Bllacë (Bulqizë)
Appearance
41°34′32″N 20°21′00″E / 41.5755°N 20.3501°E
Bllaca |
---|
Bllaca është një fshat në komunën Shupenzë në rrethin e Bulqizës të Shqipërisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Bllacë gjendet në koordinata gjeografike 41° 34’’ 19´ V dhe 20° 21’’ 27´ L, në lartësinë 867 m. mbi nivelin e detit.
- Më 1467, fshati (Blaçe) përfshihej në Vilajetin e Dibrës së Sipërme,1 dhe kishte 13 hane të krishtera.
- Më 1839, krej’plak i fshatit përmendet Metë Ali Nimani.
- Më 1900, (Блаце) përfshihej në nahijen Gryka e Vogël (Грика Воглъ) dhe kishte 480 banorë, të gjithë shqiptarë myslimanë.4
- Më 1903 fshati kishte 30 shtëpi, të gjitha myslimane.
- Më 1910, në Teqenë e Bllacës u hap shkolla shqipe, e para në Grykë të Vogël. Mësimi jepej nga dervish Jahja nga shehri i Di - brës. Nga Bllaca kishte 8 nxënës, nga Kovashica 5, nga Gjurasi 3 si dhe nga Zogjet e Homeshi. Shkolla u mbyll me fillimin e Luf - tës Ballkanike.
- Më 1913, i gjithë fshati u plaçkit dhe u dogj nga forcat serbe. Banorët u therrën pa shkak si dhe u rrëmbyen 250 krerë dele, 37 gjedhë e 28 kuaj.
- Më 1916, me përpjekjet e atdhetarëve Jashar Zeneli e Sahit Tasha, në fshat u hap sërish shkolla shqipe. Mësimi jepej nga baba Isufi në Teqenë e Bllacës.
- Më 1920 ushtarët serbë dogjën 9 shtëpi, rrëmbyen 4 kuaj, 7 gjedhë, 150 kokë bagëti dhe 6 500 kg. drith.
- Më 1927, përfshihej në Krahinarinë Homesh dhe kishte 64 shtëpi banorë me 448 banorë, të gjithë myslimanë. Teqeja e Bllacës u themelua nga Jusuf Baba. Më 1860, teqeja u dogj nga myslimanët sunitë të Dibrës. Kësaj teqeje i ka shërbyer fisi Tasha.
- Më 1945, u hap shkolla e fshatit me mësues Adem Sharofi.
Banohej nga fiset Skarra (vendas), Alimani (fis Troci nga Reçi), Jella, Krosi, Leka, Tasha, Lleshi, Martini, Muha, etj..
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Shupenzë |
---|
Shupenzë · Bllacë · Boçovë · Gjuras · Homesh · Kovashicë · Mazhicë · Okshatinë · Shtushaj · Topojan · Vlashaj · Zogjaj |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Kategoritë:
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Bulqizës
- Vendbanime në Shqipëri