Din Martin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Din Martin
U lind në7 qershor 1917
Vdiq25 dhjetor 1995
Kombësiaamerikan
TitulliDin Martin dhe Jerry Lewis

Din Martin (Steubenville, Ohio, 7 qershor 1917Beverly Hills, California, 25 dhjetor 1995), aktor dhe këngëtar amerikan me origjinë italiane.

Din Martin, Rio Bravo, 1959.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dean Martin ishte i lindur me emrin Dino Paul Crocetti dhe ishte me origjinë Arbaresh italiane. Ishte aktor filmi dhe këngëtar i madh. Në fillim aktronte role komike me partnerin e tij të njohur Xheri Luis por më vonë luajti edhe role të shumta serizore si në filmat Luanët rinj, Rio Bravo, Seriali Mat Helm etj. Ai ishte ndër këngëtarët më të njohur amerikanë të viteve 50-ta dhe 60-ta. Këngët e tij, si edhe ato të mikut dhe shokut të tij Frank Sinatra ishin bërë hite të mëdha muzikore dhe dëgjoheshin anembanë Amerikës. Ai këndonte anglisht dhe ishin të njohura sidomos këngët e tij italiane Mambo italiano dhe Volare.

Në rininë e tij edhe ky merrej me boks por pasiqë e kishte thyer hundën e kishte ndërprerë at aktivitet sportiv. Në vitin 1941 martohet me Elizabet En Mekdonald me të cilën jetoi disa vite me të cilën i pati katër fëmijë.

Siç thamë edhe më lart, Din Martin shkëlqeu me filmin ”Luanët e rinj” në të cilin aktron bashkë me Marlon Brandon dhe Mongomeri Kliftin. Me këtë film Din Martin tregoi se përveç në muzikë ai kishte prirje të jashtëzakonshme të krijonte edhe vepra të fuqishme filmore. Emri i tij u bë tejet simpatik për adhurues të shumtë nga mbarë bota. ”Luanët e rinj” shikoheshin gjithkund dhe Martin kishte fituar popullaritet edhe tek ne.

Bashkë me mikun e tij Frank Sinatra luajnë në filmin Disa vinin duke vrapuar, sipas dramës si Vinsente Minelit i cili ishte dramaturgu më i madh i asaj kohe, veprat e të cilit realizoheshin si në teatër ashtu edhe në film.

Në vitin 1959 ai e krijon rolin e tij më të fuqishëm në filmin Rio Bravo (1959) në të cilin interpreton një zëvendës sherifi pijanec të cilin e nëpërkëmbin banditët e ndryshëm. Në jetën e tij hyn Sherifi tjetër (Xhon Uejn) i cili i ndihmon Martinit për ta braktisur alkoolin dhe të ndërmerrte aksione heroike në pastrimin e qytezës nga keqbërësit. Rio Bravo ka mbetur ndër filmat më të shquar në historinë e artit filmor amerikan dhe roli i Dan Martinit ndër më të bukurit të realizuar ndonjëherë. Regjinë e filmit e realizoi regjisori Hauard Houks, kurse në film aktruan edhe këngëtari i njohur Riki Nelzon dhe aktorja e famshme Enxhi Dikinson. Din luan sërish me Xhon Uejnin në filmin Të bijt e Keti Edlerit në vitin 1965. Si këngëtar Martin e kopjoi deri diku edhe stilin e Bing Krozbit, por si aktor e kishte stilin e vetë origjinal të cilin e kishin shumë aktorë të njohur.

Me Frank Sinatrën, Sejmi Dejvisin dhe Piter Laufordin e kishin formuar katërshin e njohur të cilët realizuan së bashkë filmat Oceans eleven dhe Tre rrjështërët. Me vite të tëra bashkë me Sinatrën ishin këngëtarët më të popullarizuar në Las Vegas ku kishin edhe shumë hotele ku luhej kumar në mbikëqyrje.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.