Jump to content

Diskutim:Krahina Autonome e Kosovës dhe Dukagjinit/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Krahina Autonome e Kosovës dhe Dukagjinit/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


@Klein Muçi, po te shikosh historine e ketij artikulli do e kuptosh qe kam redaktuar artikullin disa here, dhe zhvendosjen time @Doardear e ka kthyer.. A eshte ky person antishqiptar apo si eshte puna, ai qdoher kembengul ne titerime ne gjuhen serbe edhe ne raste te tjera te artikujve qe une i kam krijuar nga 0, ai i zhvendoste vazhdimisht pa ndalur. Sa here e kam ftuar ne diskutime asnjehere nuk eshte pergjigjur.. nuk po arrij ta kuptoj arsyen e veprimeve te tij..
Titerim i ngjashem nga ky perdorues, shiko ketu:
Përdoruesi diskutim:Doardear#Kosova dhe Metohia — Leutrim.P (diskutimet) 4 nëntor 2024 01:12 (CET)

@Doardear, shpeshherë zhvendosjet e tua janë bërë shkak të disa përplasjeve (megjithëse herë të tjera kanë qenë të arsyeshme). Të ftoj të përgjigjesh në lidhje me këtë diskutim për të mos shkaktuar luftë redaktimesh/zhvendosjesh.
@Leutrim.P, besoj se ke vepruar mirë duke nisur diskutimin. Të sugjeroj vetëm t'i japësh një afat mbrojtjes ndaj artikullit. Në përgjithësi synojmë që çdo artikull të jetë i hapur për redaktim në konceptin e një enciklopedie të lirë. Mbrojtjet e plota duhet të jenë përgjithësisht gjithmonë me afat përfundimi të përcaktuar dhe koha duhet të vijë në rritje graduale si një përgjigje proporcionale ndaj dëmit të shkaktuar.
Në lidhje me temën do të thoja vetëm përgjithësisht se duhet pasur parasysh që artikulli trajton aspektin serb të rajonit, nuk është artikulli i mirëfilltë për Kosovën. Në këtë përqasje nuk është shumë çudi që të përdoren termat serb, këndvështrimet e tyre, etj. E them këtë duke u nisur nga artikulli homolog në EnWiki që aktualisht mban titullin Autonomous Province of Kosovo and Metohija (dhe po të shohësh arkivën e diskutimeve të tij do të vësh re që ka pasur vetëm 1 herë përpjekje për ta ndryshuar, përpjekje që është mbyllur shpejt me idenë e mësipërme pak a shumë). Diçka e ngjashme me artikullin Serbia e Madhe që paraqet këndvështrimin serb të ideve irredentiste të tyre siç është, pa gjykim nëse bëjnë mirë apo jo. - Klein Muçi (diskutimet) 4 nëntor 2024 11:53 (CET)

@Klein Muçi, Dua të shtoj se Doardear është bërë shkak i këtyre përplasjeve, sepse jo vetëm që zhvendos një artikull në titull të ri, por është i këmbëngulës në emërtimin e tij pa ndonjë arsye të zhvendosjes apo rizhvendosjes edhe nëse zhbëhen ndryshimet e tij nga dikush tjetër, as edhe pasi sheh se dikush nuk po pajtohet me veprimet e tij, sikur ta bënte me qëllim denigrimi të përdoruesit tjetër. Unë e kam falenderuar dhjetra herë për zhvendosjet e duhura që i ka bërë për shqipërimin e artikujve dhe e qmoj punën e mirë. Por jam disi i pakënaqur nga mungesa e komunikimit; në rastet kur sheh se dikush po e konteston veprimin e tij, ai do duhej të ofronte një argument se përse titulli duhet të jetë ashtu si propozon ai. Besoj se kjo është pjesë e të qenurit Wikipedian! Mbrojtja kufizon vetëm zhvendosjen; redaktimet janë të mundshme për të gjithë përdoruesit. Faleminderit për këshillat; përvoja ime po rritet, ende jam në proces të mësimit. Sigurisht, të gjithë janë të mirëpritur të veprojnë lirisht; do ta rregulloj kohën pas përfundimit të këtij diskutimi. Unë e kam të qartë pikëpamjen nga e cila duhet qasur kësaj teme dhe jam i njohur me termat. E di që nuk prezanton pikëpamjen tonë mbi temën, por përsëri këmbëngul se kam të drejtë për disa arsye si: • Në momentin që artikulli është përkthyer në gjuhën shqipe, termi Metohija nuk mund të përdoret për t’iu referuar Rajonit të Dukagjinit asesi (përveç kur citohet në gjuhën serbe emri i plotë serbisht), sepse do të ishte kundër vet rregullave të enciklopedisë, sepse gjuhësisht është paralel me termin Civilizimi Social (Qytetërimi Shoqëror), nuk mund ta përkthesh pjesërisht në ‘Civilizimi Shoqëror se do të ishte standard i dyfishtë pastaj. Gabime gjuhësore që vet Doari në raste të tilla ka zhvendosur me qindra, nëse jo mijëra faqe për këtë arsye drejtshkrimore; unë me të njëjtin arsyetim, po e ngre çështjen. Në gjuhën shqipe, termi Metohija nuk ekziston. Për ne, Metohija është Dukagjini; tema po i referohet gjysmës tjetër të Kosovës. Nuk mund ta riemërojë dikush vendin tonë sepse e ka pushtuar ose për shkak të dëshirave personale. Arsyetimi i zhvendosjes së tij thoshte "emri nga fantazia". Emri Dukagjin nuk është nga fantazia; emërtimi Metohija është fantazi serbe që ata e kanë krijuar, sikur ne ta quajmë nga sot Londrën - Spageti; ky do ishte term fantazi (jo historikisht i dokumentuar). • Shumica nga artikujt në lidhje me Kosovën që janë shkruar nga serbë në WikiEN nuk janë me pikëpamje neutrale. Unë nuk jam ndonjë nacionalist apo patriot i madh; në vështrimin e parë, vërej se aty ka tekst me informacione të pavërteta (dezinformata) dhe besoj se është pjesë e luftës së tyre informative jo vetëm kundër nesh si popull, por edhe ndaj botës perëndimore. (I thashë të gjitha këto duke e pasur parasysh se çdo konflikt ka pikëpamje të ndryshme të secilit pjesëmarrës, që shpeshherë dalin në mospërputhje). • Të përdorësh terma si Kosova dhe Metohia duhet ose të mos jesh mjaftueshëm i informuar, ose po e bën me qëllim që ta sfidosh realitetin me propagandë. • Klein, ti thua se mund të përdoren terma serbë; të njëjtën e aplikoj edhe vet kur i përfshij termat serbe; gjithmonë e cek gjuhën serbe, sepse jam i kujdesshëm që të bëj redaktime profesionale brenda rregullave dhe të jem neutral në çështje të tilla, edhepse jam shqiptar. Por termat serbë mund të përdoren në një fjali specifike, shembull: Kushtetuta e Serbisë i referohet Kosovës si... apo e sheh si... kjo do të ishte qasje pa tendencë. Në momentin që e përfshin në të gjithë tekstin, qofshin edhe mbi 20 faqe përmbajtje, aty nuk kam dyshim fare se shkruesi nuk është aspak neutral. • Këndvështrimet e tyre duhet të ceken me kujdes në raste kur bëhen citime dhe jo të aplikohen pa kriter në të gjitha tekstet; se pastaj do të kthehet në standard dhe do të përceptohet nga publiku si realitet. E gjithë propaganda që po bëhet ndaj nesh, ne thjesht kemi nevojë të qëndrojmë të lidhur me realitetin dhe jo iluzione folklorike të axhendave të huaja. Dikush mund të përdorë arsyetimin se ai ishte emri zyrtar; ndoshta PO, por për kë? Për ata, apo për ne? Gjuha angleze mund të mos ketë emërtime për termat tanë, por nëse do kishte, jini të bindur se ata do e përdorin termin Albania, Kosovo (Dhe jo, Shqipëria - Kosova) që e kanë tashmë, por edhe ato që si kanë mund t’i huazojnë nga serbët. Shiko artikullin https://en.wikipedia.org/wiki/Metohija; lëre ti krahinën zëre me emër zyrtar, por WikiEN e sheh si legjitim emërtimin serb të trojeve tona te cilat janë aty që prej se ekziston bota; Dukagjinin e sheh si Metohija (apo të paktën e lejon termin serb në versionin anglisht të përdoret lirshëm në vend të emrit origjinal). Serbia e Madhe është rast krejtësisht tjetër, pasi vet si koncept është term i vetidentifikueshëm si irredentist, sikurse Shqipëria e Madhe, që nënkupton favorizim të interesave tona territoriale. Ama legjitimimi i termave serb, i trojeve tona nuk duhet të lejohet, jo se duam ne, por për arsye shkencore; gjuha nuk e lejon, futja e Metohisë në gjuhën shqipe është barbarizëm. Mua nuk më pengon termi Serbia e Madhe sepse e di çfarë paraqet, por Metohija nuk mund të paraqesë Dukagjinin apo Skadar - Shkodrën. Pra, gjykimi është 0%; thjesht është çështje gjuhësore dhe rregulloreje. - @Leutrim.P

