Jump to content

Janjar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Janjar

Janjar është një fshatkomunën Markatrrethin e SarandësShqipërisë.

Nga veri-perëndimi me Ninatin, nga jugu me Kockën (Çamëri-Greqi), si dhe me Pleshavicën, nga perëndimi me Vervën e Dishatin dhe nga lindja me Pallambarin. Janjari ka këto lagje: Bërtat, Brahimat, Fshat i Math dhe Klishë.[1]

Toponimet të fshatit Janjar:[2]

  • Anilet - luginë, në V.
  • Ar’ e Glatë - arë, në JL.
  • Ar’ e Kroit Plak - arë, në V.
  • Ar’ e Madhe - arë, në V.
  • Ar’ e Rumanit - arë në mal, në L. I takon fisit të Rumanëve.
  • Ar’ e Zanit - në JL. Aty janë varret e fshatit.
  • Argëleza - kodër, në V.
  • Badhàt/i - arë kodrinore, në L.
  • Bahosh/i - arë në mal, në P.
  • Banicë/a - në L.
  • Baxho/ua – barxho, në V.
  • Bogaçet – ara, në VL.
  • Borcë/a – ara, pyll e kullotë, në L.
  • Bregu i Dardhës - ara, në L.
  • Bregu i Dededhimës - breg, në V.
  • Bregu i Drizaresë - bregore në mal, në J.
  • Bregu i Fotos - breg, në VP.
  • Bregu i Frënxatës - bregore në mal, në J.
  • Bregu i Luvadhit - bregore që përdoret për kullotë, në VP.
  • Bregu i Llucës - breg, në V.
  • Bregu i Mënes - breg në mal, në P.
  • Bregu i Strelez - breg ku vendi ka stërrall, në J.
  • Bregu i Vrénit – breg, në P.
  • Bregu i Zhublit – breg, në P.
  • Brekomidhe/ja – kodër, në VL.
  • Brigjez/a - brigje në mal, në VL.
  • Burimet — burim, në P.
  • Burim i Arës Alepit - burim, në VP.
  • Burim i Banicës – burim, në L.
  • Burm i Bashukës - burim, në L.
  • Burim i Gurrëzës - burim, në V.
  • Burim i Gjinovës - burim, në VP.
  • Buz e Havit - buzë shkëmbore, në P.
  • Burim i Hollozit - burim, në J.
  • Burim i Kacanit - burim matanë kufirit, në L.
  • Burim i Kodrave - burim, në V.
  • Burim i Lilos - burim, në JP.
  • Burim i Lofatës - burim, në VP.
  • Burim i Manohonës - burim, në V.
  • Burim i Mazhës - burim, në P.
  • Burim i Pekulit - burim, në P.
  • Burim i Peltekut - burim, në V.
  • Burim i Prrojt Gurrizes – burim, në V.
  • Burim i Prrojt Nuses - burim, në L.
  • Burim i Prrojt Vulistrës - burim në përrua, në VL.
  • Burim i Qamos - burim, në P.
  • Burim i Rrapthit - burim, në V.
  • Burim i Shelkut - burim, në P.
  • Burim i Shkodërjanit - burim rrëzë kodre, në VP.
  • Burim i Varikoit - burim, në P.
  • Buxho/ua - shtëpi e vjetër, në V.
  • Cafar/i - përrua i thellë, në P.
  • Cimure - ara, në VP.
  • Çalang/u - arë kodrinore, në VP.
  • Çepat e Kipes – harca, në J.
  • Çepi i Bekos - ara në mal, mone bagëtish, në P.
  • Çepi i Brimës - mone bagëtish në një vend shkëmbor në mal, në P.
  • Çepi i Gjiklekës - bigë, në P.
  • Çepi i Malihoxhës - gërxh në mal, në J.
  • Çjerrë/a - shpat mali, në P.
  • Çobeqo/ua - ara, në VL.
  • Çuk’ e Bordëzës - majë kodrine, në L.
  • Çuk’ e Frashërit - kodër, në JP.
  • Çuk’ e Hollozit - kodër me lisa, në J.
  • Çuk e Melos - arë, në V.
  • Çuk’ e Micurit - majë mali.
  • Çuk’ e Stravezës - kodër, në L.
  • Çukëzat - ara, në VL.
  • Dalan/i - kopësht, në V.
  • Dededhimë/a - breg, në VL.
  • Dedeo/u - kopësht me pemë, në L.
  • Dilisa - vend ku kanë qenë dy lisa në mal, në P.
  • Drenovë/a - kullotë kodrinore, në L.
  • Drizareja - vend me driza, në mal, në P.
  • Fitézë/a - baçë me ullinj, në J.
