Jump to content

Shalës (Markat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shalës
Popullsia
 • Gjithsej1.200 banore

Shalës është një fshatkomunën Markatrrethin e SarandësShqipërisë.

Nga veriu fshati Shalës kufizohet me lumin Pavël, nga jugu me fshatin Dishat dhe qytezën Konispol, nga lindja me fshatin Markatin dhe nga perëndimi me malet Saraqin e Mile. Shalësi ka këto lagje: Babjot/i, Barç/i, Kurunë/a dhe Mesmëhalla.[1]

Toponimet të fshatit Shalës:[2]

  • Ahos/i - përrua, në P.
  • Arat e Glata - ara, në P.
  • Ar’ e Gjërë - arë malore, në P.
  • Ar’ e Llamit (Llambit) - baçë, në afërsi të qendrës.
  • Ar’ e Madhe - arë, afër qendrës.
  • Ar’ e Neles - arë kodrinore, në qendër.
  • Ar’ e Plakut - pllajë, në P.
  • Badra - këmbë mali, në L.
  • BaItas - baçë me ullinj, në L.
  • Bàllos/i - ullishte, pranë qendrës.
  • Barçat/i - ara, në P.
  • Barith/i - ara, në V.
  • Baudhet - ara në fushë që janë pranë udhës, në V.
  • Biverre (mbi varre) - pllajë, në L.
  • Bivit (Mbivijat) - ara në fushë, në V.
  • Bleta e Velës - shkëmb që dikur ka pasur bletë, në J.
  • Bogaze - ara në fushë, në P.
  • Bogaz/i - grykë e ngushtë midis malesh ku ndërmjet kalon lumi Pavël, në VL.
  • Bolingez/a - arë, në P.
  • Bot e Bardhë - vend gropë që e ka dheun të bardhë, i cili merrej nga fshatarët në vend të gëlqeres për të lyer faqet e brëndëshme të mureve të shtëpive, në P.
  • Botboja/i – pllajë, në L.
  • Bregu i Çobenëve - breg, në P.
  • Bregu i Çelikut - (edhe Bregu i Materëve) - breg, pranë qendrës.
  • Bregu i Kotreçit - breg, në L.
  • Bregu i Kullës - breg ku thonë se një zonjë ka pasur aty një kullë, në V.
  • Bregu i Kroit - bregore, afër qendrës.
  • Bregu i Morrit - bregore në fushë, për të cilën thonë se një taborr në kohën osmane vrisnin morrat, në VL.
  • Bregu i Taborrit - breg, në qendër.
  • Brikth/i - faqe mali, në P.
  • Brim’ e Barçatit - sterrë, në P.
  • Brim’ e Madhe - sterrë, në P.
  • Buhajajth/i - vend me ullinj, në qendër.
  • Burim i Lezos - arë, në P.
  • Burim i Rrihërës - burim, afër qendrës.
  • Burim i Shelqit - burim, në VP.
  • Buz’ e Velës - buzë shkëmbore, në L.
  • Buta e Bojait - kullotë kodrinore, në L.
  • Buz’ e Kuqe - buzë shkëmbore, në L.
  • Buza e Velës - buzë mali shkëmbore, në J.
  • Çorkë/a – ara, në afërsi të qendrës.
  • Çuka e Kriqit – çukë, në P.
  • Dardha e Brahos - dardhë e vjetër, afër qendrës.
  • Delikaç/i - ara, në P.
  • Der e Ledhit - kodër malore, në P.
  • Divi - ara, në V.
  • Djali i Vrarë - breg, në qendër.
  • Driz’ e Arës Muhtarit - pllajë malore, në P.
  • Drrasa e Llukut - vend dërrasë, në P. Aty janë nxjerrë dërrasa prej guri për të mbuluar çatitë e shtëpive.
  • Faq/a/e Gjërë - faqe mali, në P.
  • Faq/a/e Martinit - faqe mali, në P.
  • Farmk/u - faqe mali, në L.
  • 'Ferra e Brezit - kodër malore, në P.
  • Fiku i Baudhit - vend ku ka qenë një fik i vjetër, në VL.
  • Fiku i Shurit - fik i vjetër, në J.
  • Fiz/i - arë, në fushë, në VP.
  • Fundi i Bregut - breg, në P.
  • Fush’ e Shalësit - fushë, në VP.
  • Gazino/i - ara e kullota, në L.
  • Gorrica e Muço Hoxhës - goricë e vjetër, në J.
  • Grav’ e Krizës - shpellë, afër qendrës.
  • Grav’ e Kurunës – shkëmb.
  • Grav e Mesoit - shpellë, në P.
  • Gravat e Mesmëhallës - shpellë afër qendrës.
  • Grav’ e Qirisë - në P.
  • Grav’ e Spartiles - shpellë, në P.
  • Grava e Ulkës - shpellë ku kanë qenë strehuar ujq.
  • Gravat e Kroit - shpelIa, në L.
  • Grik e Bogazit - grykë mali, në P.
  • Grop’ e Uthullës – arë e gropë, në P.
  • Gumradha e Gurit Glatë - zall i rënë nga mali, në L.
  • Gumradha e Rripthit - zallishtë e renë nga mali, në L.
  • Gurët e Vilës - shkëmbenj, në VP.
  • Gur i Ahosit - shkëmb që pikon ujë, në L.
  • Gur i Glatë - shkëmb i gjatë, në J.
  • Gur i Klishës – shkëmb, në J.
  • Guri i Liturvisë - vend shkëmbor, dërrasë guri, në P.
  • Guri i Shkulur - shkëmb i rrëzuar nga mali, në J.
  • Hon i Prrojt Math - hon, grykë e shkallë, në P.
  • Karales/i - arë në fushë, në VP.
  • Kanashe - ara, në V.
  • Karthe - pllajë, në L.
  • Këmba e Brimës - këmbë mali, në P.
  • Këmba e Drizës - këmbë mali, në P.
  • Këmba e Dushkut - këmbë mali, në P.
  • Këmba e Farmkut - këmbë mali, në L.
  • Këmb’ e Gurzet - këmbë mali, në P.
  • Këmb’ e Gjërë - këmbë mali, në JP.
  • Këmb’ e Lofatës - këmbë mali, në JP.
  • Këmb’ e Mëretes - këmbë mali, në P.
  • Këmb’ e Prralit - këmbë mali, në P.
  • Këmb’ e Spartës - këmbë mali, në P.
  • Kliç/i - arë në fushë, në VP.
  • Klishë/a - gjurmë themelesh e një kishe të vjetër, në P.
  • Klish’ e Bregut Vilës - gërmadhë kishe, në P.
  • Kodra e Mezhlisit - kodër ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, në afërsi të qendrës.
  • Kodra e Panagjisë - kodër, në J.
  • Kodrat e Lukthit - kodër ku ndodhen disa gërmadha, në L.
  • Konopicë/a - ara, afër qendrës.
  • Koqas/i - arë kodrinore, afër qendrës.
  • Krizë/a - përrua, afër qendrës.
  • Kroi i Babëjotit (Babë Jotit) - krua, afër qendrës.
  • Kroi i Fshatit - krua, në qendër.
  • Kroi i Lodharit - krua ku shplodheshin udhëtarët etj., në qendër.
  • Kroi i Llamit (Llambit) - krua, në L.
  • Kroi i Math - krua, afër qendrës.
  • Kroi i Muço Hoxhës - burim, në L.
  • Kroi i Rrihërës - krua, afër qendrës.
  • Kroi Shëngjr/ës - krua, në L.
  • Kshire - pyll me mërete, në P.
  • Lëm i Sorkës - lëm, në L.
  • Lëm i Lazrit - lëm i shtruar me pllaka guri, në L.
  • Lëm i Panagjisë - lëmë ku dikur ka qenë bërë panair, në qendër.
  • Lëm i Psedhesë - lëm i vjetër, në afërsi të qendrës.
  • Lëm i Rrihrës - lëm i gurtë, pranë qendrës.
  • Lëm i Spartilës - lëm afër qendrës.
  • Lëm i Sheshtit - lëm i gurtë, në L.
  • Lëm i Shpellave - lëm i vjetër, në L.
  • Lisi Çup - lis shekullor, në P.
  • Lòdhar/i - vend ku preheshin të lodhurit në udhëtim etj., në P.
  • Luc’ e Kurunës - vend që mbledh ujë, në P.
  • Lukthi - vend grykë, në L.
  • Lum i Frashkut - degë e lumit Pavël që kalon para fshatit, në P.
  • Lum i Shalësit (Pavlit) – lumë, në V.
  • Lushtra e Plakës - buzë, në P.
  • Luvajth/i – arë, në P.
  • Llith/i - ara, në P.
  • Mal i Saraqinit - mal, në JP.
  • Malth i Barçit - mal, në L.
  • Mehné/ja - breg ku mblidhej popul në kuvend, në qendër.
  • Moshra - faqe mali, në JP.
  • Mullire – ara, në V.
  • Mulliri i Bogazit - gërmadhë mulliri, në P.
  • Mulliri i Ferrës - gërmadhë mulliri, në V.
  • Mulliri i Haxhos - sot arë, në V.
  • Nënshkozë/a - në L.
  • Panagjia – baçë, afër qendrës.
  • Panagjia e Kondajve - baçë me ullinj, fiq e arra, në qendër.
  • Përthëlëng/u - ara pranë lumit, në P.
  • Pill i Kshirës - pyll, në JP.
  • Pill i Moshrave - pyll, në JP.
  • Pill i Prerë - faqe mali me lisa, në P.
  • Piriu i Shkozës - grykë hon, në P.
  • Pirjot/a - vend në mal, në P.
  • Pirjot/i - kullotë kodrinore, në VL.
  • Prroj i Badunit - përrua me mone të vjetra, në L.
  • Prroj i Barçit - përrua i fshatit.
  • Prroj i Këmbës Brimës - këmbë mali ku ndodhet një brimë e thellë, në P.
