Colleen Ballinger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Colleen Ballinger, 2012

Colleen Ballinger (lindur më 21 nëntor, 1986) është një aktore, komediane dhe këngëtare amerikane.[1] Ajo është e njohur për personazhin e saj si Miranda SingsYouTube. Ka qenë e martuar me një personalitet po ashtu nga YouTube, Joshua David Evans nga i cili u nda në shtator të vitit 2016.[2] Momentalisht është e fejuar me aktorin Erik Stocklin me të cilin po pret një fëmijë.

Ballinger është lindur dhe rritur në Santa Barbara, Kaliforni, e bija e Tim dhe Gwen Ballinger. U diplomua në Universitetin Azusa Pacific në vitin 2008. Ka fituar dy çmime: Streamy Awards dhe Teen Choice Awards[3] si dhe ka marrë pjesë në disa seriale televizive. Në tetor të vitit 2016 u dha premiera e serialit të saj origjinal të titulluar Haters Back Off, bazuar në personazhin e saj si Miranda Sings.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]