  • Foleja e Birbilit - shkëmb në mal, në JL.
  • Foleja e Pulbardhës - shkëmb në mal ku kishte ndërtuar folenë pulbardha, në J.
  • Galibaqe - ara, në V.
  • Gramoz - faqe mali, në L.
  • Gremenica - mal, në JP.
  • Grik’ e Gjelgjicës – grykë kodrinore, në VL.
  • Grik’ e Prapakroit - grykë, në L.
  • Grop’ e Behanës - vend gropë me përrall, në P.
  • Grop’ e Dengave - arë në një vend gropë, në P.
  • Grop’ e Dedeut - vend gropë, kullotë, në VL.
  • Grop’ e Glëmit - vend gropë në shpat mali, në L.
  • Grop’ e Kondos - vend gropë në mal, në J.
  • Grop’ e Lekmëshit - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Madhe - vend gropë, në V.
  • Grop’ e Omerit - vend gropë me lisa, në P.
  • Grop’ e Pekulit - kullotë, në VP.
  • Gropat e Kostatit - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Zerkos - vend gropë, në L.
  • Grop’ e Zhiblit - vend gropë e veshur me lisa e përrall, në P.
  • Gurët e Koskës - dy gurë të mëdhenj në rrugën që kalon për në Kockë, në J.
  • Guri Bim - shkëmb me brimë ku hyn nga një anë dhe del nga tjetra. Aty kalojnë njerzit e sëmurë nga magjitë që u kanë bërë duke besuar se në këtë mënyrë do të shërohen. Po kështu edhe gra të cilat duan të lindin pa vështirësi, apo nga ato që nuk lindin dhe duan të lindin, në J.
  • Gur’ i Burimes - shkëmb, në VL.
  • Gur i Fufujekës - shkëmb, në JL.
  • Gur i Graskës - shkëmb, në VP.
  • Gur i Palokalasë – shkëmb, në V.
  • Gur i Spartiles – shkëmb, në P.
  • Gur i Stravastroit – shkëmb, në P.
  • Gur i Shkallëzës – shkëmb, në L.
  • Gur i Shpuar - shkëmb, në JL.
  • Gur i Vasilatit – shkëmb, në VL.
  • Gur i Vetëm - shkëmb i vetëmuar, në V.
  • Gurrëz/a - përrua, në V.
  • gusht’hala - shpat mali, në JP.
  • Gjinovë/a - kullotë, në VP.
  • Gjergjicat - ara, në L.
  • Gjolure - ara, në V.
  • Hund’ e Palokalasë - hundë ku gjenden gjurmët e një kalaje të vjetër, në V.
  • Kacarua/oi - ara të cilat mbajnë ujë (matanë kufirit), në L.
  • Kaçanopull/i - ara e kullota, në VP.
  • Kàde/ja - pllajë e veshur me lisa, vend gropë, në JP.
  • Kasimeço/ua - baçë me ullinj, në V.
  • Kazana e Çukës - vend gropë në mal, në L.
  • Këmb’ e Aliut - këmbë kodrine, në VL.
  • Këmbët e Thomait - këmbë mali e veshur me lisa, në J.
  • Këmb’ e Zhiqes - këmbë mali, në P.
  • Këmbëprerë/i - kodër, në L.
  • Kërçavë/a - ara në fushë, në L.
  • Klish’ e Bogaçes - gërmadhë kishe, në P.
  • Klish’ e Koleve - gërmadhe kishe, në P.
  • Klish e Kondatit - gërmadhë kishe, në VP.
  • Kacikurt/i - vend gropë, kullotë, në L.
  • Koçolaq/i - kullotë në mal, në J.
  • Kodra - kodër, në V.
  • Kodrat e Gramozit - kodra, në L.
  • Kokomare/a - pyll me mare, në V.
  • Kroi i Frashtatit - krua, në P.
  • Kroi i Janjarit - krua, në L.
  • Kroi Lekanit - krua, në L.
  • Kroi i Omarit - krua, në VP.
  • Krojet e Menës - gërmadha e kroje, në P.
  • Kroi Plak - krua e arë, në V.
  • Kroi Vulistrës - krua, në L.
  • Kroi i Xhelos - krua, në L.
  • Kufullë/a - ara, në J.
  • Kull’ e Janit - gërmadhë e një kulle të vjetër, në qendër. Tregojnë se para se të vinin turqit në Shqipëri, aty jetonte një princ i cili e kishte kalanë përmbi fshatin e Janjarit. Kur fshati u rrethua nga turqit, ky luftoi për një kohë të gjatë, pastaj për të shpëtuar, kaloi brënda një kanali (bodruni) dhe doli atje ku bashkohen dy përrojtë. Thonë gjithashtu se nga princ Jani e ka marrë emrin fshati i Janjarit.
