Njësia administrative Macukull

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Macukull)
Shko te: navigacion, kërko
Njësia administrative Macukull
Administrimi
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Dibrës
Rrethi Rrethi i Matit
Të dhënat bazë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)


Njësia administrative Macukull është një komunëRrethin e MatitShqipëri.[1]


Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Stampa:Njësia administrative Macukull

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte nje Komune malore. Ne perberje te saj hyjne fshatrat Macukull, Shelli, Shqefen dhe Vig. Fshati Macukull, eshte qendra e komunes, nga i cili komuna ka marre emrin, eshte fshati me i madh i saj dhe ndodhet 860 m mbi nivelin e detit. Fshatrat e tjere perberes te saj kane shtrirje relativisht me te ulet mbi nivelin e detit deri 352 m ne fshatin Shqefen. Distanca me e afert e komunes me qytetin e Burrelit, eshte 20 km respektivisht ne fshatrat Shelli e Shqefen dhe me e largeta ne Macukull qender me 43 km. Komuna e Macukullit kufizohet ne veri me fshatin Gjoçaj (komuna Derjan), ne jug me Komunen Lis dhe ne perendim me Komunen Derjan. Ne pjesen lindore Mali i Dejes (2246 m) e ndan komunen Macukull nga fshatrat e komunes Lure (Diber). Mali i Dejes eshte pika me e larte e kesaj komune dhe e gjithe Matit njekohesisht. Maja me e larte e malit te Dejes eshte 2246 m. Nga pikpamja fiziko-gjeografike Macukulli ben pjese ne pllajen karstike te Macukull-Valmores. Peisazhi i saj gjeografik, eshte thellesisht karstik dhe dominohet fuqishem nga aktiviteti i karstit, i cili i jep kesaj zone nje reliev karakteristik te crregullt pa mungese te rrjedhjeve siperfaqsore, me shpella te shumta hone, gryka, hendeqe. Fushat jane te pakta dhe me siperfaqe relativisht te vogel. Tokat kane profil te ceket dhe jane te perbera kryesisht prej (terra rosa). Klima e kesaj zone eshte mjaft e ashper, me dimra te ftohte dhe te gjate dhe vera te thata dhe te shkurtra, tipare karakteristike keto te nje klime kontinentale. Kjo lidhet nder te tjera dhe me lartesine e madhe mbi nivelin e detit. Bimesia eshte e shumellojshme. Ajo fillon nga dushqet, pyjet e perzier, ahishtet (me nje shtrirje me te madhe dhe shume pak te demtuara) haloret megjithese te rralle, dhe kullotat alpine. Bota shtazore eshte e pasur dhe e shumllojshme. Ne malin e Dejes gjendet ariu i murrme, ujku, dhelpra lepuri etj. Deri ne vitet 70, ne lartesite e shpateve lindore, eshte pare rregullisht dhia e eger alpine qe sot haset me shpesh ne malet e Sharrit. Nga gjuetia mendohet te jete zhdukur ne 10 vjecaret e fundit. Aktiviteti kryesor ekonomik i banoreve te kesaj zone, ka qene dhe mbetet blegtoria. Kjo eshte e shpjegueshme dhe lidhet ngushte karakteristikat gjeografike te zones. Siperfaqja e vogel e tokes dhe mungesa e ujit e bejne bujqesine nje aktivitet me ndikim te paket ne jeten e banoreve. Komuna e Macukullit nuk eshte e njohur te pakten deri tani per burime mineralesh. Aktiviteti turistik, megjithe mundesite e shumta qe ofron kjo zone, eshte pothuajse inekzistent. Oferta turistike e kesaj komune eshte madhe qofte ne aspektin historiko kulturor, qofte edhe ne ate te peisazhit gjeografik qe ofron. Kjo zone eshte e lidhur shume me historine e Kastrioteve. Germadhat e kalase se Varoshit (Stelushit), vendodhjes se vendit ku per here te pare eshte shkruajtur gjuha shqipe etj do ishin nje atraksion turistik me interes te madh qe te tjeret do i kishin zili. Nje promovim me i mire ne te ardhmen ndoshta do ta rriste interesin per vizitore. Banesat tipike kulla aq te shumta ne keto ane jane jo pa interes nqs nuk do liheshin te rrenoheshin dhe me projekte te pershtateshin (per hane psh) sic jane bere ne vende te tjera. Shpellat e shumta karstike per jo pak turiste vendas dhe europiane do te ishin nje bote me interes te madh per tu eksploruar , si per studiues dhe per amatore.