Jump to content

Dosjet Uorren

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dosjet Uorren
Regjia ngaJames Wan
Shkruar ngaChad Hayes, Carey W. Hayes
Bazuar nëhetimet dhe çështjet paranormale të Ed dhe Loreina Uorren.
ProdhuesiTony DeRosa-Grund, Peter Safran, Rob Cowan
LuajnëVera Farmiga, Patrick Wilson, Ron Livingston, Lili Taylor
KinematografiaJohn R. Leonetti
MontazhiKirk Morri
MuzikaJoseph Bishara

Kompanitë prodhuese
New Line Cinema, The Safran Company, Evergreen Media Group
Shpërndarë ngaWarner Bros. Pictures
Data e publikimit
15 korrik 2013
Kohëzgjatja
112 minuta
ShtetiSHBA
Gjuhaanglisht
Buxheti20 milion dollarë
Fitimi319.5 milion dollarë

Dosjet Uorren (The Conjuring) është një film horror nga James Wan me skenar të Chad Hayes dhe Carey W. Filmi i parë lidhet dhe me çështjen e parë të trajtuar nga çifti Uorren dhe përbën serinë e parë të Dosjeve Uorren. Vera Farmiga dhe Patrick Wilson janë në rolet kryesore si Ed dhe Lorein Uorren, investigues të aktiviteteve paranormale. Çifti Uorren iu vjen në ndihmë familjes Perron, e cila pas zhvendosjes në shtëpinë e re në fermën Rhode Island përjetojnë një sërë aktivitetesh dhe eksperiencash paranormale në vitin 1971.

Dosjet Uorren u shfaq për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada në 19 korrik 2013 dhe mori kritika dhe vlerësime pozitive nga publiku i gjerë. Ky film arriti të ardhura 319 milion dollarë kundrejt buxhetit të tij shumë më të vogël rreth 20 milion dollarë. Një film i ngjashëm, 'Dosjet Uorren 2' u publikua më 10 qershor 2016 dhe autorët thonë se janë në një bashkëpunim për një të tretë.

Në 1971, Roxher dhe Karolina Perron shpërngulen në një shtëpi të re në Harrisville, Rhode Island, me pesë vajzat e tyre Andrea, Nensi, Kristina, Sindi, dhe Ejpril. Qeni i tyre Sedi refuzon të hyjë brenda dhe një nga fëmijët , duke luajtur një lojë , gjejnë një hyrje të mbyllur me dërrasa që të çon në një bodrum të vjetër të shtëpise.

Aktivitetet e dyshimta zënë fill qysh në netët e para: të gjitha orët e shtëpisë ndalojnë në orën 3:07 të mëngjesit dhe Ejprili gjen të ngordhur qenin Sedi pranë shtëpisë. Një natë në shtrat, Kristina sheh një qënie djallëzore të cilën vetëm ajo mund ta shohë, duke pretenduar se e do të gjithë familjen e saj të vdekur. Në një tjetër natë, Karolina dëgjon zhurma dhe përplasje në korridor. Kur shkon të kontrollojë,duke ndjekur zhurmat, ajo bllokohet në bodrum nga shpirti. Në të njëjtën kohë, Andrea dhe Sindi sulmohen nga shpirti nga maja e dollapit të tyre.

Karolina vendos të kontaktojë çiftin Ed dhe Lorein Uorren, të cilët sapo kishin investiguar rastin e kukullës Anabela. Çifti Uorren vendos ta shqyrtojë çështjen, vijnë dhe investigojnë shtëpine dhe dalin në përfundimin që shtëpisë mund t'i nevojitet një proces ekzorcizmi, por iu nevojitet një miratim paraprak nga Kisha dhe më shumë prova e fakte për ta bërë këtë. Edi dhe Loreina zbulojnë se shtëpia i përkiste një të akuzuare si shtrigë, Bathsheba Sherman (e afërme e MaryTowne Eastey), e cila sakrifikoi foshnjën e saj njëjavëshe për djallin dhe vrau veten në 1863 duke mallkuar këdo që hynte në pronën e saj.

