke vënë në dukje të gjitha cilësitë e karakterit të tij. | London | 1747 | 350 |
Vinci,G. | Anno eroico: estasi, visioni e canti | Viti heroik. Një libër me poezi. | D. Venna e Co. Edit | 1913 | 43 |
Studime krahinore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
Albania | Shqipëria, një informacion i përgjithshëm mbi të. | Milano: Istit. Per Gli Studi di Studi di Politica Internazionale | 1940 | 131 | |
Annuario del regno di Albania | Vjetar i Mbretërisë së Shqipërisë. | Milano: Casa Edit. Ravagnati | 1940 | 229 | |
Baldacci, Antonio | L'Albania | Një studim mbi Shqipërinë. | Roma | 1939 | 463 |
Cagni, M. | Dieci giorni al Montenegro | Një libër ku trajtohen çështje gjografike dhe historike nga një udhëtim dhjetë ditor në Mal të Zi. | Roma: Societ. Editr. Dante Alighieri | 1889 | 151 |
Dako, CH.A. | Albania. The master key to the near east | Një libër i shkruar për Shqipërinë si çelësi kryesor për lindjen e afërme. | Boston: E. L. Grimes co. | 1919 XII | 209 |
Fax, F. | The balkan Peninsula | Një studim historiko - gjeografik mbi Gadishullin e Ballkanit. | London | 1915 XI | 213 |
Galanti, A. | L'Albania Notizie geografiche, etnografiche e storiche | Shqipëria. Disa shënime gjeografike, etnografike dhe historike mbi vendin tonë. | Roma: Soc. Editr. D. Alighieri | 1901 | 261 |
Gilbert, F. | Les pays d'Albanie et leur historie | Vendet e Shqipërisë dhe historia e tyre. | Paris: P. Rosier | 1914 | 316 |
Gopcevic, S. | Oberalbanien und seine liga. Ethnographisch – politisch - historisch | Shqipëria e sipërme dhe lidhjet e saj etnografike, politike dhe historike. | Leipzig: Verlag von Duncher und Humblot | 1881 | 586 |
Hughes, T. S. | Travels in Greece ana Albania: in two vol | Një libër mbi udhëtimet në Greqi dhe Shqipëri. | London: H. Colburn and R. Bentley, | 1830 | 393 |
Hughes, T. S. | Travels in Sicily Greece and Albania: in two vol | Mbi udhëtimin në Siçili, Greqi dhe Shqipëri. Në dy vëllime. Në të dy volumet gjenden faqe të tëra mbi historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë. | London: J. Mawman | 1820 | 393 |
Lane, R. W. | The peaks of shala | Studime gjeografike dhe historike për zonën e Shalës. | London: Chapman and Dodd | 1924 | 224 |
Lazarovich - Hrebelianovich | The serbian people. Their past glory and their destiny: in two vol | Një studim mbi lavdinë dhe fatet e popullit jugosllav në të kaluarën. | London: T. Werner Laurie, s.a. vol.1 | 419.: 9fl.: 2harta., vol.2: 323.: 9fl.ill. 3harta | |
Le terre albanesi redente. Kosovo: in one vol | Libri trajton çështjen e tokave shqiptare të çliruara. Volumi i parë trajton krahinën e Kosovës. | Roma: Reale Accad. d'Italia | 1942 | 281 | |
Nopsca, F. B. | Albanien. Bauten, Trachten und Gerate Nordalbaniens | Studime mbi Shqipërinë. Mbi ndërtesat karakteristike të Shqipërisë Veriore. | Berlin: Verlag von walter de Gruyter und Co | 1925 | 257 |
Peacock, W. | Albania. The foundling state of Europe | Shqipëria. Themelimi i një prej shteteve të Evropës. | London: Chapmanond Hall | 194 | 256 |
Reitsma, S. A. | Dwars door Albanie: Overdruk uit"Haagsch Maandblad" | Një udhëtim nëpër Shqipëri nga S. A. Reitsma. Presioni i tepërt nga Haagsch Maandblad prill-maj 1937. | A. W. Sijthoff's Uitgeversmij
