Jump to content

Dishat

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dishat

Dishat është një fshatkomunën Markatrrethin e SarandësShqipërisë.

Nga veriu fshati Dishat me Shalësin, nga jugu me Vërvën, nga perëndimi me Konispolin dhe nga lindje me Janjarin e Ninatin.

Toponimet të fshatit Dishat:[1]

  • Ahurez/a - ara e vidha përreth, në P. Në P të qendrës së fshatit thonë se ka qenë një fshat i lashtë, i cili në kohëra të vona është zhdukur.
  • Ahuz/i - hon, në P.
  • Alidhuli - këmbë mali, në V.
  • Ar’ e Bishës - baçe me ullinj, në V.
  • Ar’ e Bithpulës - arë, në P.
  • Ar’ e Dedes - arë, në L.
  • Ar’ e Duros - arë, në P.
  • Ar’ e Glatë – arë, në P.
  • Ar’ e Gjerë – arë, në P.
  • Ar’ e Gjinit - arë, në L.
  • Ar’ e Haçes - arë, në L.
  • Ar’ e Hoxhës - arë, në J.
  • Ar’ e Madhe - ara, në V.
  • Ar’ e Saballos - arë, në V.
  • Ar’ e Sullo Hukës - are, në L.
  • Ar’ e Shorrit - kanë qenë varre, pastaj ara, sot djerr, në L.
  • Ar’ e Zbjerrë - arë, në VP.
  • Araz/t - sheshe dhe ara, në P.
  • Arrëz/a – arë, në V.
  • Bajramushi (i) Çarçanit - pllajë e veshur me lisa e valanidha, në V.
  • Barçavë/a - arë, në P.
  • Bathamé/ja – pllajë, në L. Dikur aty është mbjellur bathë.
  • Bimanele - arë, në P.
  • Bithpule/a - ara, në P.
  • Blladivun/i - arë, në P.
  • Bozhë/a - kullotë, në P.
  • Bregu i Çemniut - breg, në L.
  • Bregu (i) Fikut - breg ku ka qenë një fik i vjetër, në V.
  • Bregu (i) Manelit - breg, në P.
  • Brikth/i - gërzh në nje pllajë e cila ka formën e ibrikut. Aty ka mone bagëtish, në V.
  • Brim’ e Ftohët - sterrë ku në hyrje të saj ndien të ftohët, në P.
  • Brim e Galibajthit - vrimë e thellë, në V.
  • Brim’ e Lavanit - vrimë, në V.
  • Brinj e Shelqit - ara në një brinjë, në P. Sipas gojëdhënës në Brinjën e Shelqit dhe në Shënepremte (vendemër në Dishat) kanë qenë dy fshatra të kohës së lashtë të cilët dikur vonë janë zhdukur. Populli i këtij fshati ruan edhe sot në kujtesën e tij shprehjen: “vajzë ka Brinj’ e Shelqit, nuse në Shënepremte”.
  • Burim i Bozhës – burim, në P.
  • Burimi (i) Gropës Salikos - burim, në V.
  • Burim’ i Limos – burim, në V.
  • Burim i Orafes - burim, në V.
  • Burim i Portës - burim, në V.
  • Burim i Vathës Minait - burim, në P.
  • Burim i Vërtopit - burim, në P.
  • Buza e Gurrës - buzë shkëmbore, në V.
  • Buza e Shaban Hoxhës - buzë shkëmbore, në J.
  • Buza e Shurit - buzë shkëmbore, në P.
  • Buzëshkëmbe - ara, në V.
  • Cop’ e Balit - arë në mal, në P.
  • Copaz - arë, në P.
  • Çemina - arë, në V.
  • Çep’ i Gorricazet - ara, në V.
  • Çep i Orafes - hundë mali, në V.
  • Çuk’ e Gropës Thellë - majë mali, në L.
  • Çuka e Kodrës - kodër shkëmbore në afërsi të qendrës.
  • Çuk’ e Vërtopit - majë mali, në P.
  • Djepez/a - ledhe që rrethojnë një kodër ku dikur ka qenë një fshat i lashtë i cili në kohën e pushtimit osman është detyruar të emigrojë në Kalabëri, në V.
  • Doribak/u - arë, në L.
  • Dulbak/u - arë, në L.
  • Dushku i Xhovës – arë, në L.
  • Dhjomël/a - arë, në J.
  • Dhrizë/a - arë, në L.
  • Fundrat - ara, në P.
  • Galibajthi - arë, në V.
  • Gërmadhë/a - arë, në V.
  • Gorric’ e Madhe - arë, në V.
  • Grav’e Daminit - shpellë ku në kohën e pushtimit osman fshihej kaçaku Damin Zote Buli nga fshati Varfanj i Gumenicës, në P.
  • Grav’ e Gurrës - shpellë që mund të nxejë 200-300 kokë bagëti të imta, në VL.
  • Grav’ e Kuqe – shpellë, në P.
  • Grav’ e Prrojt Korbit - shpellë ku strehohen korba, në J.