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga pikpamja historike Macukulli eshte i lidhur me ngjarje te rendesishme te historise tone kombetare. Me Macukullin lidhet historia e formules se pagezimit e cila eshte dokumenti i pare i shqipes se shkruar e shkruar prej peshkopit Pal Engjelli. Sipas studiuesit Dilaver Kurti vendodhja e kishes se Shen Trinise e cilesuar ne dokument ndodhet ne Macukull pikerisht ne lagjen Dasnjane ku ndodhen dhe rrenojat e saj. Pak me tutje ndodhet kalaja e Skenderbeut (stelushit) mbi gryke te varoshit dhe sipas studimeve dhe gojedhenave popullore ngjitur me kalane ishte nje qender madhe mjaft e zhvilluar urbane mesjetare ne te cilen Kastriotet kishin seline e tyre. Shume burime historike te besueshme lidhin vendlindjen e Skenderbeut pikerisht me kete zone. Ne fshatin Shqefen ndodhet nje fis me mbiemrin kastrioti dhe nje varr qe ne popull njihet me emrin "varri i Vojsaves" (Dilaver Kurti). Studime te metejshme do hedhin drite mbi keto fakte qe per banoret e kesaj zone jane me mjaft interes per historine dhe te kaluaren e paraardhesve te tyre. Deri ne fillim te shekullit te 18 popullsia vazhdonte te ishte kristiane e ritit latin, megjithese besimi ne popull kishte degraduar nga mungesa e vazhdueshe e klerit gje qe beri qe pas viteve 1700 popullsia gradualisht te islamizohej. Kjo ndodhi me vone se ne gjithe zonat e tjera te Matit. Me Macukullin lidhet edhe nje ngjarje tjeter e rendesishme. Macukulli bashke me matjane te tjere ju beri balle hordhive serbe ne betejen e shkalles se deshve duke ju shkaktuar deme te shumta dhe perzene perfundimisht nga keto zona. Si pak zona te tjera ne Shqiperi, Macukulli ka bere nje rezistence heroike ndaj komunisteve me ne krye Bilal Kolen dhe vetëm pas disa betejava te ashpra forcat e Shefqet Pecit arrtiten me ne fund ta shtinin ne dore Macukullin. Komunistet ushtruan një terror te papare me vrasje torturime djegia shtëpish etj. Macukulli është nder fshatrat qe me se shumti ka vuajtur regjimin komunist dhe ka një numër te madh te vrarësh e burgosurish ne atë regjim.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna Macukull e përbëre nga pese fshatra, nga 4870 banore është reduktuar shume me lëvizjet demografike te pas vitit '1990 duke qene tani me 2130 banore. Aktualisht ka një ndalese te banorëve për tu larguar nga vendi, për te thëne se ka nga ata te ikur qe kane filluar edhe investime ne ish trojet e tyre për te pasur mundësi kthimi për pushim apo banim veror.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia e kësaj komune është drejtuar nga blegtoria. Kushtet e pafavorshme klimatike ne disa zona dhe mungesa e ujit vadites ne disa te tjera, nuk ka dhëne rezultate pozitive ne bujqësi. Banoret jetojnë me te ardhura nga emigrantet apo te ardhura te pakta nga ekonomitë e tyre blegtorale e bujqësore.


Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]