  • Kumbull/a - arë, pranë qendrës.
  • Lajthia e Tenës - pyll ku ka qenë një lajthi e madhe, në L.
  • Ledhet e Muratit - vend gropë, në L.
  • Lekane - ara, në L.
  • Lekmësh/i - kodër, në P.
  • Lëm i Bogaçes - lëm i gurtë, në V.
  • Lëm’ i Çuços - lëm i gurtë, në L.
  • Lëm’ i Çukëzave - lëm i gurtë, në L.
  • Lëm’ i Kufallës - lëm i gurtë, në J.
  • Lëm’ i Mesobregut - lëm i gurtë, në J.
  • Lëm’ i Vreshtave - lëm i gurtë, në J.
  • Lis i Hahnit - mriz, mone bagëtish, në P.
  • List/i – arë, në VP.
  • Livadh i Vathërzave - kullota të vjetra, në L.
  • Lofatë/a - kullotë, në VP.
  • Lofat’ e Humos - arë e kullotë, në V.
  • Lulbardhë/a - vend kodrinor, në P.
  • Lum i Frashkut - degë e lumit Pavël që kalon para fshatit dhe bashkohet me Pavlin, në P.
  • Lutruvi/a - liturvi, në qendër.
  • Llucë/a - qafë kodrinore, në V.
  • Macjan/i - shpat, në J.
  • Magjerrat/i - luginë, në VP.
  • maj’ e Shëndëlliut - majë mali, në J.
  • Makërshkëmbi - ara e fushë, në L.
  • Manahone - arë, në L.
  • Mazhë/a - arë, në P.
  • Melamé/ja - ara, në VP.
  • Micur/i - këmbë mali, në J.
  • Mokërz/a - kullotë, në L.
  • Muçël/a - përrall, në VP.
  • Mullire/ia - ara, në L.
  • Mulliri i Hoxhës - gërmadhë mulliri, në L.
  • Mullirir i Jupes - gërmadhë mulliri, në L.
  • Mùngul/i - vend gropë në mal, në JL.
  • Nënëvijë/a - ara, në L.
  • Palofshati - fshat i vjetër, në L.
  • Palori/a - kopësht me pemë, në V.
  • Peltek/u - kodër, në V.
  • Peshko/ua - kodër, në P.
  • Pik’ e Madhe - shkëmb që pikon ujë, në J.
  • Pill i Çukës - pyll me përrall, në JL.
  • Pill i Gjergjicës - pyll me lisa, në L.
  • Pill i Varvarës - pyll rrëzë mali, në P.
  • Prapakrua/oi - vend me gurë, në L.
  • Prapamriz/i - mriz bagëtish, në JP.
  • Prapamulliri - ara, në P.
  • Proshkate - vend rrëzë lumi, në VL.
  • Prrall i Koços - përrall, në P.
  • Prral i Fotos - përrall, në VP.
  • Prrelëz/a - pyll me përrall, në V.
  • Prroj i Bakallit - përrua në qendër. Aty ka qenë një dyqan.
  • Prroj i Dalanit - përrua, në V.
  • Prroj i Gurrëzës - përrua, në V.
  • Prroj i Havit - përrua, në JP.
  • Prroj i Kòkallit - përrua pranë qendrës.
  • Prroj i Kondatit - përrua, në VP.
  • Prroj i Kòtarit - gërmadha të vjetra, në P.
  • Prroj i Lilos - përrua, në JP.
  • Prroj i Nuses - përrua, në L. Thonë se aty para 600-700 vjetësh në një greminë të këtij përroi kanë hedhur një vajzë imorale. Atë e morën të veshur si nuse, gjoja për ta çuar te burri dhe e hodhën në greminë. Krushkun e lajmëruan se fatkeqësisht nusja shkau e ra në greminë.
  • Prroj i Sukullit – përrua, në P.
  • Prroj i Shkallës - përrua, në VP.
  • Prroj i Thellë - përrua, në P.
  • Prroj i Vulistrës - përrua, në VL.
  • Prroj i Zhakës - përrua, në JL.
  • Pus i Dedeut – pus, në L.
  • Pus i Ninisë - pus i vjetër, në P.
  • Qaf’ e Çjerrës - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Hoxhës – qafë malore, në JP.
  • Qaf’ e Klishës - qafë kodrinore, në JP.
  • Qaf’ e Koskës - qafë që kalon për në Kockë, në J.
  • Qaf’ e Kuqëlës - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf’ e Lëmënjes - qafë mali, në J.
