Ardian Isufi
Ardian Isufi i lindur më 1973 në Tiranë dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës në vitin 1995 në Atelienë e Grafikës. Që nga viti 1996 jep mësim si Profesor i Asocuar në atelienë e Grafikës. Prof.Asoc. Ardian Isufi 2016-2020 ka qënë Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve - Tiranë.
Artist ka një karierrë të gjatë ne skenën e artit pamor, kritikës, organizimit te aktiviteteve artistike dhe kurimit te ekspozitave. Si artist ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, ne vende të ndryshme si në Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë, Shtetet e Bashkuara etj, ku mes të tjerash mund të veçohen; Bienalja e Tiranes 2009, artist i ftuar nga Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Arkitektures në Venecia më 2018, pjesmarrës dhe fitues i çmimit të tretë në vitin 2005 dhe atë të dytë në vitin 1996 në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri”, etj. Si kurator dhe kritik arti veprimtaria e tij është shumë e gjërë, artisti përfaqëson më së miri brezin e artistëve dhe intelektualueve shqiptarë të impenjuar dhe aktivë në të gjithë spektrin e veprimit publik. Në punën e tij, Ardian Isufi ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun shqiptar, si artist apo kurator, duke tentuar përherë ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore dhe globale.[1]
Biografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Tiranë, 1973. Është diplomuar në Atelienë Grafike, Akademia e Arteve, Tiranë, në vitin 1995. Gjatë periudhës 2002-2005, realizon ekspozitat personale më thelbësore në Galerinë Kombëtare të Arteve - Tiranë, si “Ndjenja Njerëzore”. cikli i “Fragmenteve”, “Fjalori i Gjelbër” dhe “Gjurmë njerëzore”, që konsistojnë në dridhjet artistike në raport me trupin e njeriut (individin) të rrethuar nga realiteti absurd, ku reflektimet artistike vazhdojnë të theksojnë dhe përfaqësojnë presion mbi individin në një atmosferë të ndërlikuar nga një perspektivë sociale dhe socio-ekologjike. Këto aktivitete dhe vepra artikulojnë dhe komunikojnë rutinën e përditshme të medias, shenjat urbane që ose dita-ditës rregullojnë apo përcaktojnë kufijtë, shndërrohen në situata analitike, një metamorfozë e individit përmes dilemave psiko-fizike të shfaqura që rrjedhin nga paaftësia, e cila ka të pushtuara mbi shoqërinë tonë. Këto vështirësi njerëzore, për të dokumentuar dhe ndryshuar atmosferën e pasiguruar, të paqëndrueshme, që është prezente, ngrihen në teknika të përziera në telajo, montime dhe instalime që pasqyrojnë qartë thellësinë artistike në situata dy dhe tre dimensionale.[2]
2010 Teatri i Hijeve “Umbrarum Theatrum”, Ekspozita Solo në Galerinë FAP – Akademia e Arteve – Tiranë dhe në Galerinë Zeta, kurator Edi Muka: Nuk janë hijet në shpellën e Platonit. Nuk është as ndonjë teatër hijesh kukullash nga diku në Lindjen e Largët. Janë më tepër vetë Hijet, Hijet tona, ato nga të cilat ne jemi të pandarë. Ata shkojnë kudo ku shkojmë ne. Na ndjekin në heshtje, me kokëfortësi. Në çdo çast kthejmë kokën dhe shikojmë mbi supe ata janë aty, bartës të ndërgjegjes sonë, dëshmitarë të heshtur të veprave tona. Ne përpiqemi shumë të largohemi prej tyre, por nuk ia dalim kurrë. Ata janë ende aty, të poshtëruar, por sfidues, sikur duan të na tregojnë pafuqinë tonë përballë historisë. Por mbi të gjitha, ata janë aty për të na treguar se po bëjmë të njëjtat gabime, përsëri, si në një shfaqje teatrale që po riprodhohet pa të ndalur...
