Jump to content

Bibliofobia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bibliophobia)
Qin Shi Huangdi, Perandori i parë kinez, i cili urdhëroi një shkatërrim të madh të librave nga frika e ideve dhe përmbajtjeve konfuciane të tyre.

Bibliofobia është frika ose urrejtja ndaj librave. [1] Një frikë e tillë shpesh lind nga frika e efektit që librat mund të kenë në shoqëri ose kulturë. [2] Bibliofobia mund të përkufizohet gjerësisht si frika nga librat, por gjithashtu i referohet frikës së leximit ose leximit me zë të lartë ose leximit në publik. Disa njerëz mund të kenë vetëm një pjesë të kësaj fobie, duke pasur frikë vetëm nga librat shkollorë, romanet e historisë ose librat me tregime të fëmijëve, në vend që të kenë frikë nga të gjithë librat. Bibliofobia është një shkak i zakonshëm i censurës dhe djegies së librave. Bibliofobia dhe bibliofilia janë fjalë me kuptime të kundërta ose antonime.

Njerëzit që vuajnë nga bibliofobia shpesh dridhen, djersiten ose qajnë kur duhet të lexojnë diçka. Ndodh që, disa nxënës ose studentë të kërkojnë një shumëllojshmëri mënyrash për të shmangur leximin me zë të lartë duke u ulur në stolin e fundit të klasës apo edhe duke lënë mënjanë krejt klasën. Ndonjëherë ata përpiqen t'i bindin të tjerët të lexojnë informacione të rëndësishme për ta në vend që ta lexojnë vetë. [3] [4] [2]

  1. ^ Oxford English Dictionary (në anglisht), 2014
  2. ^ a b Jackson, Holbrook (1932), The Fear of Books (në anglisht), Urbana: University of Illinois Press, fq. 2, ISBN 9780252070402, OCLC 47126699
  3. ^ Bibliophobia: Hatred of the book in the Middle Ages (në anglisht), 2001
  4. ^ "Bibliophobia and How to Overcome It". Verywell Mind (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2018.