  • Prroj i Thanës - përrua, në P.
  • Prroj i Zublës – përrua, në P.
  • Psedhéja - arë afër qendrës.
  • Puset - ara kodrinore, në L.
  • Qaf e Butës Bojait - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf’ e Gomares - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Hosit - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Kollokotrecit - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf’ e Kriqit - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Lofatës - qafë mali, në P.
  • Qaf’ e Mesit - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf’ e Pipes - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Vidhave – qafë kodrinore, në J.
  • Qeramidhjò - vend ku dikur janë bërë qeramidhe, në V.
  • Qili/a - përrua, hon, në P.
  • Rashk/u - pllajë, në V.
  • Rrahu i Hoxhës - baçë pranë qendrës.
  • Rrap i Manarit - rrap shekullor, në V.
  • Rrapth/i - arë.
  • Rreth/i – arë, në P.
  • Rrëz’ e Bése - ara, në P.
  • Rrez’ e Shklekës - zallishtë (gumradhë), në L.
  • Rripat e Gurit - ara në fushë, në VP.
  • Rripth/i - faqe mali, në L.
  • Sorre - ara, në V.
  • Spartillë/a - ara, afër qendrës.
  • Spithar i Arës Duros – sterrë në mal, në P.
  • Spithar i Arës Gjërë – sterrë që mban ujë, në P.
  • Sterra e Ledhit – sterrë, në P.
  • Shelqive - ara në fushë, në V.
  • Sherpet - ara në fushë, në VL.
  • Shesh i Drizës - shesh në pllajë mali, në P.
  • Shesh i Math - shesh në mal, në P.
  • Shesh i Pulëzës - vend shesh në mal, në P.
  • Shesh i Sheros - arë, në L.
  • Shesh i Vetëtimës – shesh, në P.
  • Shesh i Xhamisë - shesh para xhamisë, në qendër.
  • Sheshtho - arë, në L.
  • Shingjerrë/a - kullotë kodrinore, në L.
  • Shkall’ e Dhahnës - grykë, në VP.
  • Shkall’ e Mullirit - pllajë, në P.
  • Shkall’ e Pirros - vend shkëmbor ku gjenden gurë qiklopikë.
  • Shkall’ e Vilës - udhë shkëmbore, në VP.
  • Shkëmb i Barxhit - në L.
  • Shkëmb i Kurunës - shkëmb, në P.
  • Shklekat - pllajë mali, në L.
  • Shpella - shpella e kullota, në JL.
  • Shtrunga e Lisit Çup - shtrungë e gurtë, në P.
  • Shur/i - shur që vjen nga mali, në J.
  • Tufëlisi - grumbull lisash të shenjtë mbi Saraqin, të cilët s’guxonin njeri t’i presë nga frika e Zotit, në P.
  • Udha e Malthit - udhë që të çon në Markat, në L.
  • Udha Turke - udha për Markat e Dishat, në L.
  • Ulliri me Rrënjë - ulli që ka rrënjë jashtë, në qendër.
  • Ulliri i Mishit — ulli i lashtë ku theren e varen bagëti, në qendër.
  • Ulliri i Vakëfit - ulli që i takon xhamisë, në qendër.
  • Ullit e Rashkut – ullinj, në VL.
  • Ur’ e Barçit - urë betoni, në qendër.
  • Ur’ e Bogazit - urë betoni mbi lumin e Shalësit (Pavlit), në P.
  • Ura e Luvajthit - rrënojë e një ure mbi lumin e Shalësit, në P.
  • Vaj/a e Shelqidhes - va mbi lumin e Shalësit, në V.
  • Vaj/a e Vilës - va lumi mbi lumin e Shalësit, në V.
  • Varret e Spartilës - pllajë afër qendrës.
  • Varrez - ara, në V.
  • Varr i Lëmit Lazrit - varre të vjetër, në L.
  • Varr i Regjinës - varr i të shoqes Abedin Madanit, dëshmor, në L.
  • Vastrua/oi - ish pyll sot arë, në P.
  • Verret bi Krua - varre të vjetër, në L.
  • Verret e Kodrës Panagjit - varre të vjetër, në J.
  • Vëndi i Sali Bunit - arë e baçë, në P.
  • Vidhez/a - kullotë kodrinore, në V.
  • Vija e Malit – brez shkëmbor, në L.
  • Vila – arë, në VP.
  • Viroi i Nuhut - ngjir ku qe mbytur Nuhu, në V.
  • Vivez/a - ara në fushë, në VL.
  • Vrastua/oi - arë në mal, në VP.
  • Zhigonjë/a (Zigua) - brez shkëmbor.