N. V. Leiden |
1937 | 27 |
Swire, J. | King Zog's Albania | Në libër flitet mbi mbretin Zog në Shqipëri. | R.Hale and Co | 1937 | 302, 1 hartë |
Vaudoncourt, G. De | Memoirs on the lonian Islands, Considered in a Commercial, political and military point of view. Including the life andvcharacter of Ali Pasha | Kujtim mbi veprimtarinë tregtare, politike dhe ushtarake në brigjet e Jonit. Përfshirë jetën dhe karakterin e Ali Pashës. | London | 1816 | 502 |
Gjeografia. Udhëtimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
Abbot, G. F. | The tale of a tour in Macedonia | Rrëfenja të një udhëtimi në Maqedoni. Libri është dhe një përshkrim gjeografik mbi Maqedoninë. | London: E. Arnold | 1903 | 343 |
Armao, E. | Localita, chiese, fiume, monti e toponimi vari di un antica carta dell'Albania settentrionale | Lokalitete, kisha, lumenj, male dhe toponime të ndryshme të një harte antike të Shqipërisë veriore. Krahas çështjeve gjeografike në libër trajtohet dhe një histori e shkurtër mbi këtë pjesë të Shqipërisë | Roma | 1933 | 195, 1 hartë |
Best, J. J. | Excursion in Albania. Comprining a description of the wild boar, deer and woodcock shooting | Libri është një përshkrim i kafshëve të egra dhe pyjeve të Shqipërisë. | London: Wn. H. Allen & Co | 1842 | 359, 1 hartë |
Broughton | Travels in Albania and other provinces of Turkey in 1809 and 1810: in two vol. | Udhëtim nëpër Shqipëri dhe provinca të tjera të perandorisë otomane në vitet 1809-1810. | London: J. Murray | 1855 | 544, 1 hartë |
Brown, H. A. | A winter in Albania | Një dimër në Shqipëri. Libër mbi gjeografinë e Shqipërisë. | London: Griffith Farrau Okeden and Welsh | 1888 | 295 |
Buchon, J. A. | La Greece continentale et la Moree: Voyage sejour et etudes historique en 1840 et 1841 | Një libër mbi gjeografinë dhe historinë e Greqisë Kontinentale dhe të Moresë. | Paris | 1843 | 567 |
Ceretti, G. P. | L'Albania in grigio verde. Appunti di un viaggio da Valona a Salonicco attraverso l'Albania meridionale e la Macedonia | Shqipëria në ngjyra gri dhe jeshile. Shënime të një udhëtimi nga Vlora në Selanik duke kaluar nëpërmjet Maqedonisë. | Firenze: R. Bemporand e Figlio | 1920 | 125 |
Curzon, R. | Visits to monasteries of the Levant | Vizita në manastiret e Levantit. Nga përshkrimi i këtyre vizitave autori paraqet gjeografinë dhe historinë e shteteve të Afrikës. | London: G. Newnes | 1897 | 307 |
Degrand, A. | Souvenirs de la Haute | Libër mbi gjeografinë e Shqipërisë. | Paris: Walter H. Editeurs | 1901 | 336 |
Fraser, J. F. | Pictures from the Balkans: vol.12 | New York: J. Lane co., s.a. v.12 | New York: J. Lane co., s.a. v.12 | 298 | |
Ghiglione, P. | Montagne d'Albania. Con uno studio sui rapsodi della montagna di Nicola La Rosso Attoma | Libër mbi malet e Shqipërisë. | Tirana | 1941 | 117 |
Giuliani, S. | Assestamento e rinascita dell'Albania. L'aiuto dell'Italia al "Piccoloma importante e forte stato". Prefazione di A.Mussolini | Sistemi dhe rilindja e Shqipërisë. Një libër mbi historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë. | Milano | 103 | |