Dakord për çfarë ke shkruar pak a shumë, sidomos për mungesën e përgjigjeve nga përdoruesi Doardear, për të cilën i është tërhequr vëmendje dhe më parë nëse nuk gaboj. Jam dakord dhe për çfarë thua në lidhje me temën por çfarë po sugjeroj pak a shumë është që problemi të zgjidhet "që në rrënjë" (nëse mund të quhet rrënjë). EnWiki shërben shpeshherë si burimi për shumë artikuj homologë në gjuhë të tjera. Madje në kohët e sotme dyshoj se kjo mund të shkojë më tutje dhe EnWiki mund të shërbejë dhe si burim për shumë vegla të tjera jashtë ekosistemit wiki, për shembull ChatGPT, etj. Mbase do të ishte mirë të kryhej një diskutim në lidhje më çështjen gjuhësore të emrit atje dhe pastaj (ose ndërkohë) të zgjidhej dhe këtu. E them këtë pasi, megjithëse e vështirë për t'u besuar, në Wikipedia-n shqip punojnë dhe përdorues që nuk e kanë shqipen gjuhë kryesore, që mund të jenë shqiptarë ose jo. Këta individë përpiqen të ndihmojnë në forma të ndryshme, jo detyrimisht me qëllime keqdashëse, ndonjëherë për të shkruar për një temë që kanë interes në gjuhë të ndryshme e ndonjëherë për të përmirësuar aftësitë e tyre në përdorimin e gjuhës shqipe. (Këtë e kam mësuar dhe vetë relativisht vonë.) Në Wikipedia-n shqip gjithashtu ka dhe shumë minorenë. Në të gjitha këto raste, individët mund të mos jenë fare të njohur me problemet që ekzistojnë në terminologjinë a nomenklaturën e asaj që po trajtojnë, shpeshherë mjaftohen duke përkthyer nga EnWiki që e njohin si epitomë e saktësisë pak a shumë. Në çështje që ka ballafaqim këndvështrimesh, përgjithësisht burimet "e huaja" do të trajtohen gjithnjë si më neutrale, e për pasojë më të besueshme, se sa ato në gjuhët e palëve të përfshira. Në këtë kontekst, shpeshherë çështja mbi-thjeshtëzohet në pikën "çfarë shkruan EnWiki" apo burimet e tjera anglisht, duke qene se anglishtja është lingua franca e perëndimit këto kohë. Kështu, çfarëdolloj zgjidhjeje të jepnim këtu do të mbetej gjithnjë një përqasje e lokalizuar që rrezikon të zhbëhet lehtësisht nga përdoruesi i ri i radhës. - Klein Muçi (diskutimet) 4 nëntor 2024 14:42 (CET)