Dermatitis herpetiformis
Dermatitis herpetiformis (angl. Duhring's disease, Sëmundja Duhring) është një sëmundje kronike, me kruajtje të shumta, e shoqëruar me flluska. Dermatitis Duhring i takon sëmundjeve të lëkurës, që krijojnë flluska. Kjo sëmundje është e lidhur me ndjeshmërinë e zorrëve ndaj glutenit (Coliac sprue).
Shkaktarët e sëmundjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkaktarët e sëmundjes akoma nuk dihen.
Epidemiologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo sëmundje shfaqet prej moshës 20 deri në atë 60 vjeçare. Shpërndarja te gjinitë meshkuj:femra është 2:1. Zakonisht fillon rreth moshës 30 deri 40 vjeçare, por shfaqet edhe te fëmijët.
Simptomat dhe klinika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillon me kruajtje ekstreme. Flluskat shfaqen në lëkurë rreth bërrylave dhe gjunjëve, në kurriz, prapanicë dhe kokë. Ato kanë formë të njëjtë dhe shfaqen në të dy anët e trupit. Shpesh flluskat duken si flluskat e urtikaries dhe janë të mbushura edhe me gjak. Simptomat janë të ndryshueshme, herë ato tentojnë të përmirësohen, hera të tjera ata keqësohen.
Diagnoza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Biopsi të lëkurës dhe pastaj nëpërmjet të imunofluorescencës direkte vërtetohen antitrupat IgA të grumbulluara në formë lineare në lëkurë.
Terapia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dapsone (tuberkulostatikë) dhe një antibiotik u ndihmon në të shumtën e rasteve pacientëve.
Prognoza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo sëmundje mund të kontrollohet me mjekim, por nuk është plotësisht e shërueshme.
Komplikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te shumë pacientë me sëmundjen Duhring gjinden gjithashtu edhe sëmundje të gjëndrës tiroide. Ato gjithashtu zhvillojnë shpesh kancer të traktit intestinal.
Parandalimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për këtë sëmundje nuk është akoma e njohur ndonjë metodë për parandalimin e saj. Pacientët me këtë sëmundje bëjnë mirë nëse i shmangin prodhimet e grurit (të gjitha ato që përmbajnë gluten) për tu shmangur komplikimeve të sëmundjes.
![]() |
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |