Jump to content

Njësia administrative Shupenzë

Coordinates: 41°19′N 20°15′E / 41.32°N 20.25°E / 41.32; 20.25
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Shupenzë)

41°19′N 20°15′E / 41.32°N 20.25°E / 41.32; 20.25

Njësia administrative Shupenzë

Komuna Shupenzë ose Shupenza është një komunëRrethin e BulqizësShqipëri.


Fshati Shupenzë gjendet në koordinata gjeografike 41° 31” 48’ V dhe 20° 25” 25’ L, në lartësinë 513 m. mbi nivelin e detit.

Shupenza është qendra e Komunës dhe përfshin fshatrat e Grykës së Vogël, e cila përmendet për herë të parë më 1272, pronë e fisnikut arbër sevast Pal Gropa.[1]

Më 1467, fshatrat e Grykës së Vogël bënin pjesë në Vilajetin e Dibrës së Sipërme si Topojani (Topoliani) 19 hane, Okshatina (Ohshatina) 15, Homeshi (Homish) 14 hane, Kovashica (Kovaçiça) 24, Boçeva (Boçiva) 6, Shupenza (Shipançi) 3, Stushaj (Sushani) 9 dhe Bllaca (Blaçe) 13) dhe disa të tjerë në vilajetin e Gollobordës Çerenec (Ciranci) 14 hane, Gjoricë (Koriça) 2, Viçisht (Viçishta) 4 dhe Golovisht (Kolovishta) me 5 hane.[2] Numri i pakët i banorëve ishte rrjedhojë e luftrave që ky popull kishte zhvilluar për 25 vjetë kundër pushtuesve osmanë.

Gjatë shek. XVIII – XIX, Gryka e Vogël ruajti vetëqeverisjen e saj si një ndër Malet e Dibrës. Më 1872, forcat ushtarake osmane të drejtuara nga Demir pasha dhe Osman aga sulmuan Grykën e Vogël. Malësorët organizuan qëndresën në Zogje, në kullën e Lam Dacit. Në ndihmë të tij shkuan dhe malësorët e Luznisë.[3] Më 1878, Gryka e Vogël kishte 4 429 banorë myslimanë.[4]

Më 1903, Mali i Grykës së Vogël kishte 16 fshatra me 600 shtëpi. Po aq frymë shkonin në luftë.[5]

Më 1916, gjatë pushtimit austro – hungarez, Katundet e Epra (Gjuras, Bllacë, Zogje, Kovashicë, Stushën, Mazhicë e Topojan) me qendër në Zogje kishin 1 686 banorë, kurse fshatrat e Fushës (Okshatinë, Boçevë, Vlashe, Shupenzë, Çerenec, Gjoricë, Viçisht dhe Golevisht) me qendër Homeshin kishin 2 773 banorë.[6] Më 1927, Gryka e Vogël u përfshi në nënprefekturën e Peshkopisë me 17 fshatra, 1 035 shtëpi dhe 6 672 banorë, të gjithë myslimanë.[7]

  1. ^ H. Inalçik, Les regious de Kruja et de la Dibra autour de 1467 (d’apres les documents ottomans). ] Studia albanica, Nr. 2, 1968, f. 96
  2. ^ Ali Hoxha, Defteri emëror, i vilajetit të Dibrës i vitit 1467 dhe disa mendime rreth vlerës së tij historike. ] Dibra dhe dibranët, I, “Migjeni“ Shkodër, Peshkopi 1981, f. 64 – 71
  3. ^
    Demir pasha moj divane:
    “Ku i çon topat n’ato male?”
    “T’i ma Lami me shishane.
    Demir pasha po shkon Gjumës,
    ia shef Lamit çatin’e kullës.
    Pyet pasha : “Kush asht n’at kullë?”
    “Asht Lam Daci me do cull.
    Me do cull me do gjem t’ri.
    Thoni pashës : Mir se t’vijë!
    Nuk jan’ cullë po jan luznak,
    Dibra pushkën ka zanat.” 
    

    H. Kolgjegja, Folklor nga Dibra, 7, Tiranë 1990, nr. 22, f. 51 – 52

  4. ^ Sipas këtij autori, Mali i Grykës së Vogël ndahej në Bajrakun e Zogajve me 1 656 banorë dhe Bajrakun e Homeshit me 2 773 banorë, të gjithë myslimanë. - F. Seiner, Ergebnisse karte .., 111. ] P. Bartl, Myslimanët shqiptarë .., vep. e cit., f 81
  5. ^ S. Jastrebov, Ptuvije zapiski, Srpska Kralevska Akademija: “Spomenik”, XLI, 36, Beograd, Drzhavna shtamparija kralevine Srbije, 1904, f. 120 – 143, 221 – 225
  6. ^ Seiner, vep. e cit., p. 109 – 112 ] P. Bartl, Myslimanët .., vep. e cit., f. 80 – 81
  7. ^ Teki Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928