  • Qaf’ e Lulbardhës - qafë mbi fshat, në P.
  • Qaf’ e Madhe - qafë kodrinore, në VL.
  • Qaf’ e Mem Sulit - qafë mali, veshur me lisa, në J.
  • Qaf’ e Moleve - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Peshkos - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Shkëmthit - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Vërtezës - qafë kodrinore, në L.
  • Qekë/a - kodër me një shesh, në V.
  • Qershizë/a - vend gropë në mal ku ka pasur qershi, në J.
  • Radhej/a e Shkëmbthit - brez shkëmbor, në P.
  • Rrahu i Kutes - pllajë, në P.
  • Rrahu i Math - pllajë me ullinj, në P.
  • Rrahu i Shurdhit – gropë, kullotë, në L.
  • Rrap i Kroit Plak - rrap shekullor, në V.
  • Rrap i Kroit - rrap shekullor, në V.
  • Rrap i Xhamisë - rrap shekullor, në J.
  • Rrapth/i - përrua, në V.
  • Rrepet e Banicës - rrepe të quajtur të shenjtë. Aty barinjtë nuk i çonin kopetë nga që u ngordhnin sepse vendi ishte vakëf, në L.
  • Rrëzat - rrezë mali, në P.
  • Rrëzat e Vulistrës - kodër, kullotë, në L.
  • Selikat/i - shpat mali me lisa, në J.
  • Sterr’ e Bàloshit - sterra, në mal, në J.
  • Sterra e Husos - sterrë në mal, në J.
  • Sterropull/a - sterra që mbajnë ujë, në mal, në L.
  • Stismas/i - gërmadha të vjetra, në P.
  • Sheshi i Dilisave - vend në mal ku kanë qenë dy lisa shekullore, në P.
  • Shesh i Loloballës - kodër me një shesh në krye, në P.
  • Shesh i Math - vend shesh pranë qendrës.
  • Shesh i Pirros - vend shesh me lisa në shpat mali, në P.
  • Shëndëlliu - mal, në J.
  • Shishko/ua - pllajë, në L.
  • Shkall’ e Omerajt - vend shkëmbor, në P.
  • Shkallëz/a - ara, në VL.
  • Shkëmth/i - kullotë në vend shkëmbor, në JP.
  • Shpatez/a - shpat, në P.
  • Shpella e Shpatit – shpellë, në JL.
  • Shtegth/i - shesh e arë, në P.
  • Shtëpia e Mehmet Gurit – gërmadhë e një shtëpije të vjetër, në L.
  • Shtrung’ e Kapetanit - shtrungë e vjetër jashtë kufirit të sotëm me Greqinë, në JL.
  • Shtuf/i – ara, në V.
  • Thekërz/a - ara në mal ku dikur mbillej thekër, në V.
  • Udh’ e Koskës - udha që të çon në Koske, në L.
  • Udh’ e Pleshovicës - udhë që të çon në Pleshavicë, në J.
  • Udh’ e Trakës - udhë, në VL.
  • Ujët e Furrës - burim që del nga shkëmbi, në L. Aty ka qenë një kube e cila u shemb në vitin 1960.
  • Ujët e Jaçes - burim në mal, në J.
  • Ujët e Prrojt Sukullit - përrua, në P.
  • Ulliri i Didanit - ulli shekullor, në J. Gjendet në një baçë të fisit të Didanje. Ky ulli ka një vrimë që hyn dhe del nga ana tjetër e tij. Aty kalojnë të sëmurë me besim se do të shërohen.
  • Ura e Prapakroit - urë e gurtë që dikur ka qenë me hark, mbi përroin e Janjarit, në L.
  • Vakëfe - ara, prona të xhamisë, në J.
  • Variketë - livadhe, në J.
  • Varvarë/a - ara, në VP.
  • Vasilati - shpat, në VL.
  • Vathrez/a - vend gropë ku ka pasur vathëra, në L.
  • Varr i Çobanit – varr i lashtë, në JL.
  • Varr i Llollosë - vend ku thonë se është vrarë dhe varrosur një fare LIollo, në J.
  • Vësht i Spahiut - ka qenë vësht, sot kullotë, në J.
  • Vidhi i Kondos - vidh i vjetër, në L.
  • Vistarth/i - ara e kullota, pyje me lisa, në fushë, në L.
  • Vodëvodë/a - arë, në L. (ndoshta vojvoda).
  • Vreshtat - sot ara, në J.
  • Vrojné/a - arë, në V.
  • Xhamia - gërmadhë xhamie, në L.

