Camorra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Camorra një nga organizatat më kriminale mafioze në Itali. Aktualisht prania e saj ka një ndikim të dukshëm edhe në problemet social-ekonomike të Campania-së (me kryeqendër Napolin), një rajoni në Italinë qendrore e që për nga sipërfaqja (13 590 km2) është thuajse sa gjysma e Shqipërisë, por me një popullsi prej 5.9 milionë banorësh, rajoni i dytë më i populluar në Italio (pas Lombardisë, 9 milionë banorë), por në vend të parë përsa i përket dendësisë. Sipas të dhënave të “Eurispes”, Camorra fiton 7.2 miliardë euro në vit nga trafiku i drogës, 2.5 miliardë nga riciklimi i parave të pista në aktivitete kriminale dhe nga ndërmarrjet e lidhura me krimin, 258 milionë euro nga prostitucioni, 2.1 miliardë nga trafiku i armëve, 362 milionë nga ushtrimi i dhunës dhe shantazheve. Një xhiro që në total shkon deri në 12 miliardë euro për familjet napolitane. Në të kaluarën ka pasur shumë kontakte midis grupeve kamorristike dhe politikës lokale dhe kombëtare. Në fillim të viteve 1990, të penduarit Paskuale Galaso dhe Karmine Alfieri me deklaratat e tyre vendosën nën akuzë Antonio Gavën, një drejtues të Partisë Demokracioa Kristiana. Sipas prokurorit të Napolit, Xhovandomeniko Lepore, 30 për qind e politikanëve kanë lidhje me Camorra-n. Në provincën e Napolit kjo përqindje shkon më e lartë, pasi më shumë se 70 komuna nga 92 të tilla, te të zgjedhurit kanë pasur ndikim Camorra. Camorra është aktualisht numëron mijëra anëtarë të ndarë në mbi 200 familje aktive në të gjithë rajonin e Kampanias. Sipas mediave italiane, gjurmë të saj janë të pranishme dhe në Holandë, Spanjë, Portugali, Rumani, Francë, Republika Dominikane, Brazil, Gjermani, Poloni, Rusi, e disa shtojnë dhe Shqipërinë. Termi “camorra” i referohet një tipi të mentalitetit, që dallohet për prepotencë, besnikëri dhe bazohet kryesisht mbi forcën. Historia e saj, sipas disa studiuesve daton disa shekuj më parë, në të 13-in, në qytetin portual të Kaljarit.

Në vitin 1820, “Bella Società Riformata” (Shoqëria e Bukur e Riformuar), u zyrtarizua duke u bashkuar në kishën Santa Katerina në Formela dhe Porto Kapuana. Kur në vitin 19861, Xhuzepe Garibaldi zbarkoi në Sicili, camorra përfitoi për të mbështetur Savojën kundër Borbonëve, dinastisë që mbretëronte në gadishullin italian. Kompensimi në politikën kamorriste u saldua nga ministri i brendshëm, Liborio Romano, i cili i la kontrollin e Napolit camorra-s në fazën e tranzicionit të mbretërisë.

