Jump to content

One Piece

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
One Piece
Zhanri
Manga
Shkruar ngaEiichiro Oda
Publikuar ngaShueisha
VulosjaJump Comics
RevistaWeekly Shōnen Jump
DemografiaShōnen
Vazhdimësia origjinale22 korrik 1997 – sot
Vëllimet109 (Lista e vëllimeve)
Serial televiziv anime
Ekskluzivitet mediatik

One Piece është një serial manga japoneze i shkruar dhe ilustruar nga Eiichiro Oda. Është serializuar në Weekly Shonen Jump që në 19 korrik 1997; kapitujt individualë po botohen në vëllime të pavarura nga Shueisha, me të parin të publikuar në 24 dhjetor 1997, dhe të 69-in në Mars 2013. One Piece ndjek aventurat e Monkey D. Luffy, një djalë i ri trupi i të cilit fiton karakteristikat e gomës pasi ai ha aksidentalisht një frut të detit, dhe ekuipazhit të tij të piratëve të quajtur Piratët Kapele Kashtë. Luffy eksploron oqeanin në kërkim të thesarit më të madh të njohur si One Piece, me qëllim që të bëhet Mbreti i Piratëve.

Kapitujt janë përshtatur në një video të animuar (OVA) në 1998, dhe në serial anime të prodhuar nga Toei Animation, që filloi të transmetohej në Japoni në 1999. Që atëherë, seriali ka arritur mbi 1080 episode. Përveç kësaj, Toei ka krijuar 15 filma të animuar, një OVA, dhe 5 emisione televizive. Disa kompani kanë krijuar tipe të ndryshme produktesh si lojra me letra dhe një numër të madh video lojërash.

Seriali manga u liçensua për publikim në gjuhën anglezeAmerikën Veriore nga Viz Media, në Mbretërinë e Bashkuar nga Gollancz Manga, dhe në Australi dhe Zelandën e Re nga Madman Entertainment. Seriali anime u liçensua nga Funimation Entertainment për një transmetim në anglisht në Amerikën Veriore, edhe pse seriali fillimisht u liçensua dhe u shpërnda nga 4Kids Entertainment.

Në 2008, One Piece u bë seriali manga më i shitur.[2] Në 2010, Shueisha lajmëroi se shitën mbi 260 milion volume të mangas së One Piece deri tani; volumi 61 caktoi një rekord të ri për shitjen më të madhe fillestare të një libri në Japoni me 3.8 milion kopje (rekordi i mëparshëm ishte i volumit 60 me 3.4 milion kopje). Volumi 60 ishte libri i parë që shiti mbi 2 milion kopje në javën e hapjes të panairit të librit Oricon në Japoni. One Piece është aktualisht renditet si seriali manga më i shitur.[3] Ai gëzon një rreth lexuesish të lartë, me më shumë se 280 milionë volume të serialeve të shitura në Japoni deri në 2012. One Piece ka marrë lavdata të gjëra nga kritikët, kryesisht për artin, personazhet, humorin dhe rrëfimin e tij.

Pasuri, famë, fuqi. Një njeri mundi të fitonte gjithë të mirat e kësaj bote: Mbreti i Piratëve, Gold Roger. Fjalët e tij në prag të ekzekutimit shtynë shumë njerëz drejt detit. "Thesarin tim? Mund ta merrni po të doni! Kërkojeni! E kam lënë të gjithin atje!". Njerëzit në të gjithë botën nisen drejt "Grand Line" për të ndjekur ëndrrat e tyre. Bota padyshim ka hyrë në Epokën e Madhe të Piraterisë! Hyrja e episodit të parë në shqip

Seria përqendrohet në Monkey D. Luffy, një djalë i ri i cili, i frymëzuar nga idhulli i tij i fëmijërisë dhe pirat i fuqishëm "Flokëkuqi" Shanks niset në një udhëtim nga East Blue për të gjetur thesarin titullar dhe për ta shpallur veten Mbretin e Piratët. Në një përpjekje për të organizuar ekuipazhin e tij, Ekuipazhi i Kapelës prej Kashte, Luffy shpëton dhe miqësohet me një shpatar të quajtur Roronoa Zoro, dhe ata drejtohen në kërkim të One Piece. Në udhëtimin e tyre u bashkohet Nami, një navigatore dhe hajdute; Usopp, një snajper dhe një gënjeshtar patologjik; dhe Sanji Vinsmoke, një kuzhinier. Ata blejnë një anije me emrin Going Merry dhe përfshihen në konfrontime me piratët famëkeq. Ndërsa Luffy dhe ekuipazhi i tij u nisën për aventurat e tyre, të tjerët bashkohen me ekuipazhin më vonë në seri, duke përfshirë Tony Tony Chopper, një mjek dhe renë antropomorfizuar; Nico Robin, një arkeologe dhe ish-vrasëse; Franky, një ndërtues anijesh cyborg; Brook, një muzikant skeletor dhe shpatar; dhe Jinbe, një timonier peshk dhe ish-Shichibukai. Sapo Going Merry të dëmtohet përtej riparimit, ekuipazhi blejnë një anije të re me emrin Thousand Sunny. Së bashku, ata hasin piratë të tjerë, gjahtarë, organizata kriminale, revolucionarë, agjentë sekretë dhe ushtarë të Qeverisë Botërore të korruptuar dhe miq dhe armiq të ndryshëm, ndërsa lundrojnë në det në ndjekje të ëndrrave të tyre.

Bota

Bota e One Piece është e banuar nga njerëz dhe disa raca tjera, duke përfshirë hibridët si sirenat dhe njerëzit-peshq, dhe gjigandët. Është e mbuluar nga dy oqeanë të mëdhenj, të cilët janë të ndarë nga një masiv malor i quajtur Red Line.[4] Grand Line, një det që shtrihet pingul me Red Line, i ndan edhe më tej në 4 dete: Blu Verior, Blu Lindor, Blu Perëndimor dhe Blu Jugor.[5] Përreth Grand Line janë dy rajone të quajtur Breza të Qetë, në të cilët nuk fryn pothuajse fare erë, nuk ka rryma detare dhe janë vend riprodhimi për disa krijesa deti të quajtura neptunianë (mbretër deti). Për shkak të kësaj, brezat e qetë janë barriera shumë efektive për ata që duan të hyjnë në Grand Line.[6] Ndërsa anijet e marinës, duke përdorur gurë deti (kairoseki) për të maskuar prezencën e tyre, mund të kalojnë[7], shumica e anijeve duhet të kalojnë kanalet e Reverse Mountain, një mal tek kryqëzimi i parë i Grand Line me Red Line. Ujë deti prej secilit nga 4 detrat ngjitet në atë mal dhe bashkohet në majë, për të rrjedhur gjatë një kanali të pestë për tek gjysma e parë e Grand Line[8]. Gjysma e dytë e Grand Line, përtej kryqëzimit të dytë me Red Line, njihet gjithashtu si Bota e Re.[9]

