Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës është një degë e Fakultetin i inxhinierisë së ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Misioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Misioni i DAU është te zhvilloje një kurrikulum të veçante në përputhje të plotë me standardet Evropiane dhe kartën e Bolonjës, për të ofruar një edukim ndërdisiplinor në degën arkitekturës dhe urbanistikes për komunitetin e studenteve te të gjitha trevave Shqiptare, për të edukuar dhe mësuar arkitektet dhe projektuesit e ardhshëm si profesionist novator, krijues, të ndjeshme ndaj kulturës dhe të përgjegjshëm ndaj ambientit me aftësi të larta mendimi dhe me njohuri bashkëkohore të teknologjive që përdoren në arkitekture, projektim interieri, projektim industrial, ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës, projektim urban, gjelbërim, që të mund të ndajnë dhe të aplikojnë njohurit ndërmjet tyre dhe me disiplina të tjera, si dhe të jenë të hapur ndaj mundësive të reja te bashkëpunimit më disiplina të tjera në procesin e mësimit dhe të praktikës profesionale.

Misioni i DAU është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë, e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies, veprimtarisë kërkimore shkencore dhe shërbimeve ; të mundësojë formimin e vazhduar ne te tre nivelet e edukimit, të formojë specialistë të lartë e të përgatisë shkencëtarë të rinj ne fushat e arkitekturës dhe te urbanizmit.

Programi i studimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikes (DAU) pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës është i vetmi institucion publik dhe privat që ofron ciklin e plotë të studimeve në të tre nivelet për profilin Arkitekturë dhe Urbanistikë.

Programi i studimit përbëhet prej :

1. Diplomë e Integruar në Arkitekturë, Profili ARKITEKTURË

2. Diplomë e Integruar në Arkitekturë, Profili URBANISTIKË

3. Doktoraturë në ARKITEKTURË dhe URBANISTIKË (AU)

  • Projektim Arkitektonik
  • Projektim Urbanistik
  • Restaurim

Struktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikes (DAU) ka në përbërjen e tij 35 pedagog të brendshëm. Pedagoge nga Departamente të tjera te FIN dhe FFP te UPT janë 16, ndërsa pedagog të ftuar që kontribuojnë në mësimdhënie janë 40.

Përgjegjësi i DAU është Dr. Ark. Florian Nepravishta.