Benito Mussolini, diktatori fashist italian nga viti 1922, e nënvlerësoi fenomenin camorra, ndërkohë që i kishte hapur luftë mafies siciliane. Në vitet 1970, në burgun e Poxhioreales, në të cilin ishte mbyllur për vrasje, Rafaele Kutolo, i mbiquajtur “Profesori”, një nga të paktët në burg që dinte të lexonte e të shkruante, inicioi dhe realizoi projektin e tij: ristrukturim e Camorra-s si një organizatë me hierarki në sensin mafioz, duke shfrytëzuar biznesin e ri të drogës, e duke krijuar kështu Nuova Camorra Organizzata (Organizata e Re Kamora). Aktualisht grupet “camorra” janë shumë aktive në aktivitet ekonomike, por edhe në shfrytëzimin e emigracionit klandestin, prostitucionit, riciklimin e parave të pista, përdorimin dhe trafikun e drogës. Janë të shumta rastet kur klane të ndryshme brenda camorra-s, në luftë për të kontrolluar zona të caktuara, kanë provokuar shumë vdekje dhe viktima. Gjatë viteve 2004 dhe 2005, e ashtuquajtura “gjakmarrja” e Skampias, shpërtheu në një luftë të brendshme të klanit Di Lauro, kur disa anëtarë vendosën të merreshin vetë me shpërndarjen e drogës, për të qenë të pavarur nga klani Di Lauro dhe bosit të tij, Paolo Di Lauro. Ky nuk ka qenë rasti i vetëm i përplasjeve të klaneve rivale, pasi një luftë tjetër midis vitit 2005 dhe 2006, midis klanit Miso dhe të besuarve të Salvatore Torinos, e që solli shumë të vdekur dhe të plagosur në harkun e dy muajve Camorra është një organizatë shumë e organizuar dhe me klane që midis tyre bëjnë aleanca të fuqishme, apo aleancë midis familjeve me ndikim të madh, si karteli “Aleanca di Sekondoliano”, të përbërë nga familjet Liçiardi, Kontini, Prestieri, Boketi, Bosti, Malardo, Lo Russo Stabile dhe Di Lauro.

Camorra është e organizuar në mënyrë pulviskolare (pluhuri), me familje – besohet se janë 236 të tilla midis qyteteve dhe provincave, që bashkohen dhe ndahen me lehtësi të madhe. Kjo strukturë, karakteristike e Camorra-s, ka ndryshuar vetëm dy herë dhe vetëm përkohësisht: gjatë luftës midis Organizatës Kamora e Re (NCO) dhe Familja e Re (NF) dhe gjatë riorganizimit të mafies napoletane në “Nuova Mafia Campana”. (NMC). Në të gjitha raste e tjera Camorra ka një strukturë hierakike vertikale e marrë si model nga Koza Nostra. Gjithsesi, shpesh urdhrat nga një kapo i vetëm kanë dështuar, pasi familjet kanë pasur tendencën të mos marrin urdhrat nga lart.

Camorra ka pasur marrëdhënie të shumta me Koza Nostrën dhe me elementë të spikatur të mafies siciliane si Salvatore Rina dhe Leoluka Bagarela, por dhe me Ndrangetën dhe Sakra Unitën. Sipas burimeve italiane, Camorra ka lidhje edhe me mafien nigeriane dhe atë të kineze të quajtur Triad, e që kanë të bëjnë me falsifikimin e produkteve të markave italiane.

“Gomorra” e Roberto Savianos[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri “Gomorra”, kushtuar mafies “Camorra” i gazetarit dhe shkrimtarit italian , Roberto Saviano (31 vjeç), është një ndër më të njohurit dhe për më tepër edhe i përkthyer dhe i botuar në Shqipëri. Në librin e tij, Saviano shkruan për kartelet kamoristike dhe denoncon shumë krime, ndërkohë që ai ka marrë kërcënime për vdekje. Saviano jeton nga 13 tetori i vitit 2006 nën mbrojtjen e një eskorte mbrojtje. Ai bashkëpunon me shumë gazeta të rëndësishme italiane dhe ndërkombëtare. Aktualisht në Itali bashkëpunon me “L'espresso” dhe “La Repubblica”, në Shtetet e Bashkuara me “Washington Post” dhe “Time”, në Spanjë me “El Pais”, në Gjermani me “Die Zeit” dhe “Der Spiegel”, në Suedi me “Expressen” dhe në Britaninë e Madhe me “Times”.