Moti dhe rrjedhat në detin e hapur në Grand Line janë jazhtëzakonisht të paparashikueshme, ndërsa në afërsi të ishujve, klima është më e qëndrueshme[10]. Ajo që e bën edhe më të vështirë të orientohesh është fakti se busullat e zakonshme nuk funksionojnë atje[11]. Një busull e veçantë e quajtur Log Pose duhet të përdoret.[12] Log Pose-i funksionon duke u drejtuar nga fusha magnetike e një ishulli dhe më pas duke u drejtuar tek pasardhësi.[13] Koha që ai të fiksohet varet nga ishulli.[14] Ky proçes mund të tejkalohet duke përdorur një Eternal Pose, një Log Pose i veçantë që është i drejtuar tek një ishull në mënyrë të përhershme dhe nuk ndryshon drejtim kurrë.[15]

Bota e One Piece është e mbushur me anakronizma, si Kërmijtë Transponder (Den-Den Mushi), kafshë të ngjashme me kërmijtë që mund të lidhen me pajisje elektronike dhe të funksionojnë si telefona me tastierë rrotulluese[16], faks[16], kamera mbikëqyrjeje[17] dhe pajisje të ngjashme[17]. Dial-et, guaskat e disa kafshëve që jetojnë në qiell, mund të përdoren për të mbajtur erë, tinguj, imazhe, nxehtësi dhe gjëra të tilla, dhe kanë përdorime të shumta.[18]

Një frut i detit është një lloj fruti i cili i jep një lloj fuqie personit që e ha.[19] Ka tre kategori frutave të detit.[20] Frutat Zoan lejojnë përdoruesin të transformohet krejtësisht ose pjesërisht në një kafshë të caktuar.[21] Frutat Logia i japin përdoruesit kontroll dhe e lejojnë "të ndryshojë strukturën e trupit të tij në fuqitë e natyrës".[20] Paramecia është një kategori e frutave që i jep përdoruesit aftësi mbinjerëzore.[22] Ato thuhet të jenë mishërimi i vetë Djallit të Detit, dhe si rezultat, përdoruesit të frutit i hiqet fuqia të notojë, sepse "urrehen nga deti".[23] Edhe kur janë pjesërisht të zhytur në ujë deti, ato humbasin fuqinë dhe koordinimin, edhe pse disa aftësi mbeten, si përshembull Luffy që mund të zgjatet pasi është zhytur i tëri. Uji i "lëvizshëm", si shiu dhe dallgët nuk kanë të njëjtin efekt.[24]

Haki (Ambicie) është një aftësi të cilën e zotëron çdo person në botën e One Piece, edhe pse është e pazbuluar tek shumica. Ajo ka tre variante: Amicia e Vëzhgimit e cila të lejon të ndjesh prezencën e qenieve të tjera dhe të parashikosh lëvizjet e tyre. Ambicia e Armatimit lejon personin të mbështjellë pjesë të trupit madje edhe objekte me një forcë të ngjashme me një armaturë të padukshme që zotëron aftësi mbrojtëse/sulmuese, që gjithashtu lejon përdoruesin të dëmtojë përdorues të frutave të detit. Ambicia e Pushtimit i jep personit fuqi të frikësojë ose ti hedhë pa ndjenja personat me vullnet të dobët.

Gjatë punës si asistent i Nobuhiro Watsuki, Eiichiro Oda filloi të shkruante One Piece në 1996.[25] Që aty, filloi si tre histori me titull Romance Dawn[25], i cili përdoret më vonë edhe si titulli i volumit dhe kapitullit të parë të One Piece. Këto dy histori paraqitën personazhin Luffy, dhe përfshinin elemente që do të shfaqeshin më vonë në serinë kryesore. E para nga këto histori u publikua në gusht 1996 në një botim special të Shonen Jump dhe më vonë në One Piece Red. E dyta u publikua në botimin 44 të Shonen Jump në 1996 dhe u ribotua në 1998 në koleksionin e historive të shkurtra të Oda-s, Wanted!.[26]

Oda fillimisht planifikoi që One Piece të zgjaste 5 vjet, dhe e kishte planifikuar fundin, por filloi ti pëlqente aq shumë historia që ta përfundonte për aq kohë, dhe tani nuk e ka idenë se sa kohë do duhet për të mbërritur atë pikë.[27] Gjithsesi, autori tha, në korrik të 2007, se fundi do të jetë i njëjti që kishte planifikuar që nga fillimi dhe është i përkushtuar të vazhdojë deri në fund, sado vite që t'i duhen.[28]

Kur krijon një frut të detit, Oda mendon për diçka që do të plotësonte një dëshirë njerëzore; ai shtoi se nuk do kishte kuptim të vizatonte një frut të detit në qoftë se pamja e frutit nuk josh personin për ta ngrënë.[29] Emrat e shumë sulmeve dhe koncepteve në manga formohen nga lojra fjalësh. Emrat e teknikave të Luffy-t, Sanji-t, Chopper-it, Robin-it dhe Franky-t shpesh përzihen me gjuhë të tjera, dhe emrat e disa teknikave me shpata të Zoro-s janë të planifikuara si shaka; për shembull disa prej tyre duken të frikshme kur lexohen me shikim, por tingëllojnë si lloje ushqimi kur lexohen me zë (si teknika Onigiri, që shkruhet si prerja e djallit por shqiptohet si një lloj ushqimi japonez). Eisaku Inoue, drejtuesi i animimit, tha se krijuesit nuk përdoren shkrimet kanji për teknikat në anime pasi "do kishin përgjysmuar numrin e të qeshurave." Gjithsesi, Konosuke Uda, drejtuesi, tha se krijuesit "e kanë bërë animen shumë të ngjashme me mangën".

Oda ishte i "ndjeshëm" për sa i përket përkthimit.[30] Versioni anglez i mangas së One Piece, në shumë raste përdor një onomatope për shume onomatope të përdorura në versionin japonez. Për shembull, "saaa" (tingulli i shiut të pakët, pothuajse mjegull) dhe "zaaa" (tingulli i shiut të madh) përkthehen të dyja si "fshhhhhh". Ndryshe nga artistët e tjerë të mangave, Oda vizaton çdo gjë që lëviz (duke përfshirë turmat, kafshët, tymin, retë dhe oqeanin) vetë, për të krijuar një pamje konsistente duke lënë stafin e tij të vizatojë sfondet të bazuar në skicat e tij.[31]

I shkruar dhe i ilustruar nga Eiichiro Oda, One Piece është serializuar në Weekly Shonen Jump që në 19 korrik 1997. Kapitujt janë botuar në vëllime nga Shueisha që prej 24 dhjetor 1997.[32] Deri më 8 prill 2013, janë bërë 704 kapituj dhe 69 volume.[33]

