Diskutim:Shkenca në mesjetën Islame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shkenca në mesjetën Islame. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: — ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Shkenca Islame për mua është titull i pakuptueshëm, sepse shkenca nuk klasifikohet sipas fesë. Tani nuk e kuptojë bëhet fjalë për degë të Teologjisë apo për kontribuuesit myslimanë në shkencë. Këtu dua të them se shkenca është shkencë sepse metodat dhe mënyrat e studimit sipas rregullave të caktuara, ku ta di unë cilat janë ato (pohime, mohime, përkufizme, teza, teori, ligje etj) të cilat janë të ndryshme nga ato fetare. Pra duhet zgjedhur titulli përkatës Shkenca tek myslimanët, Shkenca tek arabët etj.--Hipi Zhdripi 1 Nëntor 2007 01:25 (UTC)

Për këtë shiko interwiki. Titulli është mirë. (Puntori 1 Nëntor 2007 13:20 (UTC))
Së pari, gjuha shqipe është e pavarur nga gjuhët tjera d.m.th argumentimi: shiko interwiki nuk ka vlerë sepse këtu po flitet për drejtshkrimin e shqipes.
Po për ta hekur zhigin edhe ata e kanë të njëjtin problem : This article is about the history of science in the Islamic civilisation between the 8th and 15th centuries.. Në gjuhen shqipe për të shprehur atë që po mundohet ky sqarim nuk ka nevojë sepse ne mund ta shprehim shkurt dhe bukur si p.sh historia e shkencës tek myslimanët në shekujt VIII-XIV. Mendimi im personal është që feja nuk ka nevojë që të paraqitet këtu si diçka "cool", këtë e kanë bërë në projektet tjera ata që mundohen ta paraqesin fenë islame si një produkt.--Hipi Zhdripi 1 Nëntor 2007 14:14 (UTC)

Para se te filloja këtë artikull, e kam menduar mir qëndrimin qe do te mbaja mbi titullin dhe e kam shikuar përmbajtjen e artikullit perkates ne gjuhen angleze (qe ne përgjithësi i mbulon artikujt e gjheve tjera qe unë mund t'i puntoj).

Emërtimi Shkenca Islame duhet ndërruar, përkatësisht ne Historia e shkencës Islame. Kufizimi ne shekuj është i gabuar sepse ne shekjt e përmendu ka qene lulzimi dhe zhvillimi i madh kurse ne periudhat tjera ka qen jo i madh por ka patur zhvillim.

Pse Shkenca Islame?

Titulli i cili përfshin këtë artikull mbulon kryekëput artikullin. Shkenca për te cilën po flasim ka lind pikërisht ne saje te rregullave, normave dhe politikes te cilën Islami i mbretëronte ne atë kohe përndryshe ky zhvillim nuk do te behej. Pra shkencëtaret kanarritur te punojnë dhe te zhvillojnë shkencën ne saje te lirisë dhe ndihmës qe u ka dhëne pikërisht Islami dhe qeverisësit myslimane te kohës për te cilën po flasim.
Për te njohur këtë, ti duhesh njohur fillimisht qëndrimin e Islamit ndaj shkencës, pastaj aplikimin e normave dhe ligjeve Islame (Sheriatit) nga ana e udhëheqësve te asaj kohe, pastaj historinë e përgjithshme te zgjerimit te territoreve dhe shkëmbimin e kulturave ne territoret e reja si dhe nje varg te tere elementesh te cilat e sqarojnë shume qarte atë titullin "Shkenca Islame" apo ate "Histori të shkencës Islame".

Pra, këtu ka patur rol të drejtpërdrejte feja Islame në lindjen dhe zhvillimin e kësaj shkence qe meriton te quhet "Shkenca Islame".

Si fund po te le ne dijeni se ndikim te drejt per drejte drejt këtyre arritjeve ka patur hadithi (thenja) e Muhammedit (paqa qoftë mbi te: "Kërkonie diturinë qoftë edhe në Kinë" (Kina e cila në atë kohë për Mekasit ishte e largët dhe e pa njohur.

Përshëndetje. (Puntori 1 Nëntor 2007 15:17 (UTC))

Puntor, unë po të kuptojë plotësisht por ja që ky nuk është vendi ku duhet të vendoset të quhet një dukuri zhvillim shkencë apo jo shkencë. Si do që të jetë fjala Shkenca Islame nuk ka kuptim. Unë nuk po përjashtojë merita e kontribute por kjo fjalë nuk ka kuptim në gjuhen shqipe, është një shqipe e sakatosun dhe nuk mbulon asnjë kuptim të artikullit. Shkenca nuk ndahet në Shkenca Katolike, Shkenca Ortodokse, Shkenca Jahudi. Nëse është fjala për formulime të reja për paraqitjen e shkencës si Shkenca sipas botëkuptimeve Komerciale apo Shkenca sipas botëkuptimeve Islamike atëherë Wikipedia nuk është vend për këto gjëra por i emërtn ato siç është.

Për tu kuptuar. Sa e di une nuk ka "Shkenca Shqiptare" në kuptimin siq e paraqet artikulli, por ka shkenca shqiptare që quhet Albanologjia d.m.th shkencë që përcjellë zhvillimet e shqiptarëve. Për këtë unë bie në dyshim kur hasë një titullim të tillë, sepse mendojë se ekziston një shkencë që merret me zhvillimin e fesë islame dhe kjo duhet të dallohet nga kontributet dhe meritat e myslimanëve në shkencë. Shikuar nga aspekti tregtarë financuesi mund të marrë të drejtën nga krijuesi por nga aspeti shkencorë kjo nuk funksionon krijuesi është krijues, financuesi mbete financues.--Hipi Zhdripi 1 Nëntor 2007 16:06 (UTC)

Përmbajtja e artikullit[përpunoni burim]

Nuk mund të flasë për përmbajtjen e artikullit pasi që nuk jam në gjendje të kuptojë se për çka është fjala këtu.

