Jump to content

Campora San Giovanni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Campora san Giovani)
Campora San Giovanni

Campora San Giovanni ('Campura San Giuvanni' ose 'Campura Santu Janni', në dialektin arkaik Camporan) është një fshat italian pjesë e komunës Amantea, në provincën e Kozencës, në Kalabri, i vendosur afër kufirit me provincën e Katancaros. Fshati ka rreth 7.200 banorë.

  • Augurato
  • Carratelli
  • Cologni
  • Cozza
  • Cuccuvaglia
  • Fravitte
  • Gallo
  • Imbelli
  • Marano
  • Marinella
  • Mirabelli
  • Oliva
  • Piana Cavallo
  • Piana Mauri
  • Principessa
  • Ribes
  • Rubano
  • Strìttùrì
  • Villanova

Campora shtrihet në brigjet e Tirenit në një rrafshinë të vogël, pranë një kodre në të cilën rritet rrushi dhe ulliri. Prej aty duket një panoramë impresive:

  • në të majtë, gjiri i Lamezia Terme ;
  • përpara, në ditët e kthjellëta në horizont duket tymi i vullkanit Stromboli.

Sektorët ekonomikë më të rëndësishëm në Campora janë Bujqësia dhe Turizmi. Që nga mesi i shekullit të 20. kultivohet qepa Tropea e kuqe, që eksportohet edhe jashtë fshatit. Në Campora gjendet edhe një fshat turizmi. Porti që u ndërtua në 2003-shën e lidh Camporën me Ishujt Ajole.

Campora San Giovanni gjendet në rrugën shtetërore SS 18 dhe është e lidhur me hekurudhën. Autostrada A3, që lidh Salerno-n me Reggio Calabria-n, të lidh edhe me Aeroportin Lamezia Terme, që është rreth 25 kilometra larg.

Çdo vit festohet me fishekzjarre nga 1. deri 3. shtator festa e Patronatit në nder të Franc i Paolës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]