Seriali One Piece u liçensua për shitje në gjuhën angleze nga Viz Media, e cila boton përshtatjen në anglisht të serive, me kapituj në Shonen Jump amerikan që në fillimin e revistës në nëntor 2002, dhe në vëllime që në qershor 2003.[34][35][36] Në 2009, Viz Media, lajmëroi se do nxirrte në shitje 5 volume për çdo muaj gjatë gjysmës së parë të 2010. Në Mbretërinë e Bashkuar, vëllimet u publikuan nga Gollancz Manga, duke filluar në mars 2006,[37] derisa Viz Media e zëvëndësoi pas volumit 14.[38][39] Në Australi dhe Zelandën e Re, volumet në anglisht janë shpërndarë nga Madman Entertainment që më 10 nëntor 2008.[40] Në Poloni, Japonica Polonica Fantastica publikon mangan. Deri në qershor 2011, 3 volume janë publikuar.[41]

Tre OVA (Original Video Animation - video animacione origjinale) kanë dalë në shitje në Japoni. E para, One Piece: Defeat The Pirate Ganzack!, u prodhua nga Production I.G për Jump Super Anime Tour të 1998. Është 29 minuta e gjatë edhe paraqet dizajnet e personazheve nga Hisashi Kagawa. Luffy, Nami dhe Zoro janë sulmuar nga një përbindësh deti që shkatërron varkën e tyre dhe i shpërndan ata. Luffy gjendet në bregdetin e një ishulli, ku shpëton një vajzë të vogël, Medaka-n, nga dy piratë. Të gjithë banorët, duke përfshirë të atin e Medaka-s, janë marrë si skllevër nga Ganzack dhe ekuipazhi i tij. Pasi merr vesh se Ganzack gjithashtu kishte marrë edhe të gjitha ushqimet, Luffy dhe Zoro nxitojnë ti marrin përsëri. Ndërsa luftojnë piratët, njëri prej tyre grabit Medaka-n. Një betejë fillon mes Luffy-t dhe Ganzack, duke përfunduar në kapjen e Luffyt. Ndërkohë, Zoro detyrohet të dorëzohet pas kërcënimit se do ti vrasin të gjithë banorët. Banorët fillojnë të luftojnë me piratët, dhe ndërkohë Nami liron tre pengjet. Ganzack mund rebelimin dhe zbulon anijen e tij luftarake. Tani është në dorë të kapele kashtëve të mundin piratin Ganzack dhe ta ndalojnë të shkatërrojë ishullin. Skuadra e kapele kashtëve përfshin Luffyn, Namin, Zoron, Usopp-in, Sanjin, Chopper-in, Robin-in, Frankyn dhe Brook-un.

OVA-ja e dytë, One Piece: Romance Dawn Story, u prodhua nga Toei Animation në korrik 2008 për Jump Super Anime Tour.[26][42] Është 34 minuta i gjatë dhe i bazuar në versionin e parë të Romance Dawn, por përfshin piratët kapele kashtë deri te Brook dhe anijen e tyre të dytë, Thousand Sunny. Në kërkim për ushqim, Luffy arrin te një qytet port, duke mundur një pirat të quajtur Crescent Moon Gally rrugës. Ai takon një vajza të quajtur Silk në qytet, e cila ishte braktisur kur kishte qenë fëmijë nga disa piratë që sulmuan vendin, dhe ishte rritur nga kryetari i qytetit, prandaj ajo e vlerëson qytetin si "thesarin" e saj. Banorët mendojnë se Luffy është Gally dhe e kapin, pak para ardhjes së Gally-t të vërtetë. Gally e hedh Luffyn në det, por Silk e shpëton dhe Luffy shkon të luftojë me Gally-n. Ekuipazhi i tij vjen për ta ndihmuar, dhe ata arrijnë të marrin përsëri thesarin e qytetit, marrin ca ushqim, dhe shkatërrojnë anijen e Gally-t. Më vonë ka dalë në shitje si DVD, së bashku me Dragon Ball: Yo! Son Goku and His Friends Return!! dhe Tegami Bachi: Light and Blue Night, që ishte e disponueshme vetëm për japonezët.[43]

OVA e tretë, One Piece Film Strong World: Episode 0, është versioni i animuar i speciales manga të One Piece të quajtur "Kapitulli 0" i cili tregon si ishin gjërat para dhe pas vdekjes së Roger-it. është gjithashtu kapitulli hyrës për filmin e 10-të, Strong World.

Toei Animation prodhoi një serial televiziv anime të bazuar në mangan, gjithashtu të quajtur One Piece. Seriali u shfaq për herë të parë në Japoni në Fuji Television më 20 tetor 1999. Që atëherë, seriali ka arritur më shumë se 500 episode dhe është eksportuar në shumë vende të botës.

Në 2004, 4Kids Entertainment mori liçensën për shitjen e One Piece në Amerikën Veriore. Këtij dublimi iu reduktua shumë përmbajtja, si dhe gjatësia; duke i reduktuar 143 episodet e para në 140. Cigaret e Sanji-t, për shembull, u kthyen në lëpirëse,[44] dhe "lëkura e një pirati të zi u shndërrua në një ngjyrë të bardhë/mulate".[45] Premiera e serisë në Shtetet e Bashkuara ishte më 18 shtator 2004 në rrjetin televiziv Fox në bllokun Fox Box, dhe më vonë në Cartoon Network në bllokun Toonami në prill 2005. 4Kids deklaroi në dhjetor 2006 se e kishte anuluar këtë projekt.[46] Në korrik 2010, një intervistë u dha ndërmjet Anime News Network dhe Mark Kirk, zëvëndëskryetarit të medias digjitale të 4Kids Entertainment. Në këtë intervistë, Kirk shpjegoi se 4Kids e mori One Piece me një marrëveshje së bashku me disa anime të tjera, dhe se kompania nuk shikoi asnjë prej serialeve para se ta merrte. Megjithatë, pasi 4Kids kuptoi se One Piece nuk përshtatej me atë moshë të popullsisë që ata mendonin, kompania vendosi ta redaktojë atë në formën e një serie më të orientuar për fëmijë derisa të kishin një mundësi që ta lëshonin liçensën ligjërisht. Kirk tha se eksperienca në prodhimin e One Piece "prishi reputacionin e kompanisë". Që nga ai aksident, 4Kids krijoi një strukturë më strikte rregullash, kontrollesh dhe balancimesh për të vendosur cilat anime kërkon kompania.[47]

