Dervish bej Biçakçiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Dervish bej Biçakçiu (1874-1952) qe çifligar dhe bamirës i Normales së Elbasanit .

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Leu më 1874 në oxhakun e Biçakçinjve, i biri i Jusuf beut dhe i Hedije hanëm Zogollit[1], hallës së Ahmet Zogut. Kishte çifligje në Elbasan dhe Lushnje, përafërsisht më 1940 këto çifligje shtriheshin në rreth 2100 hektarë[2].

Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka ndjekur në Stamboll ku mbante letërkëmbim të vazhdueshëm me Faik Konicën. Në vitin 1909 organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Dervish Bej ishte edhe një ndër financuesit e shkollës Normale në Elbasan, delegat i PeqinitKuvendin e Vlorës dhe u ngarkua nga Ismail Qemali të organizonte Ministrinë e Financave. Por krejt papritur ai merr anën e kushëririt Esat pashë Toptanit duke shprehur pakënaqësi nga qeverisja e Vlorës.

Pas ardhjes së regjimit komunist ai ikën jashtë atdheut dhe ndërroi jetë në Liban.[3]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Marrë nga siti royalark.net më 17 mars 2016.
  2. ^ Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përktheu Afrim Koçi, Tiranë: 55, vl II, 2010. fq. 124. ISBN 978-99943-56-89-8
  3. ^ Mësuesit shqiptarë të sulltanëve të perandorisë Osmane, Bardha Nergjoni, Gazeta Shekulli 06-08-2007