Birra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lloje birrash në shishe.

Birra është pija alkoolike më e vjetër dhe më e njohur në botë. Shiten më shumë se 133 miliardë litra birrë në vit. Prodhohet nga tharmëtimi i lëndëve me bazë nisështën, zakonisht përdoret elbi, megjithëse përdoren edhe rrënjët e kasavës (Manihot esculenta) në Afrikë, patatjaBrazil, dhe Agava (lloj kaktusi) në Meksikë.

Vetëm pijet e prodhuara në këtë mënyre konsiderohen birra të mirëfillta. Për shkak të përbërësve dhe ecurive të përdorura nga prodhuesit e birrës, birra mund të ndryshojë vetitë e saj në shije dhe ngjyrë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Në vitin 1926, në një muze të Londrës ruheshin dy pllaka të lashta, që fillimisht konsideroheshin se ishin shkruar 9 000 vjet më parë. Arkeologu Huber mbështeste teorinë se në këto pllaka përshkruhej mënyra e bluarjes së drithit emmer (Triticum dicoccon), dhe se ishte prova më e lashtë e prodhimit të birrës. Por më vonë, hetimet e kryera nga shkencëtarë të tjerë provuan se këto pllaka nuk ishin aq të vjetra sa i mbështeste Huberi.

Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6 000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë Sumerët (banorët e Shumer-it, në gjuhën egjiptiane Sangar, në bibël Shinar, nga vendasit ki-en-gir, nga ki = tokë, en = zot/ëri, gir = i ditur, i qytetëruar, d.m.th. "toka e zotërinjve të qytetëruar") janë populli i parë në botë, që mund të cilësohet "i qytetëruar", me gjuhën, fenë, kulturën dhe shkrimin e tyre në formë kunji. Ky lloj shkrimi duket t’i ketë paraprirë çdo lloj forme tjetër shkrimi, si dhe mendohet të jetë, të paktën 5 500-vjeçar. Po ashtu, feja dhe kultura e sumerëve ndikoi shumë te popujt fqinj, amoritanë dhe babilonas. Sumerët banonin në pjesën jugore të Mesopotamisë (sot Iraku i juglindjes), rreth viteve 4 000 p.K.

Sumerët e zbuluan rastësisht procesin e fermentimit, ndoshta nga një copë bukë që u lag dhe u harrua. Pas pak kohe ajo fillojë të fermentohet me ndihmën e disa baktereve të ajrit, duke u kthyer në një masë alkoolike. Sumerët ishim mjaft të zgjuar. Ata e kuptuan këtë proces dhe e kopjuan, duke u bërë kështu populli i parë në botë që prodhoi birrën, si ofertë për perënditë e tyre.

Fatkeqësisht, perandoria e sumerëve u shkatërrua në mijëvjeçarin e dytë p.K. Në atë kohë filloi të lulëzonte qytetërimi babilonas, i cili u bazua në atë të sumerëve. Kështu, edhe babilonasit e mësuan artin e prodhimit të birrës, duke arritur të krijojnë rreth 20 lloje të ndryshme të saj. Tetë lloje prodhoheshin nga drithi emmer, tetë lloje nga elbi dhe katër të tjera nga përzierja e drithërave të ndryshme. Birra e babilonasve ishte shumë e turbullt dhe e rëndë, megjithatë ata e eksportonin me mjaft sukses deri në Egjipt, i cili ndodhej rreth 1 000 km larg.

Mbreti i famshëm babilonas Hamurabi, ndërmjet ligjeve të tij kishte përfshirë edhe një ligj për konsumimin dhe përdorimin e birrës. Pllaka të lashta të asaj kohe na tregojnë se prodhimi i birrës bëhej vetëm në shtëpi dhe vetëm prej femrave. Historiani i lashtë grek Herodoti shkroi se edhe egjiptianët merreshin me industrinë e prodhimit të birrës. Shkalla e rëndësisë që kishte për ta birra duket në një pllakë të vjetër, ku shohim se egjiptianët e asaj kohe përdornin një simbol hieroglif të veçantë për personin që prodhonte birrën. Mjaft egjiptianë të kohës së sotme, të cilët jetojnë në buzë të lumit Nil, përdorin metodat e lashta për prodhimin e kësaj pije. Pas egjiptianëve filluan ta prodhojnë birrën edhe grekët dhe romakët e lashtë. Grekëve dhe romakëve u pëlqente birra, por megjithatë ndër ta mbizotëronte pikëpamja se vera ishte pija e hyjnive, ndërsa birra ishte pija e barbarëve. Romakët nuk e lejonin prodhimin e saj brenda në Romë, por vetëm në provincat e largëta të perandorisë. Së fundi, rreth vitit 800 edhe gjermanët e lashtë (teutonët) u interesuan për birrën. Zakonisht ata e prodhonin për t’ua ofruar perëndive të tyre, si një plotësues i ritualeve të sakrificave, por edhe për përdorim nga ata vetë.

Prodhimi[redakto | redakto tekstin burimor]

== Përbërësit e birrës janë :

  • 1. Uji (H2O) te cilin siç e dimë është përbëresi me sasinë me te madhe ne bime.
  • 2. Majaja e birrës, e cila përmban mikroorganizma qe shërbejnë sheqerin e maltes (lloje substance e mare nga elbi).
  • 3. Lupo është një bime barishtore 1-vjeçare nga e cila përftohet një lende e hidhur qe quhet lupuline si dhe vajrat etilik.
  • 4. Malto është një lloj substance e cila merret nga elbi. Fazat e prodhimit te maltes janë :
    • a) njohja e ebit
    • b) temperimi
    • c) mbirja
    • d) tharja

Si fillim merret fara e elbit, njomet me ujë dhe pastaj ne kushte te përshtatshme temperature arrihet qe te behet mbirja e saj. Pas mbirjes dhe zhvillimit ne fazën e pjekjes ajo thahet nga ku merret embrioni i farës dhe i nënshtrohet një sere proceseve te tjera produkt i se cilës del një lende qe quhet malte. Pikërisht kjo malte qe përftohet trajtohet me ujë dhe njëkohësisht zihet. Pas zierjes hedhim ne lenden e përftuar lopon dhe majën e birrës e cila e cila bën te mundur fermentimin e kësaj lende. Lenda qe përftohet pas këtij fermentimi është pikërisht birra. Ajo zihet ne një temperaturë qe vajon nga 60-70 °C me qellim qe lëngu te mos prishet dhe njëkohësisht te çaktivizohen gjithë enzimat te cila janë te dëmshme për trupin e njeriut

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Birrat nga Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasojat shëndetësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Pija ne një kohe te gjate e birrës ndikon ne varsine e personit ne alkoolizëm, si dhe ndikime negative ne shëndet si mbipesha etj.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]