Hecquard, H. | Historie et description de la haute Albanie ou guegarie | Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë. Libri trajton çështje të historisë, gjeografisë dhe folklorit shqiptar. | Paris: H.Bertrand; s.;a. | 516 | |
Holland, H. | Travels in the lonian isles, Albania, Thessaly, Macedonia etc: During the years 1812 and 1813: in two vol | Udhëtime në ishujt e detit Jon, Shqipëri, Greqi, Maqedoni etj, Këto udhëtime janë bërë gjatë viteve 1812, 1813. | London | 1815 | 407 |
Ippen, Th. A. | Skutari und die Nordalbanische kustenebene | Një libër mbi Shkodrën dhe bregdetin verior të Shqipërisë. | Sarajevo: Druck und Verlag D. A. Kajon | 1907 | 83 |
Jockl. E. | Im turskischen kriegslager durch Albanien | Një libër në gjuhën gjermane mbi gjeografinë e Shqipërisë. | Heilbronn: Verlag von E. Salzer | 1911 | 224, 1 hartë |
Karohl, K. | Durch Albaniens schluchten | Libër mbi gjeografinë e Shqipërisë. | Brucke-Verlag K. Schmersom | 1939 | 125 |
Lear, Eduard | Journals of a landscape painter | Një libër mbi gjeografinë e Shqipërisë i illustruar me foto të ndryshme. | London: R.Benthey | 1851 | 128 |
Markgraf, E. | In Albaniens Bergen | Një libër mbi gjeografinë e Shqipërisë në gjuhën gjermane. | Stuttgard: Verlag von Strecker und Scherder | 1930 | 245 |
Massani, G. | Albania | Libri është një studim mbi gjeografinë e Shqipërisë duke u bazuar në dokumente të ilustruara. | Roma: Il Rubicone | 1940 | 97 |
Pouqueville, F. C. H. L. | Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly | Udhëtime në Epir, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Në këtë libër autori krahas gjeografisë përshkuan dhe historinë e vendeve të lartpërmendura. | London | 1826 | 524 |
Pouqueville, F. C. H. L. | Voyage de la Greece. v.1-3 | Udhëtime nëpër Greqi. Në libër trajtohen dhe çështje të gjeografisë dhe historisë së Shqipërisë. | Paris: Firmin Didat | 1826-1827 | 524-526, 1 hartë |
Pouqueville, H. L. | Voyage en Moreea, Constatinople en Albanie et dans plusieurs autres parties de l'Empire othoman pendant les annes 1798-1801 | Në libër midis të tjerave trajtohet gjeografia dhe historia e Shqipërisë gjatë viteve 1798-1801, kur bënte pjesë në perandorinë otomane. | Paris | 1805 | 287 |
Walker, M. A. | Through Macedonia. To the Albanian Lakes | Përmes Maqedonisë. Drejt liqeneve shqiptare. | London: Chapman and Hall | 1864 | 274 |
Woods, H.C. | Washed by four seas. An English officer's travels in the near east | Të lahesh në katër dete. Libri është bazuar në kujtimet e një oficeri anglez i cili ka udhëtuar në Lindjen e Afërme. | London: T.Fisher Unwin | 1908 | 316 |
Studime biografike dhe Historia në përgjithësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
Beauchamp, Alphonse | Vie d'Ali Pascha, visir de Janina, surnomme Aslan, ou le Lion | Rrugët e Ali Pashë Tepelenës, vezirit të Janinës i mbiquajtur Aslan ose Luan. Në libër pasqyrohet jeta dhe aktiviteti i Ali Pashës si dhe historia e Shqipërisë në kohën e tij. | Paris | 1822 | 346 |