Për mbledhjen e provave, Edi dhe Loreina vendosin kamera, zile dhe kryqe rreth shtëpisë. Ata shohin Sindin duke ecur somnanbul drejt dhomës së Andreas, dhe nga shenjat që vijnë nga radiot, ata dëgjojnë shpirtin që udhëzon Ejprilin të futet në dolllap, ku Loreina zbulon një sekret të errët. Loreina hyn dhe rrëshqet derisa del në bodrum, ku zbulon shpirtin e një gruaje të cilin Bathsheba e kishte përdorur dhe kishte vrarë fëmijën kohë më parë. Familja Perron vendos të zhvendoset në një hotel ndërsa çifti Uorren dërgon provat në Kishë. Vajza e çiftit Uorren, Xhudi sulmohet në shtëpinë e tyre nga Bathsheba, ndërkohë që Ed Uorren nxiton për ta shpëtuar. Karolina, tashmë e pushtuar nga Bathsheba, merr Kristinën dhe Ejprilin dhe kthehen sërish tek shtëpia. Edi dhe Loreina pasi kthehen gjejnë Karolinën në bodrum duke sakrifikuar Kristinën për djallin siç bëri Bathsheba. Pasi e lidhën Karolinën në një karrige, Ed vendos që Karolinës i nevojitet menjëherë një proces ekzorcizmi, por nuk ka kohë për të pritur përfaqësuesin e kishës. Ed vendos ta bëjë vetë procesin e ekzorcizmit ndërkohë që sulmohet nga Bathsheba. Karolina e pushtuar tashmë arratiset dhe vihet në ndjekje të Ejprilit për ta vrarë, Loreina përpiqet me gjithë aftësitë e saj të ndalojë Karolinën duke i kujtuar kujtimet e bukura me familjen e saj, duke i dhënë kohë Edit të përfundojë ekzorcizmin, dhe shpëtuar Karolinën dhe Ejprilin nga kthetrat e Bathshebës përgjithmonë.

Gjatë kthimit në shtëpi, Loreina i tregon Edit se kisha kishte aprovuar një proces të mirëfilltë ekzorcizmi. Ata kanë edhe një çështje tjetër për të shqyrtuar në Rhode Island. Para se të ikin, Edi shton një kuti muzike nga familja Perron tek koleksioni i objekteve të cilat ata i kanë ruajtur nga çështjet e kaluara. Ajo lëshon muzikë vetëm pasi ekrani i pasqyrës saj bëhet i zi.

  • Vera Farmiga si Loreina Uorren
  • Patrick Wilson si Ed Uorren
  • Lili Taylor si Karolina Perron
  • Ron Livingston si Roxher Perron
  • Shanley Caswell si Andrea Perron
  • Hayley McFarland si Nensi Perron
  • Joey King si Kristina Perron
  • Mackenzie Foy si Sindi Perron
  • Kyla Deaver si Ejpril Perron
  • Shannon Kook si Drew Thomas
  • John Brotherton si Brad Hamilton
  • Sterling Jerins si Xhudi Uorren
  • Marion Guyot si Xhorxhiana Moran
  • Steve Coulter si At Gordon
  • Joseph Bishara si Bathsheba Sherman
  • Morganna May si Debi
  • Amy Tipton si Kamila
  • Zach Pappas si Rik
  • Christof Veillon si Mauris
  • Loreina Uorren si Gruaja në Audiencë

Shënime dhe referenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "THE CONJURING (15)". British Board of Film Classification. 15 prill, 2013.
  2. "The Conjuring (2013)". Box Office Mojo.
  3. Collis, Clark (16 nëntor 2012). "'The Conjuring': First look at 'Insidious' director James Wan's new horror movie". Entertainment Weekly. Arkivuar 2 dhjetor 2012 tek Wayback Machine
  4. Alexander, Bryan (22 korrik 2013). "The 'true' story behind 'The Conjuring'". USA Today.
  5. "Vera Farming Spies Spirits In First The Conjuring Photos". Cinema Blend.
  6. Andreeva, Nellie (21 qershor 2013). "What's In A Title? 'The Conjuring' Producer And New Line In Dispute Over TV Rights". Arkivuar 24 qershor 2013 tek Wayback Machine Deadline Hollywood.
  7. Smith, Michael (20 korrik 2013). "James Wan The Conjuring a Remake?". Arkivuar 29 qershor 2018 tek Wayback Machine Guardian Liberty Voice.
  8. Trumbore, Dave (29 qershor 2013). "Screenwriters Chad and Carey Hayes Talk THE CONJURING, Finding the Film's Point of View, Real Life Paranormal Incidents and the Appeal of Horror". Collider.
  9. Fleming, Michael (16 qershor 2009). "Summit possesses 'The Conjuring'". Variety.
  10. Gardner, Eriq (25 qershor 2019). "New Line Claims 'Conjuring' Partner Committed Trademark Fraud". The Hollywood Reporter.
  11. Collis, Clark (20 qershor 2019). "Director James Wan talks 'The Conjuring' and 'Insidious 2' and confirms we'll be seeing more of [spoiler] in 'Fast & Furious 7'". Entertainment Weekly.
  12. "James Wan Could Perform the Conjuring". Arkivuar 2 prill 2018 tek Wayback Machine Dread Central.
  13. Kroll, Justin (20 janar 2012). "Farmiga, Wilson called to 'Conjuring". Variety.
  14. "Ron Livingston, Lili Taylor Scare Up Roles In James Wan's The Conjuring". Cinema Blend.
  15. "James Wan's 'Conjuring' Retitled To 'The Warren Files'". Bloody Disgusting.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]