Familjet në fshatin Shalës:[3]

Abedini, Arapi, Avduli, Bajo, Bedriu, Boçari, Çano, Demo, Elmazi, Kondo, Labi, Lame, Lile, Lika, Muçaj, Osmanaj, Purraj, Bajrami etj.

Shalësi shtrihet ne anen e majte te rrjedhjes se mesme te lumit Pavla, atje ku formohet Gryka eBogazit. Eshte ngritur ne nje lugine mes maleve Saraqin e Mellez.Perbehet nga kater lagje:Mesomehalle, Kurune, Babjot e Barrc. Ka te zhvilluar teper bujqesine, pasi fushat i ka nen uje.Blegtoria dhe pemtaria ,jane dege te rendesishme qe merren banoret.Ne perendim te fshatit, tek Gryka e Bogazit, gjendet Shpella e Shen Marines, nga vendbanimet mete lashta te Shqiperise. Ketu u zbuluan dy kerruese strralli dhe briret e nje dhie te eger,(kopra –ibex). Vendbanimi i takon periudhes se Mezolitit.Ne lindje te shpelles, gjendet nje guve karstike. Ketu u zbuluan parete enesh dhe qeramike teperiudhes se neolitit.Nje cekan prej guri,perfaqson epoken e neolitit te mesem,zbuluar ne vendin Bregu i Kroit..Nje sopate dy teheshe prej bronzi(bipenis) eshte zbuluar ne qender te lugines se Shalesit.Ne afersi te teritoreve te fshatit, banore te ketij fshati kane zbuluar ne vitin 1980,ne Mile, statujen tederdhur ne bronz te Perendise ose te Hyeut te Panit.,(shek.IV-pKr.)Jo me larg se 1,5km,nga ana perendimore e fshatit, buze lumit Pavla gjenden rrenojat e njeqytetrimi Iliro –Epirot te shek III-Ip.Krishtit, ne Vastrua.Nje ore diellore e periudhes Romake e shekullit I. p Krishtit, eshte zbuluar ne Vastrua.Nje embleme prej floriri e nje atleti te garrave Olimpike e shekullit te IV.p. Krishtit eshte zuluar nenje varr antik ne Fundin e Bregut, prane Vastroit.Ene balte ,objekte zbukurimi metalike (bronzi) jane zbuluar ne varrezat antike te Vastroit. Vegla pune prej hekuri: kazma, bela, per punimin e tokes, jane zbuluar ne Balloz dhe Haliqe.Periudha Mesjetare perfaqsohet nga tre banesa monument kulture, qe gjenden ne lagjen Kurune ,Mesomehalle dhe Barrc.Fisi i agallareve te Avdulereve te Shalesit , ishin miq dhe mbeshtetes ne krahine te Ali PasheTepelenes.Ne kryengritjen e Zenel Gjolekes ,ne 1847 moren pjese 20 shalesjote.Ne ceten e Muharrem Rushitit ne kryengritjet e viteve 1909-1912,moren pjese 14 shalesjote.Merushe Nelo,e mbiquajtura nga historjanet”Shota e Jugut”,apo “Shota e Camerise”, ishte e vetmjafemer, qe mori pjese ne cetat e Jugut te Shqiperise bashke me burrin e saj. Ky rast na sjell analogjime Shote e Azem Galica ne veriun e banuar nga shqiptaret.Ne luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare e te kalase se Janines, nga Shalesi moren pjese 34luftetare. 17 prej tyre ,rane deshmore ne Gjolin e Janines.ne 1913.Ne luften eVlores , ne 1920,moren pjese 27 luftetare nga Shalesi.Ne periudhen midis dy luftrave boterore,nga Shalesi kishte tre anetare te shoqerise “Vatra”teAmerikes.Ne luften N-Cl. Kane marre pjese 72 partizane.,11prej te cileve rane deshmore.Shalesi ka kostumet e veta popullore burrash e grash te njohura deri ne festivalet folklorikeKombetare.Hedhesi i valles se Osman Takes (Taip Madani ) ishte banor i ketij fshati. Vajza te ketijfshati kane marre pjese ne festivale folklorike Kombetare, te zhvilluara ne Gjirokaster.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 122.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 122-128. Treguan: 1. Dule Bakullati, 45 vjeç, bujk, analfabet, nga Shalësi, sot me banim aty. 2. Selfo Zeneli, 22 vjeç, me arsim të lartë, nga Shalësi, sot me banim po aty. 3. Jasin Boçari, 23 vjeç, me arsim të lartë, nga Shalësi, sot me banim po aty. Shalës, më 24. 8. 1970.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 122.