Jump to content

Dama Dam Mast Qalandar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"Dama Dam Mast Qalandar"
Këngë

"Dama Dam Mast Qalandar" (penxhabisht: دَما دَم مَست قَلَندَر, दमादम मस्त क़लन्दर) është një këngë shpirtërore sufiste.[1] Poema origjinale fillimisht është shkruar nga Amir Hosrov, pastaj është modifukuar nga Bulleh Shah. Kjo këngë është shkruar në nderë të shenjtorit sufi më të nderuar të Sindit, Shahbaz Kalandar të Sehwan Sharif. Melodia moderne është kompozuar nga mjeshtëri Ashiq Hussain nga Pakistani,[2] dhe është bërë e famshme nga shumë këngëtarë nga Pakistani dhe Bangladeshi si: Noor Jehan, Runa Laila, Nusret Fatih Ali Han, Abida Parveen, vëllezërit Sabri, Reshma, Komal Rizvi, dhe Junoon. Kënga është performar edhe nga artistë indianë si vëllezërit Wadali dhe Mika Singh.

Në vitet 1970, Runa Laila nga Bangladeshi ishte shumë e njohur në Indi dhe Damadam Mast Qalandar ishte njëra prej tre këngëve të saja më të ndëgjuara Indi.

Kohëve të fundit, Sami Jusuf ka krijuar një interpretim të këngës.