Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar | |
Krijuar | 14 shkurt 2001 |
---|---|
Juridiksioni | Këshilli i Ministrave |
Selia | Bulevardi “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tirana, Albania |
Ministri përgjegjës | |
Drejtues |
|
Website | nsa.gov.al |
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar është një agjenci e qeverisë shqiptare përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për dhënien e informacionit të klasifikuar si "sekret shtetëror". Krijuar në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror", por i ndryshuar më vonë, agjencia është institucion në varësi të Kryeministrisë. [1]
Vështrim i përgjithshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) është krijuar me urdhër nr. 742, datë 14.2.2001 të Kryeministrit. Fillimisht e ngarkuar me hartimin e politikave, programeve dhe procedurave për dhënien e informacionit të klasifikuar si "sekret shtetëror", drejtoria në vitet e mëvonshme ka kontribuar në përafrimin e legjislacionit në përputhje me standardet e sigurisë së NATO-s për informacionin e klasifikuar duke krijuar një Sistem Regjistrimi për shkëmbimin e Informacione të klasifikuara të NATO-s. [2]
Në vitin 2016, DSIK, në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si autoritet mbikëqyrës u bë pjesë e një procesi të rëndësishëm gjyqësor, ku në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse të vetingut, shqyrtoi biografitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke përdorur tre kritere: ligjshmëria e pasurisë së tyre; pozitën e tyre profesionale; lidhjet e tyre të mundshme me krimin e organizuar.
Drejtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Numri | Emri | Term in office Koha në detyrë
| |
1 | Bajram Ibraj | 2001 | 2004 |
2 | Shyqyri Dekavelli | 2004 | 2014 |
3 | Arben Seferi | 2014 | 2017 |
4 | Dorian Tola | 2017 | 2024 |
5 | Altin Jani | 2024 maj | Në detyrë |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Institucionet në varësi". kryeministria.al. Marrë më 29 gusht 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Historiku i DSIK". nsa.gov.al. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)