Memoriali Postbllok
Memoriali "Postbllok" është një vepër e ndërtuar nga ish i dënuari politik dhe intelektuali Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi[1].
Postbllok është një vepër monumentale me qëllim kujtimn dhe mosharresën e krimeve dhe vuajtjeve të shkakatuara nga diktatura komuniste në Shqipëri[2]. Instalacioni Postbllok, u inaugurua më 26 Mars 2013 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë[2].
Vendodhja e Memorialit Postbllok
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Instalacioni Postbllok është vendosur pranë shtatores së Ismail Qemalit, në afërsi të vilave të ish-Bllokut komunist, në lulishten në të djathtë të ish-vilës së Mehmet Shehut[2].
Përbërja dhe Simbolika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumenti Postbllok përbëhet nga tre objekte të ndryshme[3]. Nga disa shtyllë betoni të marra nga Burgu i Spaçit i njohur si "Auzhvici" shqiptar[3], ku vetë Fatos Lubonja kaloi një pjesë të jetës së vet si i dënuar politik. Shtyllat e betonit që shërbenin si përforcim në galeritë e Spaçit, ku punonin të burgosurit, janë të renditura njëra pas tjetrës.
Objekti i dytë është një bunker, që është simboli i vërtetë i diktaturës komuniste shiptare.
Objekti i fundit është një copë nga Muri i Berlinit. Copa nga Muri i Berlinit simbolizon izolimin shiptar nga pjesa tjetër e botës. Copa e murit është dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës [1][2][3].
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime dhe Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b U përurua dje memoriali me simbolet e diktaturës “Postbllok” konceptuar nga Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja
- ^ a b c d "Tiranë, promovohet "Postbllok", vepra kundër sundimit totalitar". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2013. Marrë më 31 mars 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Memoriali "Post- Bllok" nëpërmjet fotove!". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2013. Marrë më 31 mars 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)