Dreya Weber

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dreya Weber në 2007

Dreya Weber (lindur në 8 maj 1961) është një aktore amerikane, producente dhe akrobate.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve të adoleshencës, ajo garoi me skuadrën kombëtare të Meksikës në garën me pengesa, duke e radhitur një ndër dhjetë të parat.[1] Ajo u zhvendos nga Meksika për të ndjekur Kolegjin Hunter në Nju-Jork.

Ajo performoi akrobaci në Lojërat Olimpike Dimërore 2002Salt Lake City.

Ajo ka performuar si akrobate për muzikantë si Madonna dhe Pink, për të cilat ajo ka realizuar koreografinë për dhjetëra skena, duke përfshirë dhe performancën e Pink në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në 2010. Ajo ka marrë pjesë në një tur muzikor me Cher, duke performuar në të gjitha koreografitë. Ajo përfaqëson Shoqatën McDonald Selznick.[2]

Dreya Weber në rolin e Cleopatrës në Teatrin ZinZanni

Ajo ka qenë pjesë e filmit “The Gymnast” (2006)[3] që u përfshi në 28 festivale filmash në Outfest,[4] Newfest dhe Frameline, duke demonstruar aftësitë akrobatike. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu në filmin me titull “A Marine Story” të bazuar në historinë e një oficeri ushtarak.

Ajo e identifikon veten si panseksuale.[5]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Dreya Weber Interview" (në anglisht). About.com by Kathy Belge. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 2012-05-15.
  2. ^ "Dreya Weber, Choreographer/Aerial Artist" (në anglisht). McDonald Selznick Associates. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2009. Marrë më 2010-01-11.
  3. ^ "Ronnie Scheib Review of The Gymnast". Variety (magazine). 2006-06-21. Marrë më 2009-12-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ ""Gymnast" Flies to Two Outfest Prizes" (në anglisht). indieWIRE by Brian Brooks. 2006-07-18. Marrë më 2009-12-24.
  5. ^ "AfterEllen.com" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2006-10-19. Marrë më 2008-07-23.