Dohoshishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dohoshisht)

Stampa:Infobox ALB fshat Dohoshisht është një fshat në Shqipëri.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koordinatat gjeografike decimale të Dohoshishtit janë : gjerësia 41,671° dhe gjatësia gjeografike 20,419° me një lartësi rreth 707 m mbi nivelin e detit. Dohoshishti ndodhet në jug të qytetit të Peshkopise, madje pas ndërtimeve dhe zgjerimit të qytetit po ashtu dhe të fshatit, ndarja mes të dyve mund të jetë dhe disi konfuze. Në lindje kufizohet me fshatin Trene, në jug me fshatin Selan, në perëndim me Çetush me Pollozhanin.

Vendndodhja strategjike e fshatit mes qytetit të Peshkopisë dhe lumit Drin e ka bërë një pikë lidhëse për zhvillimin e tregtisë, bujqërisë dhe agrikulturës. Kjo vendndodhje i ka dhënë fshatit një peizazh mahnitës sidomos ne stinën e verës.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati ka rreth 2000 banorë dhe konsiderohet si një nga fshatrat më të mëdhenj të rrethit të Dibrës. Shumica dërrmuese e banorëve janë të etnisë Shqiptare me një pakicë të vogël jevge. Te gjithë banorët janë të besimit mysliman.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mund të thuhet lirisht se Dohoshishti është fshati më i begatë në rrethin e Dibrës për sa i përket bujqërisë dhe agrikulturës. Në të gjejmë shumë vreshta, frutore dhe toka pjellore të cilat janë pothuajse te gjitha të ujitshme. Gjithsesi, ekonomia e fshatarëve sot varet shumë dhe nga të ardhurat e emigrantëve dhe ndonjë biznesi të vogël privat në Peshkopi dhe brenda përbrenda fshatit. Asfaltimi i rrugës publike që lidh fshatin me qytetin ka bërë që biznese të tilla të inkurajohen dhe të lulëzojnë edhe më shumë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dohoshishti konsiderohet një nga fshatrat më të vjetër të zonës. Në periudhën Osmane, fshati është qeverisur nga bejlerët dhe familjet më të pasura dhe më me emër në të gjithë zonën. Ndër ta mund të përmendim familjen Hysenagolli e cila ka mbajtur dhe stafetën e Oxhakllëkut në Dibër, një titull ky që simbolizon parinë dhe udhëheqjen e gjithë krahinës së Dibrës. Pinjollët e kësaj familjeje janë të shpërndare në shumë vende të ndryshme si në Peshkopi, Tiranë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, etj. Ja vlen për tu përmendur që në ditët tona, dhe familje te tjera janë përpjekur të përfaqësohen me këtë mbiemër dhe ta përqafojnë atë. Familje të tjera të njohura në Dohoshisht janë Alku, Kaja, Kadriu, etj.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]