Donna Leon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Donna Leon
Donna Leon, Warsaw (Poland), September 27, 2005
U lind më29 shtator 1942
Montclair, New Jersey, ShBA
KombësiaAmerikanë
Gjinitë letrareDrama / Fiksion / Krim

Donna Leon (29 shtator 1942 në Montclair, New Jersey, ShBA) është një shkrimtare amerikane. Është autore e një seri të krimi-romaneve.

Jeton që më shumë se 20 vite në Venedik. Punoi një kohë të gjatë si lektore e letërsisë angleze në universitetin: University of Maryland University College - Europe (UMUC-Europe) në Itali dhe më vonë si profesoreshë dhe shkrimtare. Para pak vitesh Donna Leon përfundoi punën e saj si profesoreshë dhe ju përkushtua plotësisht shkrimit dhe aktiviteteve tjera kulturore në fushën e muzikës (sidomos muzikës barok).

Opera është “hobby” i saj, sidomos veprat e Georg Friedrich Händel.

Romanet e saj të gjithë i dedikohen Venedikut apo rrethit të tij. Ato janë të shkruara në gjuhën angleze dhe u përkthyen në shumë gjuhë botërore, mirëpo ende jo edhe në atë italiane, pasi që këtë autorja nuk e dëshiron.

Mbi shkrimet e saj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heroi i romaneve të saj është komisari fiktiv Commissario Guido Brunetti. Polici melankolik Brunetti vuan nën faktin që nuk mundet të zhduk të keqen nga bota. Gruaja e tij Paola, vajzë e një konteshë nga një familje ndër më të vjetrat në Itali, punon si profesoreshë e letërsisë angleze dhe është e inspiruar nga fryma e lëvizjes së `68 - ës. Fëmijët e tyre Raffael dhe Chiara krijojnë dita ditës entuziazëm të madh për dashamirësinë ndaj njerëzve (filantropia), gjë që është në kontrast të plotë me botën e vrazhdët dhe të korruptuar të krimit. Si figurë komike e romaneve figuron shefi injorantë dhe i paaftë i policisë Vice-Questore Patta, përderisa i zellshmi Sergente Vianello dhe e gjithëdijshmja Signorina Elettra, prej romanit të tretë sekretaresha e Pattas, e ndihmojnë Brunettin në punën e tij.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritikët thonë se Donna Leon në romanet e saj ka krijuar një pamje klishe të Italisë. Ata po ashtu kritikojnë zmadhimin melodramatik të ngjarjeve, në të cilat përshkrimet e jetës së përditshme familjare - si ushqimi, pijet, edukimi i fëmijëve, etj - e vejnë në rang të dytë zgjedhjen e krimit në roman. Mirëpo nga kontrasti në mes të familjes, e cila i mbron vlerat e sjelljes së mirë dhe të civilizuar, dhe shtetit, të cilin ai e prezanton, nga ky kontrast ushqehet edhe melankolia e Brunettit: shteti e përkrah dhe ndihmon kriminalitetin e njerëzve në fuqi, nën të cilën shtypje hapësira e tërheqjes në sigurinë e familjes shumë e më shumë zvogëlohet.

Tekstet e Leon ankohen në të njëjtat përmasa mbi rënien dhe mospërdorimin e tregimit tradicional (si p.sh mënyra e të shkruarit sipas Henry James – it), si dhe mbi shkatërrimin e vlerave tradicionale.

Ndërkohë u filmua një numër i madh i romaneve të saj.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Death at La Fenice (1992)
  • Death in a Strange Country (1993)
  • The Anonymous Venetian, titulli amerikan: Dressed for Death. (1994)
  • A Venetian Reckoning, titulli amerikan: Death and Judgment. (1995)
  • Acqua Alta, titulli amerikan: Death in High Water (1996)
  • The Death of Faith, titulli amerikan: Quietly in Their Sleep. (1997)
  • A Noble Radiance (1998)
  • Fatal Remedies (1999)
  • Friends in High Places (2000)
  • A Sea of Troubles (2001)
  • Wilful Behaviour (2002)
  • Uniform Justice (2003)
  • Doctored Evidence (2004)
  • Blood from a Stone (2005)
  • Through a Glass Darkly (2006)