Biblioteka e Prizrenit
Biblioteka e Prizrenit është një bibliotekë e qytetit dhe ndërkomunale që ndodhet në qytetin e Prizrenit.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Biblioteka aktuale e Prizrenit u themelua në vitin 1944 mirëpo veprimtaria bibliotekare në Prizren ka një histori mjaftë të gjatë. Në burimet historike përmendet Biblioteka e Suzi Prizrenit e themeluar në vitin 1513. Në verilindje të Xhamisë së tij Suzi Prizrenasi e ndërtoi një godinë, ku e vendosi kutubhanen/bibliotekën, shkrimoren (ku përshkruheshin e kopjoheshin veprat e ndryshme) dhe mektebin e tij, të cilat, së bashku me vakëfet e tjera të tij, i legalizoi në vitin 1513. Te tria këto institucione (shkolla, shkrimorja dhe biblioteka), të themeluara nga Suziu konsiderohen më të vjetrat në Kosovë. Objekti i kutubhanes ishte i vendosur në kat. Në përdhese gjendeshin tri kroje, po ashtu vakëfe të Suziut, që buronin nga pllaka të mëdha gurësh kristali, ku kishte vend edhe për pushimin e besimtarëve para dhe pas abdesit. Kati ishte i vendosur në transversale druri, që mbështetej në nëntrarëza dhe shtylla, po ashtu prej druri. Pullazi përmbi strehë ishte i mbuluar me rrasa guri. Në këtë mënyrë mbuloheshin edhe pullazet e shtëpive në Prizrenin e asaj kohe.[1] [2]