Pas dublimit nga 4Kids në 2007, Funimation Entertainment filloi prodhimin e One Piece në anglisht. Në një intervistë me aktorin zanor Christopher Sabat, Sabat deklaroi se Funimation ka qenë i interesuar të merrte One Piece që në fillim, dhe prodhoi një "episod provë", në të cilin Sabat luajti rolin e personazhit Helmeppo dhe Eric Vale luajti rolin e personazhit kryesor, Luffyt (më vonë ato vazhduan të bënin zërat e Roronoa Zoros dhe Sanjit, respektivisht).[48] Pasi krijoi një dublim të ri në anglisht, që kishte redaktime minimale në krahasim me dublimin e 4Kids, kompania nxori në shitje kompletin e parë të paredaktuar të DVD-ve me dy gjuhë, që përmbante 13 episode, më 27 maj, 2008.[49] Komplete të tjera të ngjashme vazhduan të shfaqeshin duke arritur 14 komplete deri në 26 tetor 2010.[50] Episodet e dubluara nga Funimation u shfaqën në Cartoon Network më 29 shtator 2007 dhe vazhduan deri më 22 Mars 2008.[51] Pjesa tjetër e episodeve të dubluara nga Funimation vazhduan të transmetohen në Cartoon Network të Australisë, dhe më vonë vazhduan me ritransmetime të tyre derisa u zëvëndësuan me Total Drama Island. Më 28 tetor 2011, Funimation postoi një artikull shtypi në faqen e tyre të internetit, që konfirmonte marrjen e episodeve 206-263 dhe tregonte se formati i pamjes, duke filluar që nga episodi 207 e më vonë, do të ndërrohej në formatin 16:9.[52] Më 18 maj 2013, seritë e pacensuruara filluan të transmetohën në bllokun Toonami të Adult Swim që nga episodi 207 e më vonë.[53]

Funimation, Toei Animation, Shueisha dhe Fuji TV deklaruan në maj 2009 se do transmetonin njëkohësisht serinë brenda një ore të transmetimit javor japonez.[54] Ky transmetim falas me titra anglisht është i disponueshëm në onepieceofficial.com.[55] Fillimisht i programuar të fillojë më 30 maj 2009 me episodin 403, një gabim sigurie shkaktoi një përhapje të episodit. Si rezultat, Funimation e shtyu ofertën deri më 29 gusht 2009, ku filloi të transmetohej nga episodi 415.[56][57][58]

Në fillim të shkurtit 2013, Manga Entertainment deklaroi se do fillonin të shpërndanin dublimin e Funimation të One Piece në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar më 27 maj 2013.

14 filma të animuar të bazuar në serialin One Piece kanë dalë në shitje në Japoni. Filmat tradicionalisht dalin në shitje gjatë pushimit të pranverës së shkollave në Japoni.[59] Filmat paraqesin histori krejtësisht origjinale ose ritregime alternative të një pjese të historisë me animime të një kualiteti më të lartë se kualiteti që mund të arrihet në anime javore. Funimation Entertainment liçensoi filmin 8 dhe 10 për shitje në Amerikën Veriore.

One Piece është përshtatur në shumë video lojëra të publikuara nga ndihmës të Bandai dhe më vonë si pjesë e Namco Bandai Games. Lojërat kanë dalë në shitje në një shumëllojshmëri konsolash. Seriali paraqet lloje të ndryshme lojërash, më së shumti RPG (lojëra me role), që ishte tipi dominant në vitet e hershme të serisë, dhe lojëra me dyluftime, si për shembull titujt e nën-serive Grand Battle!.

Seritë u shfaqën në Japoni më 19 korrik 2000 duke filluar me One Piece: Mezase Kaizoku Ou![60] Deri në 2012, seria ka arritur në 32 lojra, pa numëruar Battle Stadium D.O.N, titulli që One Piece ndan me seritë manga Dragon Ball dhe Naruto.

Një seri novelash (light novels) janë publikuar të bazuara në OVA-në e parë, disa episode të serialeve anime, dhe tek të gjithë filmat përveç të parit. Ata paraqitnin artin nga Oda dhe ishin të shkruara nga Tatsuya Hamasaki. E para nga këto novela, One Piece: Defeat The Pirate Ganzack!, e bazuar te OVA, doli në shitje më 3 qershor 1999.[61] Më 17 korrik 2000, doli edhe One Piece: Logue Town Chapter, një përshtatje në novelë e episodeve të animes në harkun e historisë të Logue Town.[62] Filmi i parë që u përshtat në novelë ishte Clockwork Island Adventure.[63] Libri u botua më 19 mars 2001. Më 25 dhjetor 2001, doli e dyta dhe deri tani e fundit përshtatje në novelë e serive anime, One Piece: Thousand-year Dragon Legend (One Piece: Legjenda e Dragoit Mijëvjeçar).[64] Përshtatja e Chopper's Kingdom on the Island of Strange Animals u botua më 22 mars 2002, dhe përshtatja e Dead End Adventure më 10 mars 2003..[65][66] Curse of the Sacred Sword u botua më 22 mars 2004, dhe Baron Omatsuri and the Secret Island më 14 mars 2005.[67][68] Novela e The Giant Mechanical Soldier of Karakuri Castle u botua më 6 mars 2006, dhe ajo e The Desert Princess and the Pirates: Adventures in Alabassta më 7 mars 2007.[69][70] Novela e fundit përshtat Episodes of Chopper Plus: Bloom in the Winter, Miracle Cherry Blossom dhe u botua më 25 shkurt 2008.[71]

Libra artistikë dhe udhëzues

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

5 libra artistikë dhe 5 libra udhëzues për serinë One Piece kanë dalë në shitje. Libri i parë artistik, One Piece: Color Walk 1, që doli në qershor 2001,[72] doli gjithashtu në anglisht më 8 nëntor 2005.[73] Libri i dytë, One Piece: Color Walk 2, doli në shitje më 4 nëntor 2003,[74] i treti, One Piece: Color Walk 3 - Lion, doli më 5 janar 2006,[75] dhe libri i katërt, One Piece: Color Walk 4 - Eagle, doli më 4 Mars 2010.[76] I pesti, Shark, doli më 3 dhjetor 2010.[77] Libri i parë i guidës, One Piece: Red - Grand Characters doli në shitje më 2 Mars 2002.[78] I dyti, One Piece: Blue - Grand Data File, doli më 2 gusht 2002.[79] I treti, One Piece: Yellow - Grand Elements doli më 4 prill 2007,[80] dhe i katërti, One Piece: Green - Secret Pieces, doli më 4 nëntor 2010.[81] Një libër udhëzues i animes, One Piece: RAINBOW!, doli në shitje më 1 maj 2007, dhe tregon për 8 vitet e para të serialit televiziv.[82]

Më 21 korrik 2017, kryeredaktori i Weekly Shōnen Jump, Hiroyuki Nakano njoftoi se Tomorrow Studios (një partneritet midis Marty Adelstein dhe ITV Studios) dhe Shueisha do të fillonte prodhimin e një adaptimi televiziv amerikan live-action të serisë manga One Piece të Eiichiro Oda. si pjesë e përvjetorit të 20 të serisë.[83][84] Eiichiro Oda do të shërbejë si prodhues ekzekutiv për serinë së bashku me drejtorin ekzekutiv Adelstein dhe Becky Clements.[84] Seria raportohet se do të fillojë me East Blue arc.[85] Në janar të vitit 2020, Oda zbuloi se Netflix ka porositur një sezon të parë më dhjetë episoda.[86]