Davenport, R. A. | The life of Ali Pasha of Tepelena, vizier of Epirus: surnamed Aslan or the Lion | Jeta e Ali Pashë Tepelenës, vezirit të Epirit, i mbiquajtur Asllan ose Luan. Një libër në gjuhën angleze mbi jetën dhe aktivitetin e Ali Pashë Tepelenës. | London | 1837 | 418 |
Barthelemy, J. J. | Voyage du jeune Anacharsis en Grece, dans le milieu du quatrieme siecle avant lere vulgaire. 2nd edition. v. 1-7 | Udhëtimi i Anakarsit të ri në Greqi rreth mesit të shek 4 para Krishtit. Libri është shkruar nga J. Barthelemy, shkrimtar, arkeolog dhe klerik francez. Ky libër i siguroi famë të madhe. Vepra është ndarë në 7 volume. Përmban epokat kryesore të historisë të Greqisë që nga themelimi deri tek mbretërimi i Aleksandrit. | Paris | 1789 | |
Begey, Marina | Zygmunt Milkowski: Contributo alla storia dei rapporti poloni-slavi nel secolo XIX | Një libër mbi kontributin në histori të raportit polako-sllav në shek.XlX | Roma: Istituto per l'Europa orientale | 1935 | 147 |
Bernotti, Romeo | Il potere marittimo nella Grande Guerra: con figure e tavole fuori testo | Forca detare në luftën e madhe. Libri është paisur me figura dhe harta jashtë tekstit. | Livorno | 1920 | 553 |
Veith, G. | La campagna di Durazzo fra Cesare e Pompeo | Zona e Durrësit gjatë kohës së Çezarit. Libri trajton historinë e Romës së vjetër si dhe atë të Durrësit gjatë periudhës së Çezarit. | Roma | 1942 | 219 |
Voinovitch, Comte | La Dalmatie, LItalie et L'Unite yougoslave:1797-1917. Une Contribution a la Future Paix Europeene | Dalmacia, Italia dhe Jugosllavia e bashkuar. Një libër mbi historinë e këtyre vendeve në vitet 1797-1917, ku jepet dhe një kontribut për të ardhmen e Europës | Lyon | 1917 | 380 |
Woods, Charles | La Turque et ses voisins | Një libër mbi historinë e Turqisë. | Paris | 1911 | 351 |
Woods, Charles | The Cradle of the war | Platforma e Luftës. Kapitulli i shtatë f.153-173 me titull "Shqipëria dhe shqiptarët" paraqitet gjendja e Shqipërisë në ato vite. | Boston | 1919 | 360 |
Wyon, Reginald | The Balkans from Within | Rreth banorëve të Ballkanit. Libri trajton historinë e vendeve ballkanike. Në faqen 395 kemi kapitullin të titulluar "Shqipëria", ku paraqitet historia e Shqipërisë që në fillimet e saj. | London: James Finch & Co. LTD | 1904 | 466 |
Historia e Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori | Titulli | Përshkrimi | Shtëpia botuese | Viti i botimit | Numri i faqeve |
---|---|---|---|---|---|
L. Thalloczy, C. Jireceket, M. Sufflay. | Acta e diplomata Res Albanie. Mediae Aetatis illustrantia. Collegerunt et digesserunt | Historia e Shqipërisë që nga periudha e hershme, e rendit të bashkësisë primitive, deri në periudhën e invazionit turk dhe rezistencës së shqiptarëve para Skënderbeut. | |||
Albania and her neighbours: By an Australian | Shqipëria dhe fqinjët e saj, sipas një australiani. | London | 1921 | 16 | |
Franz Babinger | Die Grundung von Elbasan | Një libër nga studiuesi i njohur gjerman Franz Babinger mbi rindërtimin e kalasë të qytetit Elbasan nga Sulltan Mehmeti II. | Gedruckt in der Reichsdruckerei | 1931 | 10 |
Baldacci, Antonio | I Romeni del Albania | Një libër mbi rumunët e Shqipërisë. | Roma | 156 | |
