Jump to content

Bimët me farë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bimët me farë janë grupi më i madh i të gjitha bimëve. Sot njihen rreth 240 mijë lloje por pretendohen se ekzistojnë rreth 300 mijë lloje. Këtu bëjnë pjësë të gjitha bimët e rëndësishme që i përdor njeriu: drurët, pemët, perimet, drithërat dhe bimët mjeksore. Organet vegjetative të bimëve me farë janë: rrënja, kërcelli dhe gjethi. Në farë gjendet embrioni, ku në embrion themelohen këto tri organet e përmendura. Embrioni gjatë fillimit të mbirjes ushqehet nga indi ushqyes që quhet endosperm. Endosperma gjendet në farë. Dallimi i embrionit të bimëve me farë dhe fiernave është se bimët me farë kanë embrion bipolar(dy kone vegjetative:njërin kon të biskut dhe konin tjetër në pol të kundërt me rrënjen). Fara krijohet nga ovula e cila pjesë themelore e ka nucellusin.Në fillim bëhet (zhvillohet) gametofiti femëror, pasi të pllenohet qeliza vezë formohet embrioni. Mbështjellësi ovulës formon një cipë (shtresë të hollë) të farës, pastaj kjo ovulë shndërrohet në farë. Me anë të farës përhapen bimët. Tek bimët me farë kemi ndërrimin heteromorf (dy apo më shumë forma të bimëve) të gjeneracioneve. Gjeneracion shumë dominues (Dominant-shfaqet gjtihmonë në pamje) është sporofiti që fillon nga zigoti, embrioni dhe gjithë bima gjelbërt. Gjeneracioni gametofit është shumë i reduktuar (i fshehur) që zhvillohet brenda pjesëve të luleve. Gametofiti femëror zhvillohet brenda qeses embrionale, ndërsa gametofiti mashkullor zhvillohet brenda kokërrzave të polenit. Përveq ndërrimit të gjeneracioneve ekziston edhe ndërrimi i fazave qelizore: Haploide dhe Diploide. Haploide janë gametet (qelizat spermale, qesja embrionale, qeliza vezë), ndërsa faza diploide fillon me zigot, përfundon me qelizat amë të kokërrzave të polenit dhe qelizën amë të qeses embrionale. Tek bimët me farë ekziston grupi i bimëve me farë të zhveshur (gjimnosperme) dhe me farë të veshur (angjiosperme). Kjo ndarje përdoret sa më pak për shkak se brenda grupit të farëzhveshurave ekzistojnë dy grupe bimësh që dallojnë nga tipi gjetheve. Një grup i farëzhveshurave i takon nëndivizionit Koniferofitineve, grupi tjetër në Cikadofitine. Grupi i bimëve farëveshur që është grupi më i madh i bimëve me farë i takojnë nëndivizionit të Magnoliofitineve.