Media të tjera të One Piece përfshijnë një lojë me letra nga Bandai të quajtur One Piece CCG dhe një CD të përqëndruar në personazhin Nefertari Vivi, e nxjerrë në shitje nga Avex Trax më 26 dhjetor 2002.[87][88]

Chopper i One Piece merr një stil të ngjashëm me Hello Kitty në bashkëpunimin e One Piece me Hello Kitty.[89]

Shitje dhe kritika

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

One Piece, seria manga më e famshme e të gjitha kohërave në Japoni dhe një nga mangat më të famshme në të gjithë botën, është manga më e shitur në historinë e Weekly Shonen Jump[2] dhe ka marrë lavdërime nga kritikët, kryesisht për artin, personazhet, humorin, historinë dhe gjatësinë. Tani për tani ka vendin e parë për mangan më të shitur.[3]

One Piece është gjithashtu manga e parë që ka rritur shitjet e Weekly Shonen Jump në 11 vjet.[90] Volumi 61 mban një rekord në Japoni, me 3.8 milion kopje të publikuara vetëm në botimin e parë, duke thyer rekordet e mëparshme të volumeve 57, 59 dhe 60 (me 3.0, 3.2 dhe 3.4 milion kopje respektivisht).[91] Përveç kësaj, theu edhe rekordin e Japonisë për shitjen më të madhe të botimit të parë të një libri, duke kaluar rekordin e mëparshëm të 2.9 milion kopjeve, të mbajtur nga Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit.[92] Java e parë e shitjeve e volumit 60, me 2,094,123 kopje, dhe gjithashtu theu rekordin japonez të shitjeve të librave në javën e parë të botimit, dhe tani është i vetmi libër që arriti 2 milion në javën e parë. është gjithashtu seria manga më e shitur në Japoni me mbi 270 milion kopje të shitura,[93] dhe seria manga që ka mbërritur më shpejt 100 milion shitje.[28]

One Piece ishte seria manga më e shitur gjatë 2008-s në Japoni me 5 volume. Volumet 50, 51 dhe 49 dolën i pari, i dyti dhe i katërti respektivisht, në listën e volumeve manga më të shitur, me 1,678,208, 1,646,978, dhe 1,544 kopje të shitura respektivisht.[94] Përveç kësaj, Oricon bëri një sondazh për famën e One Piece me lexuesit japonez meshkuj dhe femra mes moshave 10 deri 40 për të vendosur cila është "Manga më Interesante e 2008". Në këtë studim, katër volumet të publikuara atë vit, volumet 49, 50, 51 dhe 52 zunë vendin e parë me vlerësim 45,9%..[2]

Sipas Anime News Network, që merrë vlerësimet nga Oricon, One Piece mbajti vendin e parë në 2009 me 14,721,241 kopje të shitura, më shumë se Naruto (në vendin e dytë) dhe Bleach (në vendin e tretë) së bashku.[95] Katër volumet e publikuara gjatë asaj kohe, 53, 54, 52 dhe 55 u renditën 1-4 respektivisht për shitjen e secilit volum më vete.[96]

Në 2010 One Piece mbajti prapë vendin e parë me 32,343,809 kopje të shitura, më shumë se i dyti, Naruto, i treti, Kimi ni Todoke, i katërti, Fairy Tail, i pesti, Bleach dhe i gjashti, Fullmetal Alchemist, së bashku.[97]

ANN komenton se stili i artit i mangës së One Piece kërkon "kohë të mësohesh" me vizatimet "shumë të thjeshta" dhe dizajnet që fillimisht duken "tepër si kartona". Ata gjithashtu vërejnë se influenca e Akira Toriyama (Dragon Ball) ndikon shumë në stilin e të shkruarit të Oda-s me "beteja të mëdha të shoqëruara me shumë humor" dhe se, në One Piece, ai krijon një "përrallë të pasur" pa u fokusuar tepër te komploti.[98] Active Anime përshkruan artin e One Piece si "mrekullisht të çuditshëm dhe me shumë të shprehur".[99] Splashcomics komenton se stili "i ndezur dhe dinamik" i Oda-s kombinon me atmosferën "humoristike dhe gjallëruese" të historisë.[100]

EX lëvdon artin e Oda-s për pikturat "gjallëruese" monokromatike, "përdorimin e shkëlqyer të ndryshimit delikat të hijeve" në faqet me ngjyra, përdorimi "disi elegant" i këndeve, dhe për konsistencën.[101] Shaenon K. Garrity, i cili në një farë pike redaktoi seritë e Shonen Jump, tha se, duke bërë këtë, mahnitja e saj për aftësinë e Oda-s u shtua. Ajo deklaron se "ai ka një mjeshtëri natyrale dhe lojcake të formatit shpesh restriktiv të mangas javore", dhe se "ka gjëra interesante në thellësi të strukturës tregimtare", dhe rekomandon "të vazhdosh me volumet e mëvonshme për të parë se sa i çmendur do bëhet arti".[102] Shkrimtari Jarred Pine i Maria Entertainment komenton se "imagjinata e Oda-s mbulon të gjithë panelet". Ai gjithashtu tha se "Panelet e Oda-s paraqesin shumë drejtime dhe perspektiva interesante, sidomos gjatë pjesëve me aksion që janë gjithmonë eksplozive", por ankohet se panelet nganjëherë bëhen "paksa kaotike".[103]

Botimet Veri-Amerikane të volumeve 39-43 zunë vendet #5-9 në listën e Mangave më të Shitura në New York Times.[104]

Volumi 60 i One Piece mbante rekordin e të shiturit më shpejt deri në shkurt 2011, kur manga theu rekordin e vet me volumin 61, duke shitur 2,086,090 kopje në 3 ditë pas fillimit zyrtar të shitjes (4-6 shkurt).[105]

Në një shqyrtim të DVD-së së dytë të dublimit të 4Kids Entertainment, Todd Douglass, Jr. i DVD Talk e quajti përshtatjen e saj një "punë e lënë pas dore" duke rezultuar në një "përkthim jo shumë të pëlqyeshëm". Douglass tha se hyrja origjinale e episodeve nga 4Kids ishte një "këngë repi koti" dhe se heqja e skenave "jep ndjesinë sikur diçka mungon". Ai më vonë vazhdoi të thoshte se "Fansat e One Piece-it të vërtetë do duan të mos merren me DVD e One Piece nga 4Kids Entertainment deri sa të dalin në shitje të plota", dhe gjithashtu tha se "fëmijëve mund t'i pëlqejë ky version sepse këtë kanë parë në TV".[106] Margaret Veira e Active Anime lavdëroi animimin e serive TV, duke deklaruar se "I jep jetë dhe i qëndron besnik stilit dhe personazheve të mangas" dhe vërejti se skenat e betejave në veçanti janë "shumë energjike".[107] Patrick King i Animefringe komenton se stili i artit i One Piece është "shumë i veçantë dhe i freskët".[108] Në një shqyrtim të DVD së parë të Funimation për Mania Entertainment, Bryce Coulter komentoi se One Piece nuk është "aventurë tipike pirate" dhe se e përzier me "sasinë e duhur të dëfrimit të rastësishëm së bashku me një histori të stilit shonen" bëhet "argëtuese dhe tërheqëse".[109] Në një shqyrtim të DVD së dytë të Funimation Entertainment për Mania Entertainment, Bryce Coulter komenton se "mund të dallohet se po i kushtojnë One Piece vëmendjen që ishte shpërfillur nga 4Kids" dhe se "One Piece është një përrallë argëtimi që të bën të kërkosh më shumë!"[110]