  • Grava e Qaf/erëzës – shpellë, në P.
  • Grava e Qafës Mesoit - shpellë, në P.
  • Grik’ e Arazet - vend grykë ku ndodhen disa ara, në P.
  • Grop’ e Kushlules - arë, në V.
  • Grop’ e Radhoit - vend gropë mbi fshat, në P.
  • Grop’ e Radhoit - vend gropë mbi fshat, në P.
  • Grop’ e Shahinit - arë, në V.
  • Grop’ e Thellë – ara, në L.
  • Gropëza - arë, në VP.
  • Gropishnje – arë, në P.
  • Gurët e Gletë - shkëmbinj, në P.
  • Gur i Shkulur - shkëmb, në V.
  • Gur i Shpuar - shkëmb ku hyn dhe del nga ana tjetër. Aty kalojnë të sëmurë për të prishur magjitë, të tjerë për t’u shëruar nga ethet si edhe gratë që nuk lindin, duke besuar këto të fundit se në këtë mënyrë do të bëhen shtatzane.
  • Gurrat e Plakës – ara, në L.
  • Gurrë/a – krua, në L.
  • Gjolekë/a - ara, në P.
  • Hallazëm - hon, në P.
  • Jajth/i – ara, në P.
  • Kalaja e Qitezës - kala, në V.
  • Kamine – arë, në L.
  • Kapëz/a - udhë që del nga fshati, në V.
  • Këmb e Hollë - këmbë mali, në P.
  • Klishë/a - shesh në qendër të fshatit.
  • Klisha e Abipit - dikur kishë, sot depo, në L.
  • Klish’ e Duçes - ara, në P.
  • Klish’ e Kroit - vorreza mbi krua ku dikur ka qënë edhe një kishë, në L.
  • Kodraz - arë, në V.
  • Koqs/i – ara, në P.
  • Kormara - ara, në P.
  • Kotronë - ara, në P.
  • Krasitë - ara, në L.
  • Krekëz/a - arë, në P.
  • Kroi (i) Agait – krua, në P.
  • Kroi Fshatit - krua, në L.
  • Kroi (i) Lutes - arë, në L.
  • Kroi (i) Manelit - krua, në V.
  • Kroi (i) Qafës - në P.
  • Kroi (i) Vathës – krua, në V.
  • Lavani - arë, në V.
  • Ledhet e Këhe - pyll me përrall, në V.
  • Lerë/a - Ierë, në P.
  • Lëm i Agait - lëm i vjetër i shtruar me pllaka guri, në P.
  • Lëm i Ahures - lëm i shtruar me plaka guri, në P.
  • Lëm i Kornarës - lëm, në P.
  • Lëm i Mazes - arë, në V.
  • Lëm i Portes - lëm, në L.
  • Lëm i Simaqamos - lëm i vjetër, në V.
  • Lëmënjëza - disa Iëmënjë, në P.
  • Lizmat (lizvat?) - bokërrima afër qendrës.
  • Luvajthi – arë, në V.
  • Llangar/i – lerë, në P. Këtë vend-emër e gjejmë dhe në Krujë.
  • Llith/i – arë, në P.
  • Mal’ e Shëllërit - vend shkëmbor, në V.
  • Mele – ara, në L.
  • Mëllës - majë më e lartë e malit, në V.
  • Mëretez/a - pllajë shkëmbore, në J.
  • Moll’ e Metes – arë, në L.
  • Moneja e Bathamesë - mone bagëtish, në L.
  • Moneja e Gjomiles - mone bagëtish, në L.
  • Moneja e Prrojt Cunidhës – mone, në V.
  • Mriz/i - lisa e qershi etj., ku mrizonin bagëti, në P.
  • Murrizest - ara, në P.
  • Nënmanele - ara, në V.
  • Orafet - ara, në V.
  • Palovështi – arë, në L.
  • Panagji/e - kullota, në V.
  • Pehnidhë/a - ara, në P.
  • Përralli Lëmënjezve - përrall i madh nën hijen e të cilit mrizojnë bagëti gjatë verës, në P.
  • Pill i Dishatit - pyll me përrall, mërete etj., në P.
  • Pill i Mazes - pyll me lisa, në L.
  • Pill i Nëndur - pyll me përrall, në L.
  • Pipe - ara, në P.
  • Plakhasani (Plaku Hasan) - arë e një farë Hasani që s’mbahet mend, në P.
  • Porta' – arë, në V.
  • Port e Veipit – arë, në L.
  • Portat e Sipërme - ara, në V.
  • Pregjeçe – arë, në L.
  • Prototona – arë, në V.
  • Prroj i Berbeshës – përrua, në J.
  • Prroj’ i Bishtlaze -përrua i vogël, në P.
  • Prroj i Cugnidhës – përrua, në L.
  • Prroj i Drrasës – përrua, në P.
  • Prroj i Dhimgjones – përrua, në L.
  • Prroj i Glatë – përrua, në P.
  • Prroj i Gurrës – përrua, në V.
  • Prroj i Korbit – përrua, në J.
  • Prroj i Mutit – përrua, në J.
  • Prroj i Palovreshtave – luginë, në V.
  • Prroj i Pramatarit – përrua, në P.
  • Prroj i Sqedhanave - përrua i vogël, në JL.
  • Prroj i Shëndëlliut - përrua, në V.
  • Prroj i Shkallës – përrua, në P.
  • Prroj i Thellë - përrua, në P.
  • Prroj i Vagalet - përrua, në P.
  • Qaf’ e Bathamesë - qafë mali ku dikur është mbjellur bathë, në L.
  • Qaf’ e Beqos - qafë, në V.
  • Qaf’ e Dishatit - qafë dhe një arë, në VP.
  • Qaf’ e Erëzës – qafë, në P.
  • Qaf’ e Dhoganit - qafë ku ka pasur arën Dhogani, në L.
  • Qaf’ e Hajros - qafë ku ka pasur arën një farë Hajroje, në L.
  • Qaf’ e Pehnidhës - qafë mali, në P.
  • Qaf’ e Pipës - qafë mali, në P.
  • Qaf’ e Pusit - qafë ku ndodhet dhe një krua, në P.
  • Qaf’ e Shtrungës - qafë mali, në VL.
  • Qaf’ e Thierit - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Vidhit – ara, në L.
  • Qiteza - kodër ku ndodhen mbeturinat e një kalaje të vjetër, në VP.
  • Rungaz/i – arë, në V.
  • Rrah/u – arë, në L.
  • Saraqin/i – mal, në P.
  • Sparta – arë, në V.
  • Sqedhanë/a – ara, në JL.
  • Sterr’ e Thekrës – sterrë, në mal, në V.
  • Shakulet – pllajë, në P.
  • Sheshëz - arë, në V.
  • Sheshet e Llogos – arë, në V.
  • Shesh i Aliut – arë, në L.
  • Shesh i Dufeqit - arë, në V.
  • Shesh i Kopilit – shesh, në J.
  • Shesh i Manelit - shesh ku janë varret e vjetra të fshatit, në V.
  • Shesh i Math - shesh në mal, në V.
  • Shesh i Pehtoit - vend shesh në një qafë, në V.
  • Shkalla – ara, në P.
  • Shkall e Fundrave - rrugë shkëmbore që të çon në pyll, në P.
  • Shkall’ e Minait - shkallë shkëmbore, në V.
  • Shkëmb i Bletës – shkëmb, në J.
  • Shkëmb i Çarë' - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Kukumjaçes - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Luvajthit – shkëmb, në V.
  • Shkëmb i Lleshit - shkëmb që ka një arë pranë, në V.
  • Shkëmb i Shëllërit – shkëmb, në V.
  • Shkëmbi Topollar – shkëmb, në P.
  • Shkozë/a – arë, në P.
  • Shqimez/a – arë, në P.
  • Trohaçet - ara, në P.
  • Tufalis - kodër me një tufë lisash, në P.
  • Their/i i Mëzit – arë, në V.
  • Udh’ e Janjarit - udhë që të çon në Janjar.
  • Udh’ e Malit - udhë që të çon në mal, në P.
  • Udh’ e Mesit - udhë midis dy të tjerash, në P.
  • Udh’ e Ninatit - udhë që të çon në Ninat, në VL.
  • Udh e Poshtër – udhë, në P.
  • Udh’ e Shalësit - udhë që të çon në Shalës, në P.
  • Udh’ e Vërvës - udha që të çon në Vërvë.
  • Urdhe – arë, në P.
  • Varikua/oi – ara, në L.
  • Vasilikua – krua, në P. Krua i ndërtuar nga Vasilika, gruaja e dytë e Ali Pashë Tepelenës.
  • Vath i Minait - vath e vjetër dhe ara, në VP.
  • Varr i Bathamesë - varr i vjetër në Bathame, në L.
  • Varr i Neim Selmanit - varr i vjetër, në P.
  • Varr i Tafilit - pirg gurësh ku ka qënë vrarë një farë Tafili, në P.
  • Vela – arë, në P.
  • Vërtopi i Lutes – arë, në P.
  • Vidhaz/i – ara, në P.
  • Vila – arë, në L.
  • Volimadhe - arë, në V.
  • Vresht i Kondit - arë, në L.
  • Xhamia - xhamia e fshatit, në qëndër.

Familjet në fshatin Dishat:[2]

Avdiaj, Habibaj, Mankaj, Meleqaj, Muharremenj (Sheqiratë), Purraj, Sherretaj, Zenelatë.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 38-42. Treguan: 1. Murat Selim Rexhepi, 68 vjeç, me arsim fillor, nga Dishati, me banim në Dishat. 2. Shamet Shero Zeneli, 61 vjeç, me arsim fillor, nga Dishati, me banim në Dishat. 3. Avdul Qazimi Selmani, 43 vjeç, me arsim 7-vjeçar infermjer, nga Dishati, me banim po aty.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 38.