Jump to content

Duart e kryqëzuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Duart e kryqëzuara ndonjëherë referohet si “gjest i shqiponjës” është simbol përdorur nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në rajonet tjera ku banojnë shqiptarët. Ky gjest do të thotë ilustrimi i shqiponjës me dy koka e cila është imazh i flamurit të Shqipërisë.[1]

Simboli u krijua nga Artur Shkurti, autor i librit "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptar" që doli nga shtypi në janar 2009, që është i dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare me ISBN. 978-99956-755-0-9. Në faqen 32 shpjegohet "Riti i Bujarit Shqiptar" dhe aty shpjegohet që Bujari Shqiptar mban duart e kryqëzuar në formën e shqiponjës.

Libri "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë" trajton konceptet "Besë", "Bujar", "Bujar shqiptar", "Faltorja e Bujarëve Shqiptarë" përmes poezive që nga koha e Rilindjes Kombëtare deri në ditët tona dhe me hartimin e Faltores së Bujarëve Shqiptarë.

Ky gjest shpesh përdoret nga lojëtarët e kombëtarja e Shqipërisë ku festojnë pas çdo goli ose pas lojës së fituar.[2] Poashtu shqiptarët nga klubet tjera përdorin këtë gjest.[3] Gjesti ka gjetur në mbarë botën apel dhe është kryer nga sportistët të famshëm si Mike Tyson apo ylli portugez i futbollit Pepe. Gjithashtu është paraqitur si formë e skulpturës në Kopshtin Botanik Montreal..[4]

Kupa Botërore 2018

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ndeshjen e 22 qershorit 2018, dy futbollistë zviceranë me prejardhje shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë këtë gjest në ndeshjen kundër Serbisë dhe u gjobitën më pas nga FIFA "për sjellje josportuese në kundërshtim me parimet e rregullave të lojës”.[5].

Libri "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë", autor Artur Shkurti, ISBN 978-99956-755-0-9

  1. ^ Shqiponja, simboli i flamurit tonë, me famë botërore, interpretohet dhe në duart e afrikanëve, shoqëruar me "grimca" lumturie në fytyrë
  2. ^ "Festimi me gjestin e "Shqiponjës" kthehet në modë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "World Cup 2018: Fifa investigates Switzerland duo over goal celebrations". BBC News (në anglisht). 23 qershor 2018.
  4. ^ "Duart e kryqëzuara shqiponjë edhe në kopshtin botanik të Kanadasë (Foto) - Telegrafi" (në anglisht).
  5. ^ "World Cup 2018: Granit Xhaka and Xherdan Shaqiri avoid bans after political goal celebrations" (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2018. Marrë më 25 qershor 2018.