Diskutim:Sali Berisha
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sali Berisha. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
.
Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.
Gjatë viteve ’70, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris.
Në vitin 1979, Berisha u caktua sekretar i organizatës bazë të PPSH në Fakultetin e mjekësisë detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë mjek personal i Hysni Kapos dhe Haki Toskës.
Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.
Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, Sali Berishën e gjejmë si aktivist të rrymave të reja që e kishin përfshirë Evropën. Këto aktivitete filluan të marrin formën e një organizimit për shpejtimin e reformave të cilat ishin paralajmëruar nga pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia.
Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, Berisha si prirës i reformistëve nxiti fillon të arrijë sukseset e para në këtë drejtim. Kështu reformistët ja arrinë që të heqin Nenin 3 nga Kushtetuta me çka bije edhe monopoli i partisë mbi pushtetin. Më këtë ndryshim reformistët ja arritën që të hapin rrugën për reformat e parapaa nga ta për njohjen e Kartës së të Drejtave të Njeriut, hartimin e Kushtetutës së re si dhe aktin simbolik të shuarjes së komunizmit që në atë kohë ishte i përhapur në Evropë, heqja e monumenteve komuniste e sidomos të figurës së Stalinit.
Në ? shkurt 1991 Berisha zgjedhet kryetar i partisë më të madhe opozitare Partsis Demokratike e cila në zgjedhjet parlamentare të po ati viti fiton 39% të votave. Në zgjedhjet e para parlamentare ? 1991 në Shqipëri fitoj PS pasardhese e PPSH.
Pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 PD-ja tërhiqet nga ky koalicion me arsyetimin, e pa aftësisë së qeverisjes së koaliciont (përkeqësimi i ekonomisë, mos funksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për korrupsion zyrtar) dhe paraqiti kërkeen për zgjedhje të reja parlamentare.
Më këtë hap PD ja arrin që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri të cilat u mbajten në mars të vitit 1992 dhe u përcollën me trazira. Si do që të jetë nga këto zgjedhje Partia Demokratike del si fituese me 62% të votave dhe me këtë rritë numrin e vendeve në Kuvendi nga 92 në 140. Pas kësaj Kryetari Ramiz Alia jep dorëheqje dhe më 8 prill 1992 Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja zgjedhë Sali Berishën si President i parë i Shqipërisë.
Gjatë shërbimit të Sali Berishës si President i Repubikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.
Po ashtu me ndikimin e perendimit u bënë ndryshme rrënjësore dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Përshkak të mbështetjes së tij në publik, skemave piramidale rënia e të cilave u përcoll me trazira dhe shkaterrim te gjithë strukturave te shtetit të brishtë demokratik si dhe trysnisë së vendeve evropiane e sidomos të SHBA-ve në vitin 1997 Presidenti Berisha detyrohet të japi dorëheqje dhe në zgedhjet pasuese partia e tij kaloi në opozitë. Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ’97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.
Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave.
Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha arriti që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.
Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.
Start a discussion about Sali Berisha
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Sali Berisha.