Baldacci, Antonio | Studi speciali albanesi/ | Studime speciale mbi Shqipërinë. Në 2 volume. Në libër autori trajton problemet historiko-politike të Shqipërisë si dhe ato ekonomike, minerale, zooteknike, etj. për periudhën pas viteve 1912. | Roma: Anonima Romana Edit | 1932-1933 | |
Baldassari, A. | La corona Albanese | Kurora shqiptare. Një libër mbi historinë e Shqipërisë në kohën e Princ Vidit. | Napoli: Tipog. Pontif | 1914 | 140 |
Boppe,A | L'Albanie et Napoleon (1797-1814) | Shqipëria dhe Napoleoni. Libri trajton historinë e Shqipërisë në periudhën e Napoleonit si dhe historinë e Francës. | Paris: Libr. Hachette et Co | 1914 | 276 |
Chekrezi, Constantine | Albania past and present: with two maps | Historia e Shqipërisë në të shkuarën dhe në kohën aktuale kur është shkruar libri. Bashkëngjitur me librin janë dy harta. Libri i dedikohet Miss. M. E. Durham princeshës së shqiptarëve dhe Mr. Harry Lamb, delegat i Komisionit Internacional i Kontrollit mbi Shqipërinë. | New York: The Macmillan Company | 1919 | 255 |
Conforti, G. | Il patriarcato Greco: (Memorandum sui diriti e sui confine dell'Albania). Voti degl' [Italo-Albanesi presso la Conferenza della Pace/ | Patriarkati grek. Memorandumi mbi të drejtat dhe kufijtë e Shqipërisë. Votat e Italo-shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris. | Napoli | 1919 | 35 |
Cordignano, F.; Valentini, G. | Saggi di un regesto storico dell'Albania | Studim i një përmbledhje historike mbi Shqipërinë. | Skutari | 1940 | 106 |
Corni, G. | Riflessi e visioni della Grande Guerra in Albania: (Diario di un ufficiale) | Refleksione dhe vizione të Luftës së Madhe në Shqipëri. | Milano: Alpes-Edit | 1928 | 251 |
Descamps | L'avenir de L'Albanie | Një libër mbi historinë e Shqipërisë pas shpalljes së Pavarsisë | Le Caire | 1913 | 28 |
Descamps | L'evolution de la neutralite et les problemes d'actualite qui s'y rattachent. La constitution internationale de l'Albanie | Një libër mbi historinë e Shqipërisë pas viteve 1912, ku paraqiten evolucioni, neutraliteti si dhe problemet aktuale të asaj kohe. | Le Caire | 1913 | 28 |
Dodani, Vissar | Memoriet e mija: kujtimet nga zhvillimet e para të rilindjes të Kombit Shqiptar në Bukuresht | Një libër mbi historinë e Shqipërisë për peridhën e Rilindjes Kombëtare. | Costanza: Albania | 1920 | 195 |
Dukagjin, B | L'Albanie indepedante et l'empire Khalifat ottaman | Shqipëria e pavarur dhe perandoria otomane e Khalifatit. | Paris: Perrinet Co. | 1920 | 83 |
Durham, Edith | The struggle for Scutari (Turk, Slav and Albanian) | Përpjekje për Shkodrën. Autorja dhe historiania angleze Edith Durham përshkruan historinë e Shqipërisë në kuadrin e historisë së Ballkanit. | London: E. Arnold | 1914 | 320 |
Schiro, G. | Gli albanesi e la questione balkanika | Shqiptarët dhe çëshjta ballkanike. Një libër mbi historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit i shkruar nga Zef Skiroi. | Napoli: Edit. F. Bideri | 1904 | 603 |
Shih dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Cankja, Drita; Hatellari, Manola; Grykshi, Kozeta (2012). Kontributi i intelektualit Lef Nosi në bibliotekën publike “Qemal Baholli”. Elbasan: Biblioteka publike "Qemal Baholli". fq. 4.