Familjet në fshatin Janjar:[3]

Banenj, Bekatë, Çokalenj, Çucenj, Çukenj, Didanenj, Fejzo, Gavalenj, Gulemanenj, Hisejnatë, Homenj, Jaçe, Kurrenj, Kutenj, Memsurenj, Minia, Minxhenj, Peltekatë, Rumanenj, Rokenj, Spahilerë, Sulo, Taka, Telushenj, Tena, Trakenj.

Udhëpërshkrim nëpër vite!

Historia lë gjurmë kudo! Në vite , shekuj , mijëvjecar …Ajo shkruankronika e kujtime , në tokë lë shenja e tregues të përjetshëm , lumenjtë ,luginat , fshatrat , trojet e ngrehinat , ledhet kodrat e brigjet …Dëshmitë enjë jete që ecën prehistorinë , rrënojat e ndërtimet, coprat e përjetimeve në troje e ngulime , vendbanime e fortesa apo kulte fetare e kala.

Çdo popull , çdo fis e grup njerëzor ka fillesat e veta dhe historia i kacaktuar fatin e tij …rrënjët e lashta ehistorinë e vjetër pagane që në thellësi të mugëtirës së lashtë rrjedhin e rrjedhin duke sjellë me vete një emër , një toponim , duke shënuardiku në territor të fiseve ilire njëfshat , një grumbull grehinash apo shtëpi , një vendbanim në Jug të Shqipërisëdhe pjesë e fisit të Presajbëve apo Thesprotëve – Janjarin e lashtë . me rrënjë në legjenda që flasin ethonë bibliologjinë dhe të vërtetën e tij .

Me një popull që jeton e dëshmon vazhdimësinë me lugina , kroje , shtëpi , varreza ,kulte besimi e gjuhë që është folur e folur … shqip …me emra njerëzish fisesh,llagapesh , me një kompleks natyror dhe njerëzor !

Një territor interesant në kufij të kohës , kujtimeve e gojdhënave për formimin e këtij fshati i cili qëndron mbi supet e një lugine si një trekëndesh kohor nga eshkura tek e sotmja dhe ecën në të ardhmen . Një luginë që mbledh prrenj e mbanhijerëndë male , kodra , qafa , ara efushëza me onomastike interesante .

