Jump to content

Diskutim:Shkenca në mesjetën Islame

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shkenca në mesjetën Islame. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Shkenca Islame për mua është titull i pakuptueshëm, sepse shkenca nuk klasifikohet sipas fesë. Tani nuk e kuptojë bëhet fjalë për degë të Teologjisë apo për kontribuuesit myslimanë në shkencë. Këtu dua të them se shkenca është shkencë sepse metodat dhe mënyrat e studimit sipas rregullave të caktuara, ku ta di unë cilat janë ato (pohime, mohime, përkufizme, teza, teori, ligje etj) të cilat janë të ndryshme nga ato fetare. Pra duhet zgjedhur titulli përkatës Shkenca tek myslimanët, Shkenca tek arabët etj.--Hipi Zhdripi 1 Nëntor 2007 01:25 (UTC)

Për këtë shiko interwiki. Titulli është mirë. (Puntori 1 Nëntor 2007 13:20 (UTC))
Së pari, gjuha shqipe është e pavarur nga gjuhët tjera d.m.th argumentimi: shiko interwiki nuk ka vlerë sepse këtu po flitet për drejtshkrimin e shqipes.
Po për ta hekur zhigin edhe ata e kanë të njëjtin problem : This article is about the history of science in the Islamic civilisation between the 8th and 15th centuries.. Në gjuhen shqipe për të shprehur atë që po mundohet ky sqarim nuk ka nevojë sepse ne mund ta shprehim shkurt dhe bukur si p.sh historia e shkencës tek myslimanët në shekujt VIII-XIV. Mendimi im personal është që feja nuk ka nevojë që të paraqitet këtu si diçka "cool", këtë e kanë bërë në projektet tjera ata që mundohen ta paraqesin fenë islame si një produkt.--Hipi Zhdripi 1 Nëntor 2007 14:14 (UTC)

Para se te filloja këtë artikull, e kam menduar mir qëndrimin qe do te mbaja mbi titullin dhe e kam shikuar përmbajtjen e artikullit perkates ne gjuhen angleze (qe ne përgjithësi i mbulon artikujt e gjheve tjera qe unë mund t'i puntoj).

Emërtimi Shkenca Islame duhet ndërruar, përkatësisht ne Historia e shkencës Islame. Kufizimi ne shekuj është i gabuar sepse ne shekjt e përmendu ka qene lulzimi dhe zhvillimi i madh kurse ne periudhat tjera ka qen jo i madh por ka patur zhvillim.

Pse Shkenca Islame?

Titulli i cili përfshin këtë artikull mbulon kryekëput artikullin. Shkenca për te cilën po flasim ka lind pikërisht ne saje te rregullave, normave dhe politikes te cilën Islami i mbretëronte ne atë kohe përndryshe ky zhvillim nuk do te behej. Pra shkencëtaret kanarritur te punojnë dhe te zhvillojnë shkencën ne saje te lirisë dhe ndihmës qe u ka dhëne pikërisht Islami dhe qeverisësit myslimane te kohës për te cilën po flasim.
Për te njohur këtë, ti duhesh njohur fillimisht qëndrimin e Islamit ndaj shkencës, pastaj aplikimin e normave dhe ligjeve Islame (Sheriatit) nga ana e udhëheqësve te asaj kohe, pastaj historinë e përgjithshme te zgjerimit te territoreve dhe shkëmbimin e kulturave ne territoret e reja si dhe nje varg te tere elementesh te cilat e sqarojnë shume qarte atë titullin "Shkenca Islame" apo ate "Histori të shkencës Islame".

Pra, këtu ka patur rol të drejtpërdrejte feja Islame në lindjen dhe zhvillimin e kësaj shkence qe meriton te quhet "Shkenca Islame".

Si fund po te le ne dijeni se ndikim te drejt per drejte drejt këtyre arritjeve ka patur hadithi (thenja) e Muhammedit (paqa qoftë mbi te: "Kërkonie diturinë qoftë edhe në Kinë" (Kina e cila në atë kohë për Mekasit ishte e largët dhe e pa njohur.

Përshëndetje. (Puntori 1 Nëntor 2007 15:17 (UTC))

Puntor, unë po të kuptojë plotësisht por ja që ky nuk është vendi ku duhet të vendoset të quhet një dukuri zhvillim shkencë apo jo shkencë. Si do që të jetë fjala Shkenca Islame nuk ka kuptim. Unë nuk po përjashtojë merita e kontribute por kjo fjalë nuk ka kuptim në gjuhen shqipe, është një shqipe e sakatosun dhe nuk mbulon asnjë kuptim të artikullit. Shkenca nuk ndahet në Shkenca Katolike, Shkenca Ortodokse, Shkenca Jahudi. Nëse është fjala për formulime të reja për paraqitjen e shkencës si Shkenca sipas botëkuptimeve Komerciale apo Shkenca sipas botëkuptimeve Islamike atëherë Wikipedia nuk është vend për këto gjëra por i emërtn ato siç është.

Për tu kuptuar. Sa e di une nuk ka "Shkenca Shqiptare" në kuptimin siq e paraqet artikulli, por ka shkenca shqiptare që quhet Albanologjia d.m.th shkencë që përcjellë zhvillimet e shqiptarëve. Për këtë unë bie në dyshim kur hasë një titullim të tillë, sepse mendojë se ekziston një shkencë që merret me zhvillimin e fesë islame dhe kjo duhet të dallohet nga kontributet dhe meritat e myslimanëve në shkencë. Shikuar nga aspekti tregtarë financuesi mund të marrë të drejtën nga krijuesi por nga aspeti shkencorë kjo nuk funksionon krijuesi është krijues, financuesi mbete financues.--Hipi Zhdripi 1 Nëntor 2007 16:06 (UTC)

Start a discussion about Shkenca në mesjetën Islame

Nis një diskutim