Carlos Bacca
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Carlos Arturo Bacca Ahumada | ||
Datëlindja | 8 shtator 1986 | ||
Vendlindja | Puerto Colombia, Kolumbia | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Milan | ||
Numri | 70 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2011 | Atlético Junior | 130 | (73) |
2006 | → Barranquilla (huazim) | 27 | (12) |
2007–2008 | → Minervén (huazim) | 29 | (12) |
2008 | → Barranquilla (huazim) | 19 | (14) |
2012–2013 | Club Brugge | 45 | (28) |
2013–2015 | Sevilla | 72 | (34) |
2015- | Milan | 70 | (31) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010– | Kolumbia | 39 | (13) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 5 Qershor 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 prill 2017 |
Carlos Arturo Bacca Ahumada (lindur 8 shtator 1986) është futbollistë Kolumbian që luan për klubin Italian Milan. Ai karrieren si futbollistë e filloi tek Atletiko Junior ku në vitin 2010 u shpall golashenuesi më i mirë pastaj u transferua tek Club Bruge në Belgjikë. Ku në sezonin 2012-2013 u shpall golashenuesi më i mirë. Në fund të edicionit u transferua tek Sevilla për 7.000.000 €. Ku më Sevillan fitoi dy here Europa League(2014 dhe 2015) ku në të dy finalet ishte në listen e golashenueseve.
Karriera në Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Atletiko Junior
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bacca filloi karrierën e tij profesionale me AtlétiKo Junior në vitin 2006, ku ai nuk kishte shumë shanse për të luajtur. Ndërsa duke luajtur futboll, Bacca kishte një punë të dytë pune si asistent i shoferit të autobusit, për të fituar më shumë para pasi që nga familja e tij erdhi me një buxhetë të dobët. Në huazimin e tij në Barranquilla FC në vitin 2007, Bacca bëri 27 paraqitje dhe shënoi 12 gola Pas kësaj, Bacca ju bashkua klubit Venezuelës . Minervén në huazim për një sezon Bacca udhëhoqi klubin në vendin e dytë në kampionat, duke shënuar 12 gola në 29 ndeshje në vitin 2008, Bacca bashkua Barranquilla sërisht në huazitm edhe një herë dhe ishte golashënuesi më i mirë në ligë me 14 gola në 19 ndeshje. Në sezonin e parë të tij tek Atletiko Junior Bacca u bë golashenuesi më i mirë në Coppa Kolumbia ndersa në sezonin tjetër Bacca u shpall golashenuesi më i mirë në ligën e Kolumbisë. Pas përfundimit të sezonit për Baccan u interesuan shumë klube europiane si : Lokomotiva e Moskës dhe Chievo. Mirpo bisedimet me këto klube deshtuan në fund. Më pas ai ju bashkua Club Bruge të Belgjikës.
Club Brugge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për vlerën e 1.500.000 € Bacca ju bashkua klubin belg.Pasi ju bashkua Club Brugge Bacca tha :" Me transferimin te ky klub e realizova endrrën për të luajtur në Evropë". Ai debutoi më 21 janar 2012 si zëvendesues kunër ekipit të Mechelen. Ndërsa golin e parë për Brugge e shënoi më 15 prill 2012 në ndeshjen e Play-offit kundër Gent. Pas largimit të Akpala dhe ardhjes së trajnerit të ri Leekens Bacca zu vend në formacion startues. Në janar të vitit 2013, pasi shënoi tetëmbëdhjetë gola, Bacca kërkoi largim nga Brugge. Mirpo pas dy jave klubi i Brugge e bindi Baccan dhe ai vazhdoi kontratën deri në vitin 2016-të<. Në fund të sezonit 2012-13, Bacca nuk ishte vetëm top-golashënuesi i klubit, por edhe golashënuesi më i mirë i ligës. Ku dhe u nominua për lojtar të vitit në Belgjikë. Gjashtë ditë më vonë, Bacca fitoi çmimin lojtar i vitit në Belgjikë dhe shkroi në Twitter duke thënë se 'Faleminderit për familjen time, miqtë e mi,dhe klubin e Club Brugge sidomos gjithë Kolumbinë, ky çmim është për ju, faleminderit për përkrahjen tuaj "" . Në karrierën e tij Brugge, ai shënoi 28 gola në 45 ndeshje në kampionat.
Sevilla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 korrik 2013, Sevilla nënshkruar me Baccan për 7.000.000 € në një kontratë pesë-vjeçare dhe përveç kësaj, me një klauzolë për shitjen e tij prej 30.000.000 €. Në Copa EuroAmericana, Bacca shënoi golin e tij të parë me Sevillan, në fitoren prej 3-1 kundër Barcelona SC më 26 korrik. Debutimi i tij në La liga u bë më 18 gusht në humbjen prej 3-1 kundër Atletico Madridit. Më 25 shtator, ai shënoi dy gola e tij të parë në ligë kundër Rayo Vallecano në një fitore prej 4-1. Më 26 mars 2014 Bacca shënoi dy gola në një fitore të habitshme të Sevillas kundër udhëheqësit të ligës Real Madrid 2-1 në Ramón Sánchez Pizjuán Stadium. Më 10 prill 2014 Bacca shënoi 3 gola kundër Portos për të kualifikuar Sevillan në gjysëm finale me rrezull të pëgjithshëm prej 4-2. Dy javë Bacca shënoi dy gola për ta kualifikuar Sevillan për në finale pasi mposhti 2-0 Valencian. Më 14 maj Bacca shënoi një penallti në finale të Europa League dhe Sevilla mposhti Benfican 1-0 për tu shpallur kampion i Europa League. Në fund të edicion Marca e shpalli si transferin më i mirë i vitit. Më 30 shtator 2014 Bacca ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Sevilla, duke e mbajtur atë në klub deri më 2018tën. Në sezonin 2014-15 Bacca shënoi 7 gola në Europa League për të shpallur për të dytin vitë rradhazi Sevillen kampion të Europa League dhe për ta kualifikuar për në Champions League për sezonin tjetër.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Kolumbia | 2010 | 1 | 1 |
2011 | 0 | 0 | |
2012 | 1 | 1 | |
2013 | 6 | 0 | |
2014 | 7 | 4 | |
2015 | 10 | 2 | |
2016 | 13 | 5 | |
2017 | 5 | 1 | |
2018 | 9 | 2 | |
Gjithsej | 52 | 16 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Carlos Bacca" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 20 shkurt 2022.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Carlos Bacca. |
- Lindje 1986
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë kolumbianë
- Futbollistë në kombëtaren kolumbiane
- Futbollistë në Club Brugge KV
- Futbollistë në Sevilla FC
- Futbollistë në A.C. Milan
- Futbollistë në Villarreal CF
- Futbollistë në Granada CF
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës