Markat
Appearance
Markat |
---|
Markat është një fshat në komunën Markat në rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu fshati Markat kufizohet me Lumin e Pavlit (i njohur edhe si: Lumi i Shalësit), fshatin Komatin e Gravën, nga jugu me Dishatin, nga lindja me Ninatin dhe nga perëndimi me Shalësin.
Toponimet të fshatit Markat[1]
- Ahuret - ara, në V.
- Ahuri i Zanit – kullotë, në VP.
- Ajaz/i – arë, në V.
- Aliballo/ua - ara, në JP.
- Anili - ara, në VL.
- Ara e Agaços - arë në mal, në P.
- Ara e Gropës Arapit - arë e kullotë, në V.
- Ara e Mollzës – arë, në V.
- Ar’ e Shanes – arë, në J.
- Ar’ e Temes - arë, në P.
- Arat e Glata – ara, në VP.
- Arat e Mulla Saliut - ara, në V.
- Azvesareja - ara, në VP.
- Baldose/t - vend shkëmbor me pyll, në V.
- Baldovi – kullotë, në VP.
- Balta e Makërgjenit - vend lucë, në VP.
- Bar i Xhamisë - ka qenë pronë e xhamisë, kullotë, në P.
- Bathameja – pyll me shkurre, kullotë. Dikur aty kanë mbjellur bathë, në VP.
- Baudh i Dule Beshos - arë, në P.
- Bishti (i) Vrahanait – kullotë kodrinore, në VL.
- Bostanet - ara, në V.
- Bregu i Beshos - breg, në VP.
- Bregu i Buneles - breg, në V.
- Bregu i Çakallos - breg, në P.
- Bregu i Çiflikut - breg, në VP.
- Bregu i Çomakut - breg, në V.
- Bregu i Dules – breg, në J.
- Bregu (i) Dushnikos – breg, në P.
- Bregu (i) Dhahnes - breg, në P.
- Bregu (i) Fikut - breg, në P.
- Bregu (i) Frashërit - breg, në P.
- Bregu (i) Hukës - breg, në J.
- Bregu (i) Ilaskoses - breg, në VP.
- Bregu (i) Kërcellit – breg, në J.
- Bregu (i) Klishës - breg, në V.
- Bregu (i) Korbet – breg, në V.
- Bregu (i) i Kullës – breg, në P.
- Bregu i Kungjit - vend shkëmbor me dërrasa guri, në VL.
- Bregu (i) Manastirit - breg, në VL.
- Bregu (i) Mënit - breg, në L.
- Bregu (i) Morrit - breg ku thuhet se mburriteshin dikur bujqit, në J.
- Brez i Gropës Donos - brez shkëmbor, në P.
- Bregu (i) Mullirit - breg, në V.
- Bregu (i) Nishanit – breg, në V.
- Bregu (i) Shamos - breg, në VL.
- Bregu (i) Taborrit – breg, në P.
- Brez i Gropës Donos.
- Breza - brez shkëmbor, në JP.
- Brezi (i) Gjikodes - brez shkëmbor, në P.
- Brezat - vend për kullotë, në P.
- Brim’ e Arës Glatë - shpellë, në JP.
- Buçan - qafë, në V.
- Burim e Baldovisë – burim, në P.
- Burim’ e Bejkatet - burim, në V.
- Burim’ e Botës - burim që del nga poshtë tokës. Dheu aty është i bardhë i cili përdoret për të lyer shtepitë nga brenda, në vend të gëlqeres, në V.
- Burim’ e Gropës Mezanit - burim, në P.
- Burim’ e Gjurmulekës – burim, në VL.
- Burim’ e Kollokurtecit - burim, në P.
- Burim’ e Kroit Zi – burim, në VP.
- Burim’ e Ksevellonit – burim, në V.
- Burim’ e Mollëzës – burim, në V.
- Burim’ e Puses – burim, në JP.
- Burim’ e Shekos (i thonë më shumë Brim e Shekos) – guvë, në J.
- Burim’ e Vathës Minait - burim, në P.
- Burimja — ara, në V.
- Buz’ e Distilit - buzë mali e veshur me pyll, në VL.
- Çakallo – arë, në P.
- Çeliket – ara, në P.
- Çep i Prrojt Thanës – gërxh, në J.
- Çiflik/u - fshat i vjetër, i vithisur, në V.
- Çuk’ e Anilit - çuke, në VL.
- Çuka e Farmakovunit - çukë, në JP.
- Çukëzat – shkurre, në V.
- Daulja e Poshtëme - mulli, në VP.
- Daulja e Sipërme - mulli, në P.
- Der’ e Gravës - vend grykë, në P.
- Dërras’ e Karthës - kullotë, në VL.
- Dërrasat e Lazes - vend dërrasë, në J.
- Distilat - dërstila, në VL.
- Drizazt - varre e kullota, në P.
- Dushku - vend në mal i veshur me dushk, në J.
- Dushku i Shpatës - vend shkëmbor i veshur me dushk, në JP.
- Dhes/i - i pritë lumi, në VP.
- Dhesi i Vilajetit - pritë uji. Ka marrë këtë emër sepse merr ujë e gjithë zona e Vurgut, në V.
- E Drejta e Mungulit - udhë e drejtë, në VL.
- Faqa e Ajazit - pyll me shkurre, në V.
- Faqa (faqja) e Kallamit - faqe shkëmbore, kullotë, në VL.
- Fiku i Ali Ballos - fik i vjetër, në JP.
- Fiku i Meçanit - një fik mes arës, në P.
- Fiku i Pikuar - fik i vjetër në mal nga kokrrat e të cilit kullon një lëng i sheqertë kur piqen, në P.
- Filice/a - kullotë kodrinore afër qendrës së fshatit.
- Foleja e Birbilit – shkëmb, në J.
- Foleja e Bufit - brez shkëmbor, në V.
- Frëngjith/i - pyll me shkurre, në VL.
- Frënxata e Malos - tëndë e vjetër në mal, në J.
- Frënxata e Manarëve - tënda të vjetra në mal, në P.
- Frreshëre – ara, në P.
- Fshat i Mingulit - gërmadha fshati të vjetër, në VL.
- Gojdavë/a – arë, në P.
- Gorric’ e Beshos - goricë e vjetër mes një arë, në P.
- Gorricameja - ara e gorica, në VP.
- Grav’ e Ariut - shpellë, në JP. Aty kanë qenë strehuar arinj.
- Grik’ e Allasonjës - grykë mali, në J.
- Grik’ e Arazet - udhë që të çon në arën e pronarit, në P.
- Grika e Shënikollës - grykë kodrinash, në VL.
- Grobishte – në VL.
- Grop’ e Agait - arë, në P.
- Grop’ e Bazos - vend grykë, në J.
- Grop’ e Daules - vend gropë në mal, në V.
- Grop’ e Kroit - vend gropë me pyll, në V.
- Grop’ e Kullumbrisë - vend gropë me kulumbri e shkurre, në L.
- Grop’ e Lisit - vend grykë, kullotë, në V.
- Grop’ e Osakës - vend gropë, në VL.
- Grop’ e Rrekës - gropë në një vend kodrinor, në P.
- Grop’ e Spartës -vend gropë, kullotë, në VP.
- Grop’ e Thekrës - vend gropë ku dikur është mbjellë thekër, në V.
- Grop’ e Thierit - vend gropë, kullotë, në V.
- Grop’ e Zapëndës - qafë me pyll, në V.
- Grop’ e Zejnos - vend gropë, në P.
- Gruzë/a - arë, në VP.
- Gur i Abos - shkëmb me vrimë ku kanë kaluar të sëmurë për t’u shëruar, në J.
- Gur i Çarë - shkëmb i çarë në dy pjesë, në VL.
- Gur i Djegur - shkëmbinj, në VL.
- Gur i Qarrit - shkëmb, në VL.
- Gur i Selmos - shkëmb, në V.
- Gurrëza - arë, në VL.
- Gjurmuleka - kullotë kodrinore, në VL.
- Haliqe - ara, në P.
- Honi/a - mulli drithi, në VP.
- Hund’ e Hajsomerit - hundë në mal, në J.
- Hund e Shaneshinit - hundë shpati, në P.
- Kallkane - arë, në P.
- Kanali i Vilajetit - kanali vaditës, në V.
- Kardhara - arë, në V.
- Kartha – kullotë, në VL.
- Këmb e Fikut.
- Këmbët e Gropës Bazos - këmbë mali, në J.
- Këmba e Gjërë - këmbë mali, në P.
- Këmb’ e Lisbufit - këmbë mali, në J.
- Këmb’ e Sterrës - këmbë mali, në P.
- Këmb’ e shkurtër - këmbë kodre, në VL.
- Këmb’ e Thekrës – shpat, në JP.
- Klish e Mungulit - gërmadhe kishë, në L.
- Kojdhelet e Ajazit - rrugë monopat, në P.
- Kollokurtecit - kullotë, në P.
- Kosina - kullotë, në V.
- Kroi i Alikushit – krua, në V.
- Kroi i Çiflikut - krua, në VP.
- Kroi i Gurëzës - krua, në VP.
- Kroi i Gurëzës - krua, në V.
- Kroi i Hoxhës – krua, në V.
- Kroi i Klishës - krua, në L.
- Kroi i Makërgjenit - krua, në VP.
- Kroi i Vathës Minait - krua, në V.
- Kroi i Vjetër - krua, në L.
- Lajluke - arë, në VP.
- Lalagjine - arë, në J.
- Laskose – ara, në VP.
- Lefk’ e Fetahut' - arë, në V.
- Lera – lerë, në P.
- Lerat e Ilmazit - arë e pyll, në V.
- Lëm’ i Arës Glatë - lëm i vjetër, në P.
- Lëm i Burekut - lëm i vjetër, në V.
- Lëm i Gropës Arapit - lëm i vjetër, në V.
- Lëm i Mollëzës - lëm në një kodër, në VP.
- Lëm i Qafës Arëzës - lëm i vjetër, në JP.
- Lisareja e Gruzvës - kullotë, në V.
- Lisareja e Makërgjenit - pyll me lisa, në VP.
- Liskurre/a — faqe mali me lisa, në P.
- Lizm’ e Vodës - pyll me shkurre, në V.
- Lizva e Aganjet – kodër, në VP.
- Lizva e Mullirit - vend i pjerrët, në V.
- Lofata – arë, në VP.
- Luadh i Nikës – në VL.
- Lukl/a – arë, në P.
- Llagëmet - ara, në V.
- Makërgjeni - ara, në VP.
- Manxetë/a - ara, në VP.
- Minguli – arë, në VL.
- Misirhasane - arë, në P.
- Mollëz/a – pyll, në V.
- Moneja e Bathamesë - mone bagëtish, në L.
- Moneja e Palokoprës - mone e vjetër bagëtish, në P.
- Mriz/i - lisa e qershi etj., në P.
- Mrizi i Panajotit - mriz i vjetër në mal, në P.
- Mulliri i Beut - mulli, në V.
- Mulliri i Sinaturit – mulli, në V.
- Nikaçe – ara, në V.
- Nisi/a e Leçes – arë, në P.
- Palokopra e Sipërme - mone bagëtish, në JP.
- Përrall i Kasos – përrall, në V.
- Pill’ i Kasimos – pyll, në V.
- Pllakoti/a - udhë malore me pllaka guri, në VP.
- Port’ e Ahurit – ara, në VL.
- Prosil/i – kullotë, në VP.
- Prosil i Nuriut - faqe mali, kullotë, në VL.
- Prroj i Dërrasës – përrua, në J.
- Prroj i Gaçes – përrua, në L.
- Prroj i Gërbit - përrua, në J.