Në Indonezi, Global TV u qortua nga Komisioni i Transmetimit Indonezian (KPI) për transmetimin e serisë anime. Nina Armando, pjesëtare e KPI dhe pedagoge në Universitetin e Indonezisë, tha se One Piece nuk duhet të transmetohet në orare kur mund ta shohin fëmijët.[111]

Manga ishte finaliste për çmimin Tezuka Osamu Cultural Prize për tre herë rresht nga 2000 në 2002,[112][113][114] me numrin më të madh të nominimeve nga fansat në dy vitet e para.[115]

Në 2005, përkthimi gjerman i volumit 44 fitoi çmimin Sondermann të audiencës në kategorinë e mangas internacionale, një çmim i përvitshëm që jepet për 7 kategori nga Panairi i Librit në Frankfurt, Frankfurter Rundschau, Spiegel Online dhe Comicforum që në 2004.[116][117]

Në një sondazh nga Oricon në 2008, adoleshentët japonezë e zgjodhën si manga më interesante.[118]

Hyrja e parë e serive anime të One Piece, "We Are!", fitoi çmimin Animation Kobe Theme Song të vitit 2000.[119] Në shkurt 2001, One Piece zuri vendin e 9 në seritë anime në Japoni.[120] Në 2001, lexuesit e Animage, një revistë e famshme japoneze për anime, votuan serinë anime në vendin e 5 të "Zgjedhjet e lexuesve për anime-t që duhet të mbahen mend në shekullin 21".[121] Në qershor 2002, lexuesit e Animage votuan One Piece në vendin e 16 për anime-n më të mirë të vitit 2001[122], dhe i dhanë një tjetër vend të 16 në 2004 në kategorinë "Favorite Anime Series".[123] Një një sondazh në internet në 2005 nga rrjeti televiziv japonez TV Asahi, One Piece zuri vendin e 6 si "seria anime më e famshme në TV".[124] Para sondazhit, Asahi TV transmetoi një tjetër listë të bazuar në një sondazh mbarëkombëtar në të cilin One Piece zuri vendin e 4 për adoleshentët.[125] Në vitin 2006, u zgjodh në vendin 32 për 100 animet japoneze më të mira nga TV Asahi dhe në vendin 21 për nga shikuesit.[126][127] DVD-ja e parë e Funimation e serisë "One Piece: Sezoni 1 Udhëtimi i Parë" u nominua për Fifth Annual TV DVD Awards.[128]

