Jump to content

Distria Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Distria Krasniqi
Lindi10 dhjetor 1995
KombësiaShqiptare
Shtetësia Kosova
ProfesioniXhudiste

Distria Krasniqi (10 dhjetor 1995) është një xhudiste kosovare e cila garon kryesisht në kategorinë deri në 52 kg. Medaliste në kampionatin botëror dhe kampionatin europian në konkurrencën e juniorve. Pjesëmarrëse në Lojërat Evropiane në vitin 2015.

Filloi xhudo në moshën 7 vjeçare me këmbënguljen e vëllait të saj. Fillimisht ka luajtur në arenën ndërkombëtare nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, duke mos qenë në gjendje të luante për Kosovën. Në atë kohë ka fituar një numër të konsiderueshëm medaljesh në ngjarjet sportive të nivelit ndërkombëtar, si p.sh. në Kampionatin Europian (nën 23 vjeç) në vitin 2012 ku zuri vendin e 3-të, dhe në vitin 2013, fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Europian në kategorin e juniorve (nën 21).

Në vitin 2015 Distria Krasniqi fillon pjesmarrjen në garat ndërkombëtare si përfaqësuese e Kosovës. Duke mbrojtur ngjyrat e vendit të saj në vitin 2015, fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Europian në kategorin e juniorve, dhe gjithashtu u bë Kampione Botërore (vajza nën 21).

Mori pjesë në Garat Evropiane në vitin 2015, ku, pas disfatës prej italianes Odettą Giuffridą, kaloi në 1/8 e finales.

Ajo deri më tani ka fituar gjithsej 6 medalje në kualifikimet olimpike. Ajo fitoi gjithashtu medaljen e bronztë në Grand Slam në Paris në vitin 2017 dhe po ashtu medaljen e bronztë në Open Evropian në Sofje në vitin 2017.

Në vitin 2021, ajo fitoi medaljen e artë në veprimtarinë e saj në Mjeshtrat Botërore të Xhudos 2021 të mbajtura në Doha, Katar.[1]

  1. ^ "2021 Judo World Masters". International Judo Federation (në anglisht). Marrë më 11 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)