Artikulli fillon me: Shkenca Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame. përkufizim që mbulohet me referimin # ^ Shkena arabe - (Anglisht).

D.m.th Shkenca Arabe nuk ka kuptim sepse as Shkenca Shqiptare nuk ka kuptim. Nëse thuhet Shkenca në literaturën arabe ka kuptim por nuk ka kuptim të thuhet Shkenca Islame sepse ngatërrohet me Shkencën mbi fenë islame. Në anën tjetër nuk thuhet Shkenca Katolike për këso raste, por Shkenca në tekstet latine, Shkenca tek katolikët, Shkenca sipas botëkuptimeve katolike etj,.

Sinqerisht po të qe se ky artikull nuk do të kishte asnjë vlersim edhe do ta kritikoja në mënyrë konstruktive për atë vlerë të pakët që do të kishte por kur pash që ky artikull është vlersuar si i përkryer nuk do të marr asnjë iniciativë për beteja me mullinjtë e erës ndaj një mediokriteti ekstrem dhe të rëndomtë. Nuk mund të kritikohet konstruktivisht ky artikull apo shumë të tjerë të ngjashëm pasi siç thotë një shprehje angleze: you can't polish a turd. E them me shumë keqardhje dhe pa qëllim për të ofenduar njeri qoftë edhe autorët.

Shkenca islame?![përpunoni burim]

Islami sqaron se Ademi(babai i njerizimit) është krijuar nga dheu(balta) ashtu siç e përshkruan edhe Kur'ani, Famëlartë!!!-Se njeriu është i përbërë nga dheu(balta) tregojnë argumentet shkencore te dhëna më vonë sesa në Kur'an...te dhëna këto nga nje shkencëtar anglez Prof.Dr. Kith Moore(anatomist) ne librin e tij te shpallur si libri më shkencorë i njohur...me emrin "Anatomia njerëzore"[Prof.Dr. Kith Moore]...ai sçaron, duke dhënë argument mjaft të kapshëm për çdo individë(i arsimuar apo jo) se njeriu, gjegjësisht babai i tyre(Ademi) ka prejardhjen nga dheu(balta) me erë kundërmuese të keqe...Ai thotë :"Argument se njeriu është i krijuar nga dheu,mund ta marrim djersën e terur e cila del nga trupi ynë si një baltë(dhe) me një erë mjaft kundërmuese dhe të pakëndshme..." dhe jo rastësisht në Kur'an,krijimi i njeriut përshkruhet në këtë mënyrë 14 shekuj më parë,para se ta vërtetoi këtë shkenca, përkatësisht shkencëtari Prof.Dr. Kith Moore!!!

Në këtë pjesë të shkurtër mbështetet ideja e shkencës islame, ndërsa unë them se shkenca islame është thjesht një dokërr, një absurditet i pakuptimtë.Argumenti se provat që ne jemi krijuar nga balta gjenden tek djersa jonë është i pakuptimtë sepse dihet se era e keqe e djersës sonë i dedikohet baktereve.

Artikull shovinist[përpunoni burim]

Ky artikull ka shume gjera te pasakta nga pikëpamja shkencore. Problemi me i madh është përdorimi i titullit Shkenca islame. Është evidente se ai qe e ka përkthyer as nuk e ka idenë me te vogël te fjalës shkence. Shkenca është një veprimatari e cila merret me analizimin e fenomeneve natyrore, ndërtimin e teorive dhe modeleve matematike qe bejne te mundur parashikim e fenomeneve te tjera. Shkenca nuk ka lidhje me gjepura dhe dogma. Titulli Shkenca islame është 'shovinizëm dhe ultranacionalizem arab'. Ky term ne ngjashmëri me termin Shkenca gjermane është vetëm një përpjekje patetike e një shoqërie totalitare për te përhapur ideologjinë e saj. Shkenca nuk ka perkatesi nacionale. Le ti kujtojmë lexuesve përdorimin e tremave raciste si 'shkenca cifute' e perdorur nga nazistet (Filip Lenard).

Probleme te tjera me artikullin janë paraqitja e te ashtuquajturave fakte. Neqoftese do te shikoni shumica e linkeve janë nga shkrimtare arabe,me sakte nga mësues fetare ( per te mos perdoror fjale te tjera) çka tregon hapur konflikt interesi. E dyta ky artikull përpiqet te vjedhe arritje e shkencëtareve arabe ne deget e optikes, kimisë dhe fizikes, dhe ti paraqesë ato si arritje te fesë islame. kjo as nuk eshte e vërtete sepse veprimataria shkencore ne vendet arabe mesjetare as nuk mund te krahasohet me periudhën e erret dogmatike te kohëve te tanishme ne vendet arabe dhe ne afrike. Plus libra e fese janë vetëm dokumente historike te morfuara ne mjete dogmatike. Te implikosh se keto shkrime mund te kenë lidhjen me te vogël me shkencën kontemporane eshte sakrilegj.

Si përfundim ky artikull as qe nuk ja vlen te jete ne wikipedian shqip. Artikulli është plot me idiotlleqe për te thëne sa me me takt.Eshte turp per ata qe e kane votuar sepse e tregojnë veten si mbeshtetes te ideve shoviniste dhe raciste , si dhe te ideologjive dogmatike. (AK)