  1. ^ a b "The Official Website for One Piece" (në anglisht). Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2021.
  2. ^ a b c "Top Manga Properties in 2008 – Rankings and Circulation Data" (në anglisht). ComiPress. Marrë më 1 mars 2009.
  3. ^ a b "One Piece series holds "Dome Tour" in Osaka, Tokyo" (në anglisht). Asia Pacific Arts. 24 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2013. Marrë më 27 maj 2013.
  4. ^ Oda, Eiichiro (shtator 2008). "ヤルキマン·マングローブ". 11人の超新星. One Piece (në japonisht). Vëll. 51. Shueisha. ISBN 978-4-08-874563-3.
  5. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "リヴァースマウンテン". 伝説は始まった. One Piece (në japonisht). Vëll. 12. Shueisha. fq. 36. ISBN 4-08-872822-X.
  6. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "リヴァースマウンテン". 伝説は始まった. One Piece (në japonisht). Vëll. 12. Shueisha. fq. 38–43. ISBN 4-08-872822-X.
  7. ^ Oda, Eiichiro (mars 2007). "その海の名は". 心中お察しする. One Piece (në japonisht). Vëll. 45. Shueisha. fq. 52–53. ISBN 978-4-08-874314-1.
  8. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "リヴァースマウンテン". 伝説は始まった. One Piece (në japonisht). Vëll. 12. Shueisha. fq. 44–45. ISBN 4-08-872822-X.
  9. ^ Oda, Eiichiro (mars 2007). "その海の名は". 心中お察しする. One Piece (në japonisht). Vëll. 45. Shueisha. fq. 55–56. ISBN 978-4-08-874314-1.
  10. ^ Oda, Eiichiro (shtator 2000). "ね". まっすぐ!!!. two piece (në japonisht). Vëll. 15. Shueisha. fq. 116–117. ISBN 4-08-873009-7.
  11. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "記録指針". 伝説は始まった. One Piece (në japonisht). Vëll. 12. Shueisha. fq. 116–117. ISBN 4-08-872822-X.
  12. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "記録指針". 伝説は始まった. One Piece (në japonisht). Vëll. 12. Shueisha. fq. 118. ISBN 4-08-872822-X.
  13. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "記録指針". 伝説は始まった. One Piece. Vëll. 12. Shueisha. fq. 119. ISBN 4-08-872822-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2000). "歓迎の町". 伝説は始まった. One Piece. Vëll. 12. Shueisha. fq. 146. ISBN 4-08-872822-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Oda, Eiichiro (prill 2000). "大丈夫!!!". 大丈夫!!!. One Piece (në japonisht). Vëll. 13. Shueisha. fq. 98–99. ISBN 4-08-872863-7.
  16. ^ a b Oda, Eiichiro (dhjetor 1999). "二人目". 東一番の悪. One Piece. Vëll. 11. Shueisha. fq. 74–75. ISBN 4-08-872797-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b Oda, Eiichiro (qershor 2009). もう誰にも止められない. One Piece. Vëll. 54. Shueisha. ISBN 978-4-08-874662-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Oda, Eiichiro (dhjetor 2002). "ダイアル·エネルギー". 神の島の冒険. One Piece. Vëll. 26. Shueisha. fq. 72–76. ISBN 4-08-873336-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Oda, Eiichiro (qershor 1998). "悪魔の実". 偽れぬもの. One Piece. Vëll. 3. Shueisha. ISBN 4-08-872569-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b Oda, Eiichiro (tetor 2003). 狂想曲. One Piece. Vëll. 30. Shueisha. fq. 86. ISBN 4-08-873502-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Oda, Eiichiro (shkurt 2001). "Rumble!!". ヒルルクの桜. One Piece. Vëll. 17. Shueisha. fq. 71–72. ISBN 4-08-873073-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Oda, Eiichiro (gusht 2004). 「水の都」ウォーターセブン. One Piece. Vëll. 35. Shueisha. fq. 146. ISBN 4-08-873638-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Oda, Eiichiro (dhjetor 1997). "Romance Dawn —冒険の夜明け—". Romance Dawn —冒険の夜明け—. One Piece (në japonisht). Vëll. 1. Shueisha. ISBN 4-08-872509-3.
  24. ^ Oda, Eiichiro (korrik 2001). "解放". 反乱. One Piece. Vëll. 19. Shueisha. fq. 177. ISBN 4-08-873133-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ a b Oda, Eiichiro (nëntor 1998). Wanted!. Shueisha. fq. 202. ISBN 978-4-08-872631-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ a b "One Piece's 'Prototype' Romance Dawn to be Animated". Anime News Network. 10 korrik 2008. Marrë më 22 gusht 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Oda, Eiichiro (korrik 2006). 海賊 VS CP9. One Piece. Shueisha. fq. 126. ISBN 4-08-874127-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ a b Ishida, Kanta (25 korrik 2007). "「ONE PIECE」尾田栄一郎さんに聞く". Yomiuri Shimbun. Japan. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2007. Marrë më 31 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Fans Chat with Oda Sensei!" Shonen Jump #84. Volume 7, Issue 12. December 2009. 32.
  30. ^ Aoki, Deb. "Interview: Jason Thompson: Manga Editor and Author of Manga: The Complete Guide". About.com. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2009. Marrë më 16 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Oda, Eiichiro (dhjetor 2008). ロジャーとレイリー. One Piece. Vëll. 52. Shueisha. fq. 108. ISBN 978-4-08-874602-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "One Piece/1" (në japonisht). Shueisha. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 22 mars 2009.
  33. ^ ONE PIECE/68| 尾田 栄一郎| ジャンプコミックス|BOOKNAVI|集英社. Books.shueisha.co.jp. Retrieved on 2012-12-13.
  34. ^ "Shonen Jump Line-up Tied to Cartoon Network". ICv2. 7 gusht 2002. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Shonen Jump #1 in Third Printing". ICv2. 10 dhjetor 2002. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "One Piece, Volume 1". Amazon.com. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "One Piece Volume 1". Amazon.com. ASIN 0575078685. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 1 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "One Piece Volume 14". Amazon.com. ASIN 0575081023. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 1 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "One Piece: Romance Dawn v. 1". Amazon.com. ASIN 1569319014. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 1 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "One Piece (Manga)". Madman Entertainment. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Chudi (22 qershor 2011). "One Piece tom 4". Tanuki.pl. Małgorzata Kaczarowska. 2124. ISSN 1898-8296. Marrë më 9 korrik 2011. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Jump Super Anime Tour — Great Gathering of Jump-Heroes" (në japonisht). Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2008. Marrë më 28 korrik 2008.
  43. ^ "New DB, Tegami Bachi, Romance Dawn Anime DVD Offered". Anime News Network. 2008-12-12. Marrë më 2012-12-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "4Kids Announces Fox Box Schedule". Anime News Network. 2 shtator 2004. Marrë më 20 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "White Pirates, Black Pirates?". Anime News Network. 26 gusht 2005. Marrë më 20 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Pirate King's last stand". Newtype USA. A.D. Vision. 6 (2): 118. 2007. ISSN 1541-4817. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Kirk Up Your Ears". Anime News Network. 22 korrik 2010. Marrë më 23 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Logan, Zach (18 dhjetor 2010). "The Unofficial One Piece Podcast, Episode 148". The Unofficial One Piece Podcast. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2015. Marrë më 4 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Coulter, Bryce (5 qershor 2008). "One Piece Season 1 Part 1". Mania Entertainment. Marrë më 30 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Right Stuf's listing for One Piece: Season Three, Third Voyage[lidhje e vdekur]
  51. ^ "Cartoon Network Has No Plans for One Piece's Return (Updated)". Anime News Network. 29 mars 2008. Marrë më 31 mars 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Rojas, Justin (28 tetor 2011). "Funimation Entertainment Acquires One Piece - Season Four". Funimation Entertainment. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2011. Marrë më 28 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "One Piece to Air on Adult Swim's Toonami Block - News". Anime News Network. 2013-03-13. Marrë më 2013-03-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Funimation Entertainment (14 maj 2009). "FUNimation Entertainment, Toei Animation, Shueisha and Fuji Television Announce Online Simulcast of One Piece". Press release. Archived from the original on 9 shkurt 2014. https://web.archive.org/web/20140209122853/http://www.toei-anim.com/news/onepiece.pdf. Retrieved 10 tetor 2010. 
  55. ^ One Piece official anime website
