Cipher Pol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Cipher Pol (サイファーポール, Saifāru pōru) është organizatë fiktive që shfaqet në anime dhe manga One Piece. Organizata është e lidhur me Qeverinë Botërore. Anëtarët veprojnë si persona të fshehtë të cilët bëjnë hetime, vrasje dhe spiunazh për Qeverinë Botërore.

Përmbledhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ata kanë disa autorizime lidhur me rekrutimin e marinsave, madje edhe që kanë të bëjnë me Nëntokën për individë unike. Nëse ndeshen me piratët, ata do t'i kapin ato, por, si një agjenci, Cipher Pol duket se përqendrohet më shumë në kërcënimet politike ndaj Qeverisë Botërore sesa kriminelët më gjenerikë. Deri më tani, agjencitë e CP-së që janë paraqitur në serie janë CP5, CP6, CP7, CP9 dhe CP-0.

Organizata ka tetë shifra zyrtare që shënohen nga CP1 në CP8 me dy njësi jozyrtare, të cilat quhen CP9 dhe CP-0. Cipher Pol No. 9 ka licencën për të vrarë çdo qytetar që nuk bashkëpunon me Qeverinë Botërore ose vepron në kundërshtim me interesat e saj. Për shkak se një metodë e tillë radikale e zbatimit të drejtësisë nga Qeveria Botërore nuk duhet të jetë njohuri e zakonshme, ky grup është një organizatë e fshehtë. CP-0 është më i fuqishmi prej të gjithë njësitë e Cipher Pol. Ata punojnë direkt nën urdhërat e Fisnikëve të Botës.

Aftësitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Dragon, fuqia e tyre u rrit në vitet e fundit.

Rokushiki[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rokushiki (“Gjashtë fuqitë”) është një stil speciale ku secili anëtar mund të përdorë të gjashtë fuqitë ose disa prej tyre. Sipas Lucci, këta që i mësojnë Rokushikin, do të ketë fuqinë e njëqind njerëzve. Gjithashtu janë disa marinarë që mund të përdorin disi aftësitë e Rokushikit, edhe pse nuk dihet se sa është e përahpur Rokushiki në Marina. Teknika më e shpeshtë që përdoret është Soru. Ka poashtu disa piratë që mund ta përdorin ndonjë teknikë të Rokushikit, si Luffy që përdor Gear Second si variant të Soru ose Sanji që mund të përdorë teknikën Geppo. Gjashtë fuqitë janë:

  • Shigan (“Pistoletë Gishti”) - teknikë ku përdoruesi shpon në trupin e kundërshtarit me gishtin e tij dhe jep lëndime ngjajshëm me lëndim nga plumbi.
  • Soru (“Zhdukje”) - teknikë ku përdoruesi lëviz me shpejtësi jashtëzakonisht të larta për të shmangur sulmet, si dhe për të sulmuar me shpejtësi më të mëdha dhe me fuqi më të madhe. U zbulua se parimi i kësaj lëvizjeje ishte goditja e terrenit të paktën dhjetë herë sa hap e mbyll sytë.
  • Tekkai (“Trupi i hekurtë”) - teknikë ku përdoruesi forcon trupin në nivel të hekurt në mënyrë që teknika e kundërshtarit të mos funksionojë. Sidoqoftë, kjo ligësia e kësaj teknike është ku kundërshtari përdorë ndonjë teknikë të fuqishëm si Marshet e Luffy, Tenika e Zoros si “Uragani i Dragoit”, këmba e flaktë e Sanji, goditja prej çekanit të Franky ose transformimi i Chopperit në bishë.
  • Geppo (“Goditja në ajër”) - teknikë ku përdoruesi kërcen duke goditur ajrin dhe kjo i lejon që ata të qëndrojnë në ajër për shumë më tepër se zakonisht. Anëtarët e CP9 mund ta përdorin këtë teknikë për të kaluar distanca të mëdha pa u prekur kurrë në tokë, ose për të vendosur veten për sulme të shpejta, ajrore.
  • Rankyaku (“Stuhi këmbe”) - një teknikë e fuqishme e predhës, në të cilën përdoruesit fillojnë duke nisur me shpejtësi dhe forcë shumë të lartë, duke dërguar një teh të mprehtë ajri të ngjeshur që mund të presë objekte dhe në masë të madhe të dëmtojë një trup njerëzor. Përdoruesi poashtu mund të përdorë këtë teknikë me bisht ose me qafë të gjirafës (aftësia e Kakus).
  • Kami-e (“Arti i Letrës”) - teknikë që bën trupin e përdoruesve të jashtëzakonshëm fleksibël në mënyrë që të shmangen çdo sulm, noton, dhe lakim të trupit të tyre si një copë letre.
  • Rokugan (“Gjashtë Pistoleta të Mbretit”) është teknika e shtatë sekretë që tejkalon gjashtë fuqitë. i vetmi që mund të përdorë këtë teknikë është Rob Lucci. Përdoruesi i vendos të dyja grushtat e tuh drejt para objektivit dhe fillon një valë tronditëse shkatërruese në një drejtim përpara.

Anëtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e CP0 janë: Rob Lucci, Hattori, Spandam, Kaku, Stussy dhe tri anëtar tjerë emrat e të cilëve nuk dihet.

Anëtarët e CP9 ishin: Jabra, Kalifa, Fukuro, Kumadori, Blueno, Nero, Spandine dhe Laskey. Më parë anëtarët e kësaj grupi ishin poashtu Rob Lucci, Hattori, Spandam dhe Kaku.

Jerry ishte i vetmi agjent që u paraqit si anëtar i CP6.

Wanze ishte i vetmi agjent që u paraqit si anëtar i CP7.