Celula e parë komuniste
Celula e parë komuniste u ngrit në Elbasan në pranverë të vitit 1935 nga Dhimitër Shuteriqi, Gani Narazani, Ali Myftiu e disa arsimtarë të tjerë. Më pas në këtë celulë futen edhe anëtar me pikëpamje të grupit komunist të Korçës. Celula e Partisë Komuniste në Elbasan u krijua në vitin 1941. Mbledhja e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë u mbajt në datat 8-14 nëntor 1941 të koordinuar nga dy të dërguarit e Titos dhe Kominternit, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq. Fjalimin e hapjes e mbajti Popoviq, i pranuar si delegat i Kominternit paraprakisht. Rezolucioni i PKSH-së përfaqësonte qëndrimet e mëparshme dhjetëravjeçare të Jugosllavisë kundrejt Shqipërisë. Mendohet prej leximit të nëntekstit që madje të jetë përpiluar nga jugosllavët, duke nisur një traditë që do të zgjatte deri më 1948 që dokumentet e konferencave të PKSH-së i përgatitnin jugosllavët, sipas udhëzimeve të Beogradit. Rezolucioni i partisë theksonte që nuk duhej harruar rreziku “nga influenca nacionaliste” .Është e njohur që organizimi i celulave komuniste në qytete si Elbasani ka filluar gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Këto celula filluan të organizoheshin në nivel lokal për të koordinuar veprimtarinë rezistente kundër pushtuesve fashistë dhe për të përhapur mesazhin e lirisë dhe pavarësisë.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vjeshtën e vitit 1942, PKSH-ja ishte e izoluar. Dy nga grupet, i Shkodrës dhe i të Rinjve, kishin paditur në polici grupin e Korçës sepse e konsideronin tradhëti çlirimin. Për të dalë nga izolimi e fshehën partinë pas një emrit tjetër Fronti Nacional Çlirimtar. Më 16 shtator 1942 u bë Mbledhja e Pezës, si qëllim real kishte shfaqjen publike për t’i dhënë PKSH-së një imazh gjithëpërfshirës dhe patriotik, që komunistët luftonin për atdhe. Kjo iu shërbente edhe për të përgënjeshtruar akuzat për atësinë jugosllave të partisë së tyre, gjë që bëri edhe Abaz Kupi të binte brenda.
Në dhjetor 1942, PKSH-së i shkuan udhëzimet e radhës nga Josip Broz Tito. Ndër të tjera, porositte për pastrimin e partisë nga elementët “antiparti” dhe grupet e vogla, për të krijuar një udhëheqje të fortë. Llazar Fundos i lakohet emri në një paragraf posaçërisht më vete, për t’u likujduar.
Me misionet britanike në prillin e 1943, u zbutën disi marrëdhaniet e topitura mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste. Më 26 korrik 1943 mbahet takimi përgatitor para Mukjes në Tapizë ku FNÇ-ja përfaqësohej nga Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, A. Kupi dhe Myslym Peza. Të dyja palët hartuan platformën që do të propozohej në Mukje në datat 1-2 gusht kur arrihet Marrëveshja. Neni më i debatuar qe ai i Shqipnisë etnike, që në fund arriti të përfshihet në platformë. Përfaqësuesit e FNÇ-së e kundërshtuan me forcë çështjen e Kosovës për shkak të aleatëve jugosllavë, edhe pse ranë dakord, marrëveshja nuk zgjati.
Në gusht të 1943, PKSH nisi luftën kundër palëve të tjera ndërluftuese shqiptare si Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Me Konferencën e II të Labinotit, 4-9 shtator 1943, PKSH u nda përfundimisht nga nacionalistët. U vendos që nacionalistët të ngarkoheshin me përgjegjësi dhe të gjendeshin argumentet për prishjen e bashkëpunimit të përparshëm. Pak më vonë partizanët sulmuan çetat e Muharrem Bajraktarit, Gani Kryeziut, etj. Abaz Kupi doli nga radhët e FNÇ-së për shkak të vëllavrasjes. Hoxha më pas e pranoi se partia e tij humbi moralisht, zgjodhi rrugën e gabuar dhe se nga bashkëpunimi kaluan në terrorizëm.Celula e parë e Partisë Komuniste në Elbasan, e njohur ndryshe si “Celula Çeribashi”, është një nga njësitë e para organizative komuniste që u krijua në qytetin e Elbasanit gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Enciklopedia e Elbasanit