Filma të shumtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Histori të camorra-s janë shndërruar në filma dhe serialë televizive, ku ndër më të njohurit janë “Skuadra” dhe “Skuadra e re”. Në kinema, filmi i parë daton në vitin 1948, “Kontrabandistët e detit” dhe prodhimet vazhdojnë deri te “Camorra” (1972), “Ligji i Camorra-s” (1973), apo dhe “Gomorra” (2008), i bazuar mbi romanin “Gomorra” të Roberto Savianos.

Xhankarlo Siani, gazetari i vrarë nga Camorra Regjisori Marko Risi i kushtoi atij filmin “Fortpash”, bazuar në jetën e tij

Gazetari i “Il Mattino”, Xhankarlo Siani sapo kishte mbushur 26 vjeç (1959-1985), kur u dënua me vdekje, në Napoli, më 23 shtator të vitit 1985, nga klani Nuvoleta, duke e paguar me jetën e tij, çmimin për të shkruar dhe treguar të vërtetën mbi krimet e Camorra-s. Sipas mediave italiane, mbetet akoma enigmë vdekja e Sianit, një gazetari kurajoz, i cili humbi jetën e tij, në përpjekje për të zbuluar lidhjet perverse midis camorra-s, politikës dhe kriminalitetit. Ai nisi të shkruajë për revistën “Osservatorio” në lidhje me Camorra-n. Ai u vra përpara shtëpisë së tij. Xhankarlo lindi në një famije të borgjezisë napoletane. Bashkëpunonte me shumë periodike të Napolit, duke dëshmuar interesim për problemet sociale, por dhe për krimin e organizuar. Shkruante artikuj për “Osservatorio sulla camorra”, të drejtuar nga Amato Lamberti, të pasionuar mbi raportet dhe hierarkinë e familjeve kamorriste që kontrollonin qytetin e dhunshëm, Torre Annunciata dhe rrethinat, të konsideruar si qendër e trafikut të drogës, serbatori i vrasësve dhe shërbimeve të Camorra-s. , Më pas ai u bë një gazetar i lirë (freelance) për “Il Mattino”, gazeta kryesore e Napolit. Në atë kohë ai po investigonte një nga liderit e Camorra-s, Valentino Xhonta, bosit të klanit Xhonta, që kontrollonte kontrabandën e cigareve. Më 10 qershor të vitit 1985, tre muaj përpara se ai të vritej, Siani zbuloi se arrestimi i Valentino Xhontës ishte vendosur nga Lorenco Nuvoleta, kreu i klanit Nuvoleta, një rival të Xhontës. Siani ishte duke përgatitur një dosier mbi masakrën e Torre Anunciata, të ndodhur në gusht të vitit 1984, e që solli vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 24 të tjerëve të klanit Xhonta, aleat i klanit Nuvoleta në atë kohë. Pas kësaj masakre tensionet midis dy klaneve u rritën. Në vitin 2000, Anxhelo Nuvoleta, Valentino Xhonta dhe Luixhi Bakante u dënuan në mungesë me burgim të përjetshëm për urdhërimin e vrasjes së gazetarit, dhe po ashtu u ndëshkuan edhe realizuesit e vrasjes, Gaetano Jakolare, Ferdinando Kataldo, Armando Del Kore dhe Çiro Kapuçio. Në vitin 2009, fimi “Fortapasc” i bazuar në jetën e tij u realizua nga Marko Risi. Titulli ishte një referim i filmave klasik uestern të Xhon Fondës, “Fort Apash”, dhe shkeljeve të ligjeve nga Camorra në Napoli. Daniela Limonçeli, një gazetare kolege e Sianit, tregon për mbrëmjen e vrasjes: “Ishte një mbrëmje e qetë në gazetë, do të shkonim të gjithë për të parë një koncert të Vasko Rosit dhe Xhankarlo ishte duke kërkuar për të gjetur bileta. Duke mos ia dalë, u rikthye në shtëpi”. Gazetari Gofredo Buçini: “Xhankarlo ishte i gatshëm të bënte çfarëdolloj sakrifice për të bërë këtë zanat, por nuk e kisha menduar kurrë se ai do të shkonte në takimin drejt vdekjes”. Xhankarlo u vra në Napoli, me një pistoletë të zakonshme, mbrëmjen e 23 shtatori të vitit 1985, në prag të shtëpisë së tij, në lagjen rezidenciale të Vomeros, dhe sapo kishte mbushur 26 vjeç, vetëm katër ditë më parë. Atëherë, Camorra nuk e kishte zakon të vriste gazetarë. Xhankarlo Siani mbeti një mit në gazetarin italiane. Për të sqaruar motivet e vrasjes së tij u deshën 12 vjet hetime dhe 3 të penduar. Vrasësi i tij, Ferdinando Kataldo, më pas u pendua dhe u bë bashkëpunëtor i drejtësisë italiane.

