Stefan Dushani
Pamja
(Ridrejtuar nga Car Dushani)
Stefan Urosh IV Dushan Nemanjiqi (serbisht: Стефан Урош IV Душан Немањић; 1308 – 20 dhjetor 1355), ishte Mbret i Serbisë nga 8 shtatori 1331 kurse nga prilli 1346 deri në vdekjen e tij u vetëshpall Perandor dhe Autokrat i Serbëve, Bullgarëve, Grekëve dhe Shqiptarëve (Arbanasëve).
Dushani pushtoi një pjesë të madhe të Evropës juglindore, duke u bërë një nga mbretërit më të fuqishëm të epokës. Ai miratoi aktin juridik më prominent i njohur si Kodi - Kodeksi i Dushanit, që njëheri së bashku me Nomokanonin e Shën Savës konsiderohen vepra juridike monumentale të historisë së drejtës serbe në përgjithësi, e në veçanti të periudhës mesjetare.

Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fine, Jr., The Late Medieval Balkans, Ann Arbor, 1987.