Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike i Universitetit Politeknik të Tiranës

Coordinates: 41°19′12″N 19°48′17″E / 41.31994°N 19.80473°E / 41.31994; 19.80473
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike është një nga fakultetet që përbëjnë Universitetin Politeknik i Tiranës.

Ky Fakultet përbëhet nga disa departamente :

Diplomat që lëshon ky Fakultet janë diplome në :

Stafi i Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike ka në përbërje 34 pedagogë me gradën "Doktor", 11 profesorë të asociuar dhe 12 profesorë. Ky fakultet lëshon diploma ne përputhje me udhëzimet nga Karta e Bolonjës.

Ndërkaq, programet e diplomave që lëshon departamentet përkatëse janë te njëjta me programet e Universitetit Politeknik te Milanos. Këshilli i Ministrave miratoi hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet, përkatësisht, diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”. Këto programe studimi realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike. Këto programe studimi fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

41°19′12″N 19°48′17″E / 41.31994°N 19.80473°E / 41.31994; 19.80473