Pjesëmarrës i shumë aktiviteteve artistike kombëtare dhe ndërkombëtare si në Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë etj. ku është domethënëse për t'u vënë re Expo “Good Morning, Balkan” me pjesëmarrjen e artistit austriak Hermann Nitsch. Për më tepër, është fituesja e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri”, 1996, dhe në vitin 2005 fiton vendin e tretë të konkursit.[1]
Ekspozita e parë e verifikuar e Ardian Isufit ishte "Nuk ka vend si shtëpia" në Galleria Contemporaneo në Venecia në vitin 2007, dhe ekspozita më e fundit ishte "Të veprosh si të vdekshëm..." në Galerinë 70 në Tiranë në 2021, ku edhe ndryshoi gjat vitit 2022 ku në Kosovë në Galerinë e Arteve - Prishtinë Ardian Isufi u paraqit me "Komploti i Tiranës" Ardian Isufi ekspozohet më shpesh në Shqipëri, por ka pasur edhe ekspozita në Itali, Hungari e gjetkë.
Isufi ka të paktën 3 shfaqje solo dhe 6 shfaqje në grup gjatë 14 viteve të fundit. Isufi ka qenë edhe në jo më pak se një panair arti dhe në një bienale. Një shfaqje e dukshme ishte "Balena" që ishte një nëndetëse.
Pozicione bashkëkohore nga Shqipëria dhe Kosova në "Muzeun Ludwig - Muzeu i Artit Bashkëkohor - Budapest" në Budapest në 2016. Shfaqje të tjera të dukshme ishin në Bienalen e Tiranës në Tiranë dhe ZAC - Zisa Zona Arti Contemporanee në Palermo. Ardian Isufi është ekspozuar me Dritan Hyskën dhe Alban Hajdinaj. Ardian Isufi renditet ndër 100,000 më të mirët në botë. Renditja më e mirë e Isufit ishte në vitin 2017, me ndryshimin më dramatik në vitin 2016.[3]
Ekspozita / Shfaqje të përzgjedhura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Umbrarum Theatrum” (Teatri i Hijeve) - vjen përgjate vitit 2010 me dy prezantime: në Galerinë FAP dhe në Galerinë ZETA në Tiranë, paraqitje kjo ku rrëfen artistikisht copëza historiku dhe identiteti që reflektojnë mbi periudha dhe ngjarje si metafora e “monumentit” fantazmagorik të mitit që përfaqëson në periudhën e diktaturës “njeriun e ri?!”. “Vdekja e Artistit”, performanca e realizuar në ekspo “Mjedis” - Galeria e Vogël merr shkas nga kjo pikënisje pikëpyetjesh mbi artin dhe sistemin e tij me anë të një xhesti simbolik të mbytjes të vetë artistit.
- " O.P. (Objekt i Paidentifikueshëm)"2012 - është projekti artistik që ky artist paraqet në Galerinë Promenade, Vlorë. Oxhak fabrike & Minare xhamie: vepra flet per “tranzicionin e besimit”, që në këtë rast shpjegohet nga ky objekt “Artifakt” si kolazh historie, politike dhe feje për të diskutuar artistikisht problemet e integrimit të kulturave, religjoneve, të lirive e të drejtave të individit, etj. Gjithashtu ka realizuar Solo-Show “Pa Titull në Kohë” për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë në Galerinë FAB, Universiteti i Arteve - Tiranë.
- " Postbllok " - Memorial i Diktaturës Komuniste - Veper publike instalacion - Bashkeautor me Fatos Lubonja
- " Antihomazh " Solo-show, 2015 - Instalacion me masken e vdekjes të diktatorit Enver Hoxha, Muzeu Historik Kombetar - Tirana / Shqiperi.
- " Flower Power" - Solo-show, 2018 - Galeria FAB, Universiteti i Arteve, Tirane, Shqiperi.
