Carlota Sosa
Carlota Sosa | |
---|---|
Lindi | |
Kombësia | Spanjolle (lindur) Venezueliane (natyralizuar) |
Profesioni | Aktore |
Fëmijë | Julio Andrés Moreán Sosa Juan Manuel Romero Sosa |
Faqja në rrjet | http://www.imdb.com/name/nm0815280/ |
Ana Carlota Sosa Pietri (lindur në Madrid, Spanjë më 21 Shkurt 1957), e njohur shkurt si Carlota Sosa, është një aktore spanjolle me nënshtetësi venezueliane. Numëron role të shumta teatrale e televizive, por ka spikatur më tepër si aktore telenovelash në televizionet venezueliane RCTV dhe Venevisión. Në Shqipëri mbahet mend për rolin e Francesca de la Plaza (Isabella de la Plaza) në telenovelën “Fiori d'Arancio” (or. Primavera). Është e martuar me aktorin Rafael Romero që prej vitit 1995 dhe ka një djalë me të. Gjithashtu ka një djalë nga një martesë e mëparshme.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carlota Sosa lindi në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Është e bija e një diplomati dhe e jetoi fëmijërinë e saj mes Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të karieres së të atit, i cili për më tepër jetoi në azil politik gjatë mandatit të diktatorit Marcos Pérez Jiménez, dhe ka qënë edhe ambasador në Kombet e Bashkuara. Është e gjashta nga shtatë vëllezër, dhe e kujton fëmijërinë e saj me shumë dashuri.
E filloi karierën artistike me një pjesë teatrale të cilën e realizoi kur ende studionte në kolegjin “Zemra e Shenjtë”, aktualisht “Kolegji Claret”. Kjo vepër u prezantua në skena të shumta, ku veҫohet Universiteti “Simon Bolivar” dhe Universiteti Katolik “Andres Bello”. Më pas vazhdoi studimet për Komunikim Social në Universitetin Katolik “Andres Bello”, ku audicionoi për grupin teatral të këtij universiteti me rolin e Martirio në veprën “La casa de Barnarda Alba” (Shtëpia e Bernarda Albës) të shkruar nga Federico García Lorca. Pas refuzimit fillestar, iu dha një shans i dytë dhe u pranua pasi përdori theks spanjoll në interpretimin e këtij roli. Studioi aktrim me profesorë të kalibrit të José Ignacio Cabrujas, Enrique Porte dhe Horacio Peterson dhe më pas i hyri botës së televizionit falë ndërhyrjes së Ibrahím Guerra. Ai e bëri pjesë të Canal 8 pasi e spikati në një montazh të Ago Teatro, një grup gjithashtu i krijuar në Universitetin Katolik “Andres Bello”.
Edhe pse një aktore shumë e talentuar, asnjëherë nuk i është besuar një rol i mirëfilltë protagonik, duke e bërë që të njihet më shumë si një aktore e roleve antagonike. Një ndër telenovelat e saj të para ka qënë “La Cenicienta” (Hirushja), në të cilën interpretonte të keqen Emperatriz dhe bashkëaktronte me Eluz Peraza dhe Carlos Piñar. Në vitet '80-'90 aktroi në telenovela të shumta të prodhuara nga RCTV, mes të cilave telenovela “Primavera” e vitit 1988, e transmetuar gjatë viteve '90 në Shqiperi në versionin e dubluar në italisht “Fiori d'Arancio” (Lule Portokalli). Aty luante rolin e Francesca de la Plaza (Isabella de la Plaza), njerkës posesive së Giorgio (Eduardo Luis) të interpretuar nga Fernando Carrillo. Edhe pse vetëm pak vite më e madhe se aktori protagonik, asaj iu besua pjesa e njerkës së tij, pjesë të cilën e realizoi me shumë profesionalizëm duke e bërë të besueshme diferencën e moshës në rol. Një personazh që ajo ka pëlqyer veҫanërisht shumë ka qënë ai i Lucha Briceño në telenovelën “Por esas calles” (Nëpër këto rrugë), prodhim i RCTV në vitet 1992-1994. Nga viti 2000 e më tej ka aktruar në telenovela të prodhuara nga Venevisión, ku ka spikatur veҫanërisht në rolet e Flavia Rengifo de Valderrama në “Engañada” (E mashtruar), viti 2003, Marbelis Rodríguez de Castillo "La Santa" në “Válgame Dios” (Oh Zot), viti 2012, dhe Reina Caicedo de Monserrat në “Entre tu amor y mi amor” (Mes dashurisë tënde dhe dashurisë sime), viti 2016.