…Kreshtënshkëmbore e Shpatit , faqjen diellore e Shendëlliut ,kodrën e Manit . (Mënes) Zhublin , Bregun e Gjatë ( Bregun e Glatë) si minivargmal e deri te Guri i Osakës apo Palokalaja si pikë referimi për hapësirëne luginës së Pavlos!

Përrenjtë duket sikur kanë lënë piktakimi në qender të fshatit , Prroi i Zhakës , Prroi iMesobregut , Prroi Shkallës që zbret nga lagjja Bratat , Përroi i Nusezës dikurushqenin lumin Pavllo , sot takohen nëKrua të Janjarit me liqenin ujëshumë .

Katër lagje . Disa mëhalla , kronje , kisha e Xhami ! Secila me historinë dhe ndodhitë e veta , me relievin , banorët , të përbashkëtat e të veçantat e tyre…

Kocoi – në pjesënlindore , një shtëpi e vetmuar , që koha e ka të vështirë ta ndiçojë në rrjedhën e saj …

Fshati i Madh apo lagjja në juglindje – që sipas gojdhënave ka qënë edhe fillesa e këtij fshati , ka rrënojat e kullës së Janjarit , Manastirin, xhaminë , dhe përshëndetet me diellin me lulebajamet që çelnin dhe hijeshonin këtë lagje ….si hunanizmi i banorëve fjalëmbël !

Barhimati – që zë fill në kreshtën shkëmbore të Kroit te Janjarit , duket sikur shtëpia e Sherajve ka mbirë nga guri e dëshmon për vjetërsinë e saj ! Me kodërza , prrenj, ullinj , shkurre , shtëpi që sot heshtin si relike nën peshën e viteve nëharresë . Zeje dhe mbijetesë!

Bratati – lagje relativisht më e vonë seFshati i Madh( Lagjja e agallarëve ) formuar si fillesë në ngrehinat e meslagjes në territori shkëmbor , ështënjë toponim nga koha e dyndjeve bullgare apo slave brata – do të thotë vëlla –Kjo lagje ka disa mikro mëhalla – Prroi i shkallës , mesomëhalla , Hiza ,Kostati , bregu i Komidhes apo Komidhja , Lolobadha ( bregu ) . dhe mbledh nëterritory të saj disa toponime interesante . Hito , ara e Elezit , Kostati ,Lolobadha .Ka numër të kufizuar shtëpish si pasojë e një relieve jo shumë tëpërshtashëm për ndërtime . Është mbuluar me ullinj !

Klisha( lagjja e Kishës ) – nga kisha që historikisht ka qënë ndërtuar nga banorët eparë që zbritën në atë luginë .Mendohet nga Bregu i Manit apo Stismast më nëperëndim . Kisha na qënë e ndërtuar diku poshtë një lëmi që ndodhet afërshtëpive që janë ndërtuar sot rreth 30 metër në afërsi të rrugësautomobilistike . Ku kishte edhe vorreza të lashta.

Nuk dua të hyj në vlerësimin moral tëshpirtit të banorëve të fshatit, por në çdo rrugë të kalosh në çdo monopat që të të hedhë rruga apo rasti ,nësokakë apo avlli , në cdo stan a parkbletësh që të hedhësh sytë, do të ndjeshshpirtin bujar dhe mikpritjen e ngrohtë,nikoqiratën, merakun që çdonjeri ka stolisur oborrin apo kopështin, pjergullënapo oborrin e shtruar sipas traditës dhemahnitej nga prakticizmi dhe vlërësimi që i bëjnë këta njerëz tokës !

Mund ta soditësh këtë fshat nga bregu i Mënes, nga Guri i Vasilatit , nga Udha e Re ,nga Bregu i Gjatë , nga Kostati , nga shtëpia (rrënojat ) e shtëpisë së Idris Hoxhës ( Brahimat ) nga Shëndëlliu dhe Shpati , do mbetesh i mahnitur sidomoskur e mbulom blerimi në maj !


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 55.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 55-61. Treguan: 1) Mustafa Abaz Rumani, 50 vjeç, nga Janjari, banon në Tiranë. 2) Demo Abazi, 68 vjeç, nga Janjari, banon në Janjar. Janjar, 1970.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 55.