- " Komploti i Tiranës " - Solo - show, 2022 - Galeria e Kosovës, Prishtinë, Kosovë - Kuratorë: Gaetano Centrone, Vladimir Myrtezai - Grosha / Elton Koritari
- " Balena " - Shfaqje - show,
- " Nuk ka vend si shtëpia" - Solo - show, 2007 - Galleria Contemporaneo, Venedik, Itali
- " Të veprosh si të vdekësh " - Solo - show, 2021 - Galeria 70, Tiranë
Ekspozitë e fundit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komploti i Tiranës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Komploti i Tiranës tregon se të bërit art sot shte thellësisht dhe vendosshmërisht i kushtëzuar nga tregu; në vetvete ky i fundit eshtë i monopolizuar nga tregtarët-koleksionistë të cilët ndikojnë direkt në të duke shkaktuar nië rreth vicioz i cili vendos se kush mund të jetë artist dhe kush jo. Marcelo Gavotta & Olivier Kamping në Komplotin e Tiranës i kthejnë strategjitë e tregut në regulla (kanone) estetike, duke dëshmuar se në botën e sotme të artit këto të fundit janë pothuajse asgie, nuk ekzistojnë, ashtu si katër artistët fantazëm të propozuar për Bienalen e parë të Tiranës. Ne njëfarë kuptimi, Komploti i Tiranës tregon glithashtu se të bërit art sot kushtëzohet nga rrjetëzimi (networking), e nënkuptuar si aftesi për të krijuar marrëdhënie të cilat mbajnë gjalle keto strategji tregu të përshkruara më sipër dhe që si rrjedhoje krijojnë mekanizma që dekretojnë njerëz të caktuar si artistë.." - Tatiana Bazzichelli - "Arti l Rrjetëzimit". Katër kartolinat e ekspozuara nga Ardian Isufi të Komplotit të Tiranës jane ri-kontekstualizim i katër kartolinave reale të shpërndara në qindra kopje: si ftesa për atë event të rendësishëm të artit pamor shqiptar, i cili lindi si Bienalja e parë shqiptare (Tirana Biennale 1) dhe që gjërësisht sot në botën e artit njihet si një ndër mashtrimet më të mëdha dhe talljet më të fuqishme publike me sistemin e artit bashkëkohor.
Në nje prej kartolinave, Osama Bin Laden i armatosur buzëqesh thuajse në mënyrë naive me kallashnikov në dorë dhe është vështire të besohet se nga Tirana e vogël ballkanase, kartolina të tilla niseshin si ftesa për Bienalen e parë të kryeqytetit shqiptar në të njejten kohë që fatalisht në kohë reale ndarja e ftesave të tilla perputhej me tragjedinë po aq reale të 11 shtatorit 2001, pikërisht sepse Tirana Biennale hapi dyert për publikun me 14 shtator, 3 ditë mbas tragjedisë së perbotshme në Nju Jork.
Tashmë në një distancë prej dy dekadash, disa hetimesh (të prokurorisë dhe shërbimeve sekrete), disa giygesh, dhjetëra artikujsh, disa botimesh, librash dhe madje dokumentarësh, është pak a shumë e qartë se cfarë ka ndodhur. Cfarë ka ndodhur është se banalisht dikush krijoi nijë identitet fals në formë të një emaili (jemi në fillimet e internetit) në emër të artistit italian Oliviero Toscani, e me pas këta persona lidhin nje korrespondencë të vazhdueshme me Giancarlo Politi-n, botues, kurator dhe person kyç në skenën e artit europian. Kështu, me dorëzanien e Politit, asokohe drejtor artistik i bienales, organizatorët e mashtrimit arrijnë të venë në lojë përveq tij dhe revistës Flash Art edhe personazhe të tjerë si Edi Rama, Kryetar i Bashkisë se Tiranës (iniciator dhe promotor i eventit), Gëzim Qëndro, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Edi Muka, kurator i ekspozitave të Tirana Biennale (dhe i edicioneve pasardhëse) e kështu me radhe. Giancarlo Politi, si drejtor artistik i Tirana Biennale 1, propozon një Oliviero Toscani (fals) si kurator të një seksioni të Bienales, e më tej edhe si autor të imazhit grafik të vetë Bienales. Le ti marrim me radhë, duke filluar nga katër artistët (fals) të propozuar nga Oliviero Toscani (fals), të ekspozuar në Galerine Kombëtare të Artit në Tiranë e asnjëherë të hequr prej mureve të saj edhe kur mashtrimi - që në ditët e para te bienales - u zbulua nga Oliviero Toscani i vërtetë. I pari, Dimitri Bioy, nje artist me origjinë bullgare por që jeton në Miami, i vetëdeklaruar dhe i skeduar si pedofil (herë pas herë në kërkim nga policia amerikane - gjithnjë sipas Oliviero Toscanit fals), i cili udhëton nga nje hotel në tjetrin duke bërë video amatore hardcore me minorene, Tirana Biennale ekspozoi një seri fotografish të këtyre vajzave adoleshente nudo. Artisti i dytë, Carmelo Gavotta, vjen nga provinca italiane (në jetën e përditshme gazetashitës ne Milano) dhe realizon në shtëpinë e tij video pornografike hardcore, ekspozuar edhe ato në Tirana Biennale, thuj se në një formë avantgardë e parardhëse e Pornhub apo YouPorn.