  56. ^ "Funimation Cancels One Piece Simulcast (Update 2)". Anime News Network. 30 maj 2009. Marrë më 30 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "Funimation Entertainment Announces Online Return of One Piece". Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2010. Marrë më 18 gusht 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Funimation to Relaunch One Piece Simulcast on August 29". Anime News Network. 18 gusht 2009. Marrë më 18 gusht 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "One Piece Movie 10 tentative information". Anime News Network. Marrë më 7 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "From TV Animation: One Piece for WonderSwan". GameSpot. Marrë më 30 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "One Piece/倒せ!海賊ギャンザック" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  62. ^ "One Piece/ローグタウン編" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  63. ^ "One Piece/ねじまき島の冒険" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  64. ^ "One Piece/千年竜伝説" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  65. ^ "One Piece/珍獣島のチョッパー王国" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  66. ^ "One Piece/デッドエンドの冒険" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  67. ^ "One Piece/呪われた聖剣" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  68. ^ "One Piece/オマツリ男爵と秘密の島" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  69. ^ "One Piece The Movie/カラクリ城のメカ巨兵" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  70. ^ "劇場版One Piece/エピソード オブ アラバスタ 砂漠の王女と海賊たち" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  71. ^ "One Piece/エピソードオブチョッパー 冬に咲く、奇跡の桜" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 janar 2009.
  72. ^ "One Pieceイラスト集/Color Walk/1" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 22 nëntor 2008.
  73. ^ "One Piece Color Walk Art Book, Vol. 1". Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2008. Marrë më 22 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ "One Pieceイラスト集/Color Walk/2" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 22 nëntor 2008.
  75. ^ "One Pieceイラスト集/Color Walk/3/Lion" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 22 nëntor 2008.
  76. ^ "One Pieceイラスト集/Color Walk/4/Eagle" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 29 mars 2010.
  77. ^ "One Pieceイラスト集/Color Walk/5/Shark" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 10 nëntor 2010.
  78. ^ "One Piece Red: Grand Characters" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 22 nëntor 2008.
  79. ^ "One Piece Blue: Grand Data File" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 22 nëntor 2008.
  80. ^ "One Piece Yellow: Grand Elements" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 22 nëntor 2008.
  81. ^ "One Piece Green: Secret Pieces" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 10 nëntor 2010.
  82. ^ "One Piece Rainbow!" (në japonisht). Shueisha. Marrë më 3 dhjetor 2010.
  83. ^ Fukuda, Kazuaki (21 korrik 2017). "Popular manga 'One Piece' to be remade into live-action TV drama". The Japan Times. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2017. Marrë më 21 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  84. ^ a b Birnbaum, Debra (31 korrik 2017). "Tomorrow Studios to Develop Japanese Comic 'One Piece' as Live-Action TV Series". Variety. Reed Business Information. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2017. Marrë më 1 gusht 2017. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  85. ^ Medina, Joseph Jammer (20 dhjetor 2017). "One Piece Live-Action Hollywood Series To Begin With East Blue Arc". Latino Review Media. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 20 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  86. ^ Medina, Joseph Jammer (29 janar 2020). "Live-Action One Piece Series Gets 10-Episode Order At Netflix". LRM Online. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  87. ^ "ICv2 – Bandai Offers November Special on 'One Piece CCG'". ICv2. 20 tetor 2005. Marrë më 6 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  88. ^ "One Piece ワンピース「海賊ビビの大冒険". Oricon. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2009. Marrë më 19 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  89. ^ "One Piece meets Hello Kitty: Goods previews released". Asia Pacific Arts. 11 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2013. Marrë më 3 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  90. ^ "Weekly Shōnen Magazine Circulation Drops Below 2,000,000". ComiPress. 17 prill 2007. Marrë më 17 prill 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  91. ^ http://www.geocities.jp/wj_log/rank/rank0.html }}
  92. ^ "『ONE PIECE』最新60巻、歴代最高の初週実売200万部超え". OriconStyle (në japonisht). Oricon. 11 nëntor 2010. Marrë më 11 nëntor 2010.
  93. ^ "人気コミック『ONE PIECE』、総発行部数2億冊を突破". Oricon Style (në japonisht). Oricon. 1 nëntor 2010. Marrë më 11 nëntor 2010.
  94. ^ "『ONE PIECE』第50巻、発売1週目で100万部突破" (në japonisht). Oricon. 12 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2013. Marrë më 30 mars 2010.
  95. ^ "2009's Top-Selling Manga in Japan, by Series". Anime News Network. Marrë më 4 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  96. ^ "2009 Japanese Comic Ranking, #1–25". Anime News Network. Marrë më 4 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  97. ^ "Top-Selling Manga in Japan by Series: 2010". Anime News Network. Marrë më 23 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  98. ^ Divers, Allen (10 shkurt 2003). "One Piece manga review". Anime News Network. Marrë më 24 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  99. ^ Veira, Margaret. "One Piece Vol. 20: Showdown at Alubarna (Advance Review)". Active Anime. Marrë më 24 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  100. ^ Vuk, Mario (20 maj 2002). "Comic-Besprechung – One Piece 14" (në gjermanisht). Splashpages. Marrë më 19 maj 2009.
  101. ^ Takahashi, Rika (1998). "One Piece" (në anglisht). Society for the Promotion of Japanese Animation. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2009. Marrë më 19 maj 2009.
  102. ^ Garrity, Shaenon K. "Five for Friday #13: Manga/Pulp" (në anglisht). Tom Spurgeon. Marrë më 5 korrik 2009.
  103. ^ Pine, Jarred (21 janar 2006). "One Piece Vol. #09" (në anglisht). Mania Entertainment. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2009. Marrë më 6 korrik 2009.
  104. ^ "Best Sellers: Graphic Books: Manga". New York Times (në anglisht). 15 prill 2010. Marrë më 3 maj 2010.
  105. ^ "One Piece's latest volume set the record for manga sales" (në anglisht). Asia Pacific Arts. 2 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  106. ^ Douglass, Todd, Jr. (16 prill 2006). "One Piece Vol 2" [One Piece Volumi 2] (në anglisht). DVD Talk. Marrë më 26 prill 2009.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  107. ^ Margaret Veira (15 qershor 2008). "One Piece – Season One: First Voyage – Part One" (në anglisht). Active Anime. Marrë më 19 maj 2009.
  108. ^ Patrick King; Ridwan Kahn; Dillon Font (2004). "Manga Shorts" (në anglisht). Animefringe. Marrë më 19 maj 2009.
  109. ^ Bryce Coulter (5 qershor 2008). "One Piece Season 1 Part 1" [One Piece Sezoni 1 Pjesa 1] (në anglisht). Mania Entertainment. Marrë më 6 korrik 2009.
  110. ^ Bryce Coulter (1 tetor 2008). "One Piece Season 1 Part 2" [One Piece Sezoni 1 Pjesa 2] (në anglisht). Mania Entertainment. Marrë më 6 korrik 2009.
  111. ^ Erwida Mauli (8 korrik 2008). "Comedy hit gets warning for 'vulgar' content" (në anglisht). The Jakarta Post. Marrë më 11 mars 2009.
  112. ^ "2000 Osamu Tezuka Cultural Prizes" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2008. Marrë më 5 qershor 2013.
  113. ^ "2001 Osamu Tezuka Cultural Prizes" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2008. Marrë më 5 qershor 2013.
  114. ^ "2002 Osamu Tezuka Cultural Prizes" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2008. Marrë më 5 qershor 2013.
  115. ^ "2001 Tezuka Award Nominees are in" (në anglisht). Anime News Network. 17 mars 2001. Marrë më 20 nëntor 2008.
  116. ^ Sondermann (Cartoon)
  117. ^ "Comic-Preis Sondermann an sieben Preisträger verliehen" (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2008. Marrë më 18 nëntor 2008.
  118. ^ "Oricon: most interesting manga" [Oricon: manga më interesante] (në anglisht). Tokyograph. Marrë më 18 nëntor 2008.
  119. ^ "アニメーション神戸賞" (në japonisht). Animation Kobe. Marrë më 22 nëntor 2008.
  120. ^ "Top 10 Anime in Japan" (në anglisht). Anime News Network. 16 mars 2001. Marrë më 20 nëntor 2008.
  121. ^ "More details Regarding Animage Top 100" (në anglisht). Anime News Network. 16 janar 2001. Marrë më 20 nëntor 2008.
  122. ^ "June Animage Ranks Anime" (në anglisht). Anime News Network. 10 maj 2002. Marrë më 20 nëntor 2008.
  123. ^ "Animage Awards" (në anglisht). Anime News Network. 12 maj 2002. Marrë më 20 nëntor 2008.
  124. ^ "TV Asahi Top 100 Anime" (në anglisht). Anime News Network. 23 shtator 2005. Marrë më 20 nëntor 2008.
  125. ^ "TV Asahi Top 100 Anime – Part 2" (në anglisht). Anime News Network. 23 shtator 2005. Marrë më 20 nëntor 2008.
  126. ^ "日本全国徹底調査!好きなアニメランキング100" (në japonisht). TV Asahi. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2009. Marrë më 18 nëntor 2008.
  127. ^ "月バラ2時間スペシャル 芸能界アニメ通が集結!徹底調査アニメランキング100" (në japonisht). TV Asahi. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2008. Marrë më 18 nëntor 2008.
  128. ^ "Anime Nominated for TV DVD Awards". Anime News Network. 1 tetor 2008. Marrë më 29 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)