Jump to content

Diskutim:Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Plagjiaturë nga disa artikuj jo falas

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pata parandjenjën që ky artikull ishte shkruar si një kronikë lajmesh, dhe me një xhiro n'Google mora vesh shumë shpejt që kjo intuitë ka qenë e drejtë. Ja një listë e artikujve nga mediat shqipfolëse prej të cilave nxirret teksti pa ndryshim, me pikë e me presje:

  • "Ragmi Mustafi: Vuçiq është armiqësor ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës". Arbresh.info. Mustafi shprehet se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa trajtuar problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
  • "Kurti: Të ndalet fushata e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës". Radio Evropa e Lirë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendje situatën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
  • "Osmani: Mijëra shqiptarëve iu mohua e drejta e votës në Serbi". Radio Evropa e Lirë. Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.
  • "Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës". Koha.net. Ai shton se qytetarëve të cilët iu pasivizohet adresa, mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por ai shprehet se kjo bëhet përmes një procedure të stërzgjatur.

Nuk funksionon referimi kështu. Ky gabim duhet ndryshuar urgjentisht prej të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë ta shndërrojnë artikullin në diçka më enciklopedike. Fallbackintoreality (diskutimet) 29 nëntor 2024 02:31 (CET)[përgjigjuni]