- Prroj i Kalorit - përrua ku është mbytur dikur një kalorës, në VP.
- Prroj i Kupës – përrua mali, në J.
- Përroj i Math - përrua mali, në J.
- Prroj i Mërizave — përrua ku mrizojnë bagëtitë, në J.
- Prroj i Nikaçes – përrua, në V.
- Prroj i Pramatarit - përrua mali, në J.
- Prroj i Rrushkullit - përrua, në P.
- Prroj i Spartës - përrua, në P.
- Prroj i Thanës – përrua, në J.
- Prroj i Viglës - përrua afër qendrës.
- Prroj i Xhamisë - përrua, në afërsi të qendrës.
- Prroj i Xhikos - përrua, në P.
- Prroj i Zelihakës - përrua, në P.
- Prroj i Zi - përrua me një pyll të dëndur që nxin, në VP.
- Puse – ara, në P.
- Pus i Kakaçit - pus i vjetër, në P.
- Pus i Makriut – pus, në L.
- Pus i Math – pus, në fshat.
- Pus i Mehmet Çamit - pus i vjetër në mal, në P.
- Pus i Meros - pus i vjetër, në L.
- Pus i Qafës - pus i vjetër, në V.
- Qaf’ e Ahures - qafë mali, në P.
- Qaf’ e Alikushit - qafë, kullotë, në V.
- Qaf’ e Arapes – qafë, në P.
- Qaf’ e Buçanit - qafë kodninore, në J.
- Qaf’ e Evgjites - qafë kodrinore, në P.
- Qaf’ e Farmkut - qafë kodrinore, në J. Aty janë helmuar bagëtitë nga bari që lëshonte helm.
- Qaf’ e Gropës Donos - qafë kodrinore, në V.
- Qaf’ e Gurit Kuq – qafë malore, në P.
- Qaf’ e Gjurmlekës - qafë kodrinore, në V.
- Qaf’ e Karait - qafë kodrinore, në VP.
- Qaf’ e Kosinës - qafë kodrinore, kullotë, në V.
- Qaf’ e Kroit – qafë, në L.
- Qaf e Laskoses - qafë kodrinore, në P.
- Qaf’ e Përroit Zi – qafë, në VP.
- Qaf’ e Llucës - qafë mali ku vendi mbledh ujë, në J.
- Qelshia e Marës' - mone e vjetër bagëtish në qafë mali, në J.
- Rrashk/u – kullotë, në P.
- Rrahet - ara, në P.
- Rrahu i Çelos - kullotë, në P.
- Rrahu i Dodos - kullotë, në VL.
- Rrap i Gogës - rrap i madh, në L.
- Rrap i Manarit - rrap shekullor, në P.
- Rripi i Muçit - ara, në VP.
- Rrënjë/a – arë, në P.
- Rrihera - kodër, kullotë, në V.
- Rrip i Çairit – kullotë, në JP.
- Selánez/a - kullotë, në L.
- Spart’ Kolës - arë, në VP.
- Spart e Samiut - kullotë, në VL.
- Stamo/ua – kullotë, në VL.
- Stanate - kullotë ku ka pasur stane, në V.
- Sterra - sterrë, në V.
- Sterr e Aliballos - shkëmb me një spithar të thellë i cili mban ujë, në P.
- Sterr’ e Arës Glatë – sterrë, në P.
- Sterr’ e Vallanidhit — sterrë, në J.
- Sterr’ e Vrahanait — sterrë, në VL.
- Sterra në Këmbë Gjërë – sterrë, në P.
- Shega – arë, në P.
- Sherpet – arë, në P.
- Sheshez/a – shesh, në J.
- Shesh i Çukëzës - vend shesh, kullotë, në V.
- Shesh i Evgjite - shesh i vogël, majë ujë kodre, në J.
- Shesh i Kripës - vend ku hidhet kripë bagëtive, në V.
- Shesh i Kroit – shesh, në VL.
