Dubioza kolektiv

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Dubioza kolektiv ([nevojitet citimi]) është një grup muzikor boshnjak[1][2], muzika e të cilëve përfshin stile si reggae, dub dhe rock të miksuar me tekste politike.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Dubioza kolektiv janë një bandë nga Bosnia dhe Hercegovina, e themeluar në vitin 2003 nga Adis Zvekić dhe Almir Hasanbegović dhe Brano Jakubović dhe Vedran Mujagić. Bandës më vonë ju bashkuan dhe kitaristi Armin Bušatlić, bateristi Senad Šuta, inxhinier zëri Dragan Jakubović dhe në vitin 2011 edhe saksofonisti Mario Ševarac.

Grupi njihet për stilin midis rrymave hip-hop, reggae, dub, rock dhe folklor boshnjak. Fillimisht, qëllimi i bandës ishte të ngrinte zërin për problematikat në shoqërinë e Bosnjës, duke i treguar në të njëjtën kohë botës jetën në Ballkan pa steriotipet mediatike e familjare. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e teksteve të tyre flasin për temën e paqes, kuptimin e tolerancës si dhe kritikat për nacionalizmin ekstrem dhe padrejtësitë.

Dubioza Kolektiv[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtëpia diskografike 'Gramofon' nxorri në treg albumin e parë të grupit, në prill të vitit 2004[3]. Në dhjetor të 2004-s, grupi lançoi albumin e dytë: EP Open Wide, i cili përmbante tekste nga poeti i dub, Benjamin Zephaniah dhe Mush Khan nga grupi Fun-da-mental. Në qershor 2006 Dubioza kolektiv nxorri album të ri, nga e njëjta shtëpi diskografike. Albumi me titull 'Dubnamite' përmbante 10 këngë të reja dhe ishte regjistruar në periudhën 2005/2006.

Wild Wild East[redakto | redakto tekstin burimor]

Albumi i vitit 2001, Wild Wild East arriti të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e këngëve janë në gjuhën angleze, gjë që i mundëson grupit audiencë të re. Kritikët e kanë vlerësuar pozitivisht këtë album dhe kanë vënë dukje origjinalitetin e tyre në miksimin e stileve të ndryshme të muzikës.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Dubioza kolektiv (2004)
  • Dubnamite (2006)
  • Firma Ilegal (2008)
  • 5 do 12 (2010)
  • Wild Wild East (2011)
  • Apsurdistan (2013)

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Shepherd, John; Dave Laing (2005). Continuum encyclopedia of popular music of the world. Continuum. f. 101.  978-0-8264-7436-0. 
  2. ^ Clancy, Tim (2007). Bosnia and Herzegovina. Bradt Travel Guides. f. 52.  978-1-84162-161-6. 
  3. ^ "Bosnian Rastas". Billboard. 15 May 2004. f. 65. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]