Jeta Publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1995 u martua me aktorin Rafael Romero, me të cilin ka një djalë, Juan Manuel Romero Sosa. Gjithashtu ka qënë e martuar me këngëtarin e ndjerë Carlos Moreán, me të cilin ka gjithashtu një djalë, Julio Andrés Moreán Sosa. Aktorja ka deklaruar se është një opozitare dhe ka shprehur publikisht kriticizmin e saj mbi politikat qeverisëse të Nicolás Maduro dhe paraardhesit të tij politik Hugo Ҫavez. Ajo është aktive në rrjetet sociale si Twitter, ku vazhdimisht denoncon padrejtësitë e qeverisë Maduro mbi popullin venezuelian, qeveri të cilën ajo e konsideron një regjim diktatorial. Dhuna politike, manipulimi i proҫeseve zgjedhore, deteriorimi i shtetit dhe artit nga politikat Ҫaviste, si dhe mungesa e herëpashershme e ushqimeve dhe e shërbimeve bazike jetësore për popullin venezuelian janë disa nga shqetësimet që aktorja opozitare ka ngritur ndër vite. Në vitin 2015 i ka shpëtuar dhunës nga një grup i armatosur i cili ndaloi dhe sulmoi makinën në të cilën ajo po udhëtonte me disa aktorë të tjerë për të prezantuar një shfaqe teatrale në Naguanagua, Carabobo. Pavarësisht këtyre vështirësive, aktorja ka deklaruar se nuk preferon ta braktisë Venezuelën siҫ ka bërë një pjesë e mirë e aktorëve venezuelian, të cilët janë zhvendosur në vende si Miami për shkak te qëndrimeve të tyre opozitare dhe gjëndjes së rënduar në Venezuelë që nga kapja e pushtetit nga Hugo Ҫavez në fundin e viteve '90. Gjithësesi, si ajo ashtu edhe bashkëshorti i saj udhëtojne vazhdimisht në SHBA për të vënë në skenë pjesë të ndryshme teatrale për bashkëkombasit e tyre në mërgim.
Filmografía
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Telenovela
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Títulli | Përkthimi | Rrjeti TV | Personazhi |
---|---|---|---|---|
1984-1985 | La dueña | Pronarja | RCTV | María Consuelo |
1986-1987 | La dama de rosa | Dama në të kuqe | RCTV | Amparo Urguéllez |
1988 | Primavera | Pranvera | RCTV | Isabella Urbaneja de la Plaza |
1989 | Amanda Sabater | Amanda Sabater | RCTV | Cate |
1989 | Rubí rebelde | Rubi rrebelja | RCTV | Carmela |
1989 | La pasión de Teresa | Pasioni i Terezës | RCTV | Franca Velasco |
1990 | Gardenia | Gardenia | RCTV | Yolanda Urbaneja |
1992-1994 | Por estas calles | Nëpër këto rrugë | RCTV | Lucha Briceño |
1996 | Volver a vivir | Rikthim në të jetuar | RCTV | Miranda Kowalski |
1998 | Aunque me cueste la vida | Edhe nëse do të më kushtonte jetën | RCTV | Blanca |
2000 | Amantes de luna llena | Dashnorë të hënës së plotë | Venevisión | Renata de Cárdenas |
2000 | Lejana como el viento | Larg si era | Venevisión | Mercedes |
2002 | Mambo y canela | Mambo dhe kanellë | Venevisión | Paulina |
2003 | Engañada | E mashtruar | Venevisión | Flavia Rengifo de Valderrama |
2003 | Cosita rica | Gjë e shijshme | Venevisión | Séfora |
2005-2006 | Amantes | Dashnorë | RCTV | Eugenia Vda. de Sarmiento |
2006-2007 | Ciudad Bendita | Qyteti Bendita | Venevisión | Julia Barrios de Venturini |
2009 | ¿Vieja yo? | Unë e vjetër? | Venevisión | Josefina García Bellini Vda de Martínez |
2009-2010 | Un esposo para Estela | Një burrë për Estelën | Venevisión | Ricarda Roldán Vda. de Noriega |
2012 | Válgame Dios | Oh Zot | Venevisión | Marbelis Rodríguez de Castillo "La Santa" |
2016 | Entre tu amor y mi amor | Mes dashurisë tënde dhe dashurisë sime | Venevisión | Reina Caicedo de Monserrat |
Filma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Përkthimi | Personazhi |
---|---|---|---|
2016 | Tamara | Tamara | Profesoresha Avelino |
2011 | Los pájaros se van con la muerte | Papagajt ikin me vdekjen | Mamaja |
2008 | Como se mata uno | Si vritet dikush | E ëma e Isabel |
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- El espíritu burlón (Shpirti tallës)
- Los monólogos de la vagina (Monologjet e vaginës)
- Un dios salvaje (Një Zot i egër)
- Hombres, mujeres… Sexos sin guerra (Burra, gra... Sekse pa luftë)
- Señoras (Zonja)
- High (Alto) (Lart)
- Todo sobre Bette (Gjithҫka mbi Bette)