- Shesh i Mesaresë - shesh në mal, në J.
- Shesh i Qafës - shesh, në V.
- Shesh i Thekrës - vend shesh ku dikur mblidhej thekër, në J.
- Shënikolla - gërmadhë kishe, në VL.
- Shkall’ e Domuzit - vend me shkozë, në V.
- Shkall’ e Manxetës – shkallë shkëmbore, në V.
- Shkalla e Piros - shkallë mali, në P.
- Shtegu - kthesë rruge malore, në P.
- Shtegu i Kreut - shteg malor, në VP.
- Shtegu i Mesit - shteg mali, në VP.
- Shtrung e Aliballos - shtrung e vjetër, në P.
- Shtrung’ e Zanes - shtrungë e gurtë e vjetër, në VP.
- Trepet e Mëllezit - luginë ku ka mone bagëtish, në P.
- Trap’ i Mungës – arë, në V.
- Ulliri Çufanjet — ulli, afër qendrës.
- Ullit e Cokës – ullinj, në L.
- Ullit e Makërgjenit – ullinj, në VP.
- Ur’ e Laskoses - urë mbi kanal, në V.
- Ur’ e Stamates – urë, në V.
- Vallanidhi Haliqes - pyll me valanidh, në P.
- Variketë – ara, në P.
- Varikua/oi - kullotë kodrinore, në V.
- Varret - arë, në P.
- Varr i Memlës - varr i vjetër, në V.
- Varr i Met Duçes - varr i kaçakut të njohur Met Duçe, në VP.
- Varri i Mulla Tahirit - varr, në V.
- Vash e Kolanje - arë, në P.
- Vath e Rradhesë - vath e vjetër natyrale, në P.
- Vënd i Xhurit - arë, në J.
- Vëvoi i Hises – ara, në VP.
- Vidh i Qemalit - vidh, në P.
- Viglat – pyll, shkëmbënjë, në V.
- Viroi i Llacos - virua, në VL.
- Vodëla - ara, në VP.
- Vrahanai – kullotë kodrinore, në VL.
- Vreshtat e Ali Zihurit – në P.
- Vrim’ e Xhesë - arë, në J.
- Xhamia – xhami, në qendër.
- Xhamia e Mungulit - gërmadhë xhamie, në L.
- Zapëndë/a – ara, në V.
- Zelihakë/a – arë, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Markat:[2]
Myrtenj, Isklamatë, Ahmetenj, Kolaj, Rexhaj,Idrizaj, Pashakaj etj.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazohet kryesisht në bujqësi dhe blegtori.
Kultura :Do këndojmë o djema
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tja marim një kënge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për mallë e për ndjenja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajgëtojmë në mëndje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Do këndojmë për fshanë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poshtë nëpër ara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shushica në brinjë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhe vjosa përpara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çatitë me kashtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muret me agjilë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtrati me rrogoza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radhë radhë tepsitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këmbë kryqë skamja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Buka nënë futë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngopte dashuria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Djersa shkonte lumë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vjenë Vjosa dhe thotë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkoni për merakë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri ju kujtoftë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është Mesarak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që të gjithë bashkë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Asgjë nuk i ndau
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poshtë Likaj Xhemal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lartë Dino Fetahu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëzet e tetë trima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jetën seç e dhanë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën hije te rrapi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëndron labidarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në bishtë të malit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ëndrrat na sodinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tek gjithë njerzit tanë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në amshimë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Markat |
---|
Dishat · Janjar · Markat · Ninat · Shalës · Vervë |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 77-82. Treguan: 1. Arif Myrtaj, 65 vjeç, punëtor, analfabet, nga Markati, me banim po aty. 2. Selim Iljazi, 60 vjeç, punëtor, analfabet, nga Markati, me banim po aty. 3. Haki Murtaj, 34 vjeç, nga Markati, me banim, po aty. 1970.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 77.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Kategoritë:
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Sarandës
- Vendbanime në Shqipëri
- Çamëri
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- AL-gjeo-cung