Branko Manoillovski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Branko Manojlovski.JPG

Branko Manoillovski (maqedonisht: Бранко Маноиловски ; i lindur më 2.8.1941, në Kiçinicë, Rekë e Epërme) është një politikan shqiptar nga Maqedonia. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Branko Manoillovski kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.[1]. Ai është deklarua publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptar ortodoks dhe jo maqedonas.[2]

Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Branko Manoillovski". sobranie.mk. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Marrë më 23 qershor 2017. 
  2. ^ Gazeta Tema: Rrëfimi i Branko Manojlovskit. Shqiptari ortodoks nga Bellçica e Rekës së Epërme, në rajonin ndërmjet Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës.