Dervish bej Biçakçiu
Dervish bej Biçakçiu (1874-1952) qe çifligar dhe bamirës i Normales së Elbasanit .
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu më 1874 në oxhakun e Biçakçinjve, i biri i Jusuf beut dhe i Hedije hanëm Zogollit[1], hallës së Ahmet Zogut. Kishte çifligje në Elbasan dhe Lushnje, përafërsisht më 1940 këto çifligje shtriheshin në rreth 2100 hektarë[2].
Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka ndjekur në Stamboll ku mbante letërkëmbim të vazhdueshëm me Faik Konicën. Në vitin 1909 organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Dervish Bej ishte edhe një ndër financuesit e shkollës Normale në Elbasan, delegat i Peqinit në Kuvendin e Vlorës dhe u ngarkua nga Ismail Qemali të organizonte Ministrinë e Financave. Por krejt papritur ai merr anën e kushëririt Esat pashë Toptanit duke shprehur pakënaqësi nga qeverisja e Vlorës.
Pas ardhjes së regjimit komunist ai ikën jashtë atdheut dhe ndërroi jetë në Liban.[3]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Marrë nga siti royalark.net më 17 mars 2016.
- ^ Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përktheu Afrim Koçi, Tiranë: 55, vl II, 2010. fq. 124. ISBN 978-99943-56-89-8
- ^ Mësuesit shqiptarë të sulltanëve të perandorisë Osmane, Bardha Nergjoni, Gazeta Shekulli 06-08-2007