Larje hesapesh midis klaneve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Larjet e hesapeve midis klaneve rivale kanë prodhuar shumë viktima: 71 vrasje në vitin 1979, 134 në vitin 1980, 193 në vitin 1981, 237 në vitin 1982, 238 në vitin 1983 dhe 114 në vitin 1984, këto shifra vetëm midis ashtuquajturve Organizatës Kamora e Re (NCO) dhe Familja e Re. Një nga larjet më të mëdha të hesapeve në vitet rundit është ajo midis klanit Miso dhe atyre të mbështetur nga Lo Ruso, e që soli më shumë se njëzet të vrarë në harkun e viteve 2005 dhe 2007.

Viti / Vdekjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1980 134
  • 1981 193
  • 1982 264
  • 1983 204
  • 1984 155
  • 1985 155
  • 1986 107
  • 1987 127
  • 1988 168
  • 1989 228
  • 1990 222
  • 1991 223
  • 1992 160
  • 1993 120
  • 1994 115
  • 1995 148
  • 1996 147
  • 1997 130
  • 1998 132
  • 1999 91
  • 2000 118
  • 2001 80
  • 2002 63
  • 2003 83
  • 2004 139
  • 2005 90
  • 2006 97
  • 2007 109
  • 2008 65
  • 2009 70

DISA NGA VRASJET E BUJSHME[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1981

1 prill – Aldo Semerari, 60 vjeç, kriminalogjist, psikiatër dhe diplomat karriere u vra me urdhër të Umberto Amaturos dhe Pupeta Mareskës.

  • 1982

2 korrik – Salvatore Nuvoleta, një karabinier 20-vjeçar u vra nga klani Kazaleëzi, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në hapjen e zjarrit në të cilin u vra Mario Skiavone, një anëtar i klanit Kazalezi.

  • 1995

23 shtator – Xhankarlo Siani, 26 vjeç, një gazetar kronike i “Il Mattino”, gazeta kryesore e Napolit, u vra nga klani Nuvoleta për investigimin e tij rreth Camorra-s.

  • 2002

18 shkurt – Federiko Del Prete, një biznesmen, u vra për kundërshtimin e taskës së mbrojtjes (“pizzo”), nga klani “La Torre” i Mondragones.

  • 2004

21 nëntor – Xhelsomina Verde, një vajzë 22 vjeçare, u torturua dhe u vra në një përpjekjeje për të bërë zbulimin e vendndodhjes së ish-të dashurit të saj, anëtarë të Camorra-s.

27 mars – Analiza Durante, një vajzë 14-vjeçare, u vra në Forçela, një lagje e Napolit, gjatë një përplasjeje midis dy klaneve rivale të Camorra-s.

  • 2008

2 maj – Umberto Bidonjeti u vra në Castel Volturno nga klani Kazalezi, si ndëshkim për bashkëpunimin e djalit të tij, Domeniko, me autoritetet.

16 maj – Domeniko Novielo, një biznesmen, u vra nga klani Kazalezi për refuzimin e pagimit të “pizzo”-s, të ashtuquajtur taksës së mbrojtjes.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]