Jump to content

Burgu i Qafë Barit

Coordinates: 42°01′45″N 20°08′02″E / 42.02917°N 20.13389°E / 42.02917; 20.13389
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Burgu i Qafë Barit
Burgu i Qafë Barit is located in Earth
Burgu i Qafë Barit (Earth)
Koordinatat: 42°01′45″N 20°08′02″E / 42.02917°N 20.13389°E / 42.02917; 20.13389

Burgu i Qafë Barit ka qenë një burg i sigurisë së lartë gjatë diktaturës komuniste shqiptare, ku Partia Komuniste dërgonte, si në shumë burgje të tjera të ngritura në atë kohë, të burgosurit politikë.

Pasi miniera e Spaçit ishte konsoliduar si përvojë pune, një tjetë minierë do hapej për shfrytëzimin e mineralit jo shumë larg Spaçit. Miniera ishte përzgjedhur në Qafë-Bari të Pukës dhe qëllimi kryesor do të ishte nxjerrja e bakrit nga një fuqi punëtore prej 250-300 punëtorësh.

Me 4 qershor 1982, Këshilli i Ministrave mori vendimin nr. 139, për hapjen e repartit 311 Qafë-Bari. Sipas planit të miratuar më 10.7.1982 mbaroi kantieri ndërsa më 25.7.1982 përfundoi rrethimi. Qafë-Bari u bë një prej kampeve më të tmerrshëm të komunizmit, i ngritur për të shfrytëzuar punën e të burgosurve politikë për të sjellë fitime të leverdishme për regjimin e atëhershëm.[1]

Revolta e Qafë Barit ishte një nga ngjarjet historike që shënjoi ekzistencën e këtij burgu. Revolta nisi si një protestë kundër kushteve të vështira të jetesës në burg, dhe u kthye në një akt të mirëfilltë rezistence kundër regjimit komunist në Shqipëri. Revolta ndodhi më 22 Maj 1984.[2]

Dhuna, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, mungesa e ushqimit dhe torturat psikologjike dhe fizike sollën revoltën e të burgosurve politikë. Por revolta nuk synonte vetëm zgjidhjen e kushteve të jetesës në burg, ajo ishte një qëndresë kundër regjimit, pasi të burgosurit morën kontrollin e plotë të burgut dhe bënë thirrjet e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike. Regjimi nuk kishte ndërmënd të negocionte me ta dhe kjo solli edhe shtypjen me dhunë të revoltës.[3]

Shënime dhe referenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Burgu i Qafë Barit". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2021. Marrë më 2022-09-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ "22 maj 1984, revolta e Qafë Barit". Albanian Post. 2021-05-22. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2022. Marrë më 2022-09-09.
  3. ^ "Revolta e Qafë Barit – Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit". Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2022. Marrë më 2022-09-09.