Jump to content

Dedin Suli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dedin Suli është koreograf, shkrimtar dhe studiues i artit koreografik. Është lindur në qytetin e Shkodrës në një familje shqiptaro - italiane me tradita në fushën e artit. Në vitin 1951 filloi aktivitetin si valltar profesionist pranë Filarmonisë Shqiptare. Mbas një aktivizimi të pandërprerë mësoi repertorin e vitit 1950-‘51, “Vëllazërimi i popujve” dhe “Shatërvani Bahçisarajt”. Në vitin 1951 ka marrë pjesë në “Flamuri i Paqes”, “Koncert Koreografik”, “Mbrëmje Baleti”. Është autor i librave:”Artistë të shquar të interpretimit koreografik shqiptar 1950-2012”, “Besim Zekthi, korife i vallëzimit shqiptar”, ”Agron Aliaj, artisti që thuri legjendë”, si dhe ka në shtyp një libër për Rexhep Çelikun. Dedin Suli prej vitesh banon në Itali, por ai kurrë nuk e harron ardhjen në Shqipëri si dhe lidhjen e kahershme me TOB-in,ndonëse ka kohë që është larguar. Ai është autor i dhjetëra shkrimeve të tjera ku promovon vlera të artistëve dhe të artit koreografik të botuar në shtypin shqiptar dhe atë italian. Libri i tij për Agron Aliajn është shoqëruar me një parathënie të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ndërsa për studimet e tij nuk janë kursyer të bëjnë vlerësime edhe kritikë të tjerë me zë, ndër ta Adriatik Kallulli e Josif Papagjoni.