Nje artiste nigeriane e quajtur Bola Ecua, është artistja e tretë, e cila ekspozon dënimet publike me vdekje dhe tmerret e kontinentit afrikan. Ajo është nje farë aktivisteje e cila lufton për të drejtat e njeriut në vendin e saj dhe ne Tirana Biennale 2001 e bën këtë gje banalisht përmes imazhesh të printuara me fotokopje. Artisti i fundit është perla e katërshes fantastike: behet fjalë për fondamentalistin islam Hamid Piccardo, një farë zëdhënësi apo ministri i kulturës i organizates famëkeqe terroriste islame, i vlerësuar artistikisht nga vetë Bin Laden dhe e glithe al-Kaida. Ky, na sjell në bienale disa prej aksioneve terroriste të kësaj organizate famëkege. Qershia mbi tortë e kësaj historie shtë poster i vetë bienales, një tjetër propozim i Toscanit (fals), përzgjedhur nga Politi si një ndër ekspertët më të mirë në botë të komunikimit, ku ai propozon në një lojë me identitetet kombëtare dhe në një territor ku ato janë akoma tabu e rrezikshme (kishin kaluar vetëm 2 vite nga drama e Luftës së Kosovës), shqiponjën dykrenare te flamurit kombëtar shqiptar, simbol i Shqipërisë, të transformuar në nje imazh të një shpendi grotesk të zhveshur nga mistika e gë në banalitetin e til plotëson makthin e këtij absurditeti.
Kështu, të glithë kanë arritur diçka në këtë histori dhe i vetmi protagonist i mbetur jashtë loje, i përdhunuar, i tallur dhe i përdorur është vetë publiku shqiptar. Asnjëherë, dhe askush nuk u shqetësua se cfarë ju servua publikut. Asnjëherë, dhe askush nuk u shqetësua ta sqaronte atë për keqkuptimet apo ti kerkonte falje, as në pergatitjen e komplotit e deri më sot, pas dy dekadash. Ajo që nglelet nga e glithë kjo është fakti se edhe ky aksion - një vepër arti në vetvete - në të vertetë pa publikun shqiptar ngelet thjesht një tentativë, e ndoshta realisht nje dështim taktik, por një dështim i mrekullueshëm (për ti vjedhur shprehjen Oliviero Toscanit, atij prej vërteti tashmë). Nietzsche shprehej se: "Çmenduria është e rallë tek individët, por në grupime, parti politike, në kombe dhe epoka eshtë regulli bazë".[4]
Veprat nga "Komploti i Tiranës"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- O.p objekti i paidentifikueshëm nr.3
- Mitra
- O.p objekti i paidentifikueshëm nr.1
- Familja
- Metalurgjik disney
- O.p objekt i paidentifikueshëm nr.2
- Concrete bonbons
- Mirrors should think longer before they reflect
- Antihomazh
- You act like mortals in all that you fear and like immortals in all that you desire
- Utopia
- Hibrid
- Zëri i Popullit 1987 - 2010
- Interpelancë me Artistin[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "ArdianIsufi su ArteRaku.it". ArteRaku.it (në italisht). Marrë më 2022-05-14.
- ^ Mariya (2013-11-26). "Ardian Isufi". contemporaryeasteurope (në italisht). Marrë më 2022-05-14.
- ^ ArtFacts. "Ardian Isufi | Artist". ArtFacts (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-05-14.
- ^ a b "Home". Galeria kombëtare (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.