Kërceni tek përmbajtja

Dukagjini (Malzi)

Koordinatat: 42°6′37″N 20°16′22″E / 42.11028°N 20.27278°E / 42.11028; 20.27278
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dukagjin (Malzi))
Dukagjin
Map
Koordinatat: 42°6′37″N 20°16′22″E / 42.11028°N 20.27278°E / 42.11028; 20.27278
ShtetiAlbania Shqipëria
QarkuKukës
BashkiaKukës
Njësia administrativeMalzi

Dukagjini është një fshatish-komunën Malzirrethit të KukësitShqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore 2015 ai u bë pjesë e bashkisë Kukës.[1]

Emri i fshatit rrjedh nga familja fisnike shqiptare e DukagjinëveMesjetës, e cila sundonte zonën para pushtimit osman.[nevojitet citimi]

Ndryshe nga shumë fshatra të tjerë të zonës, Dukagjini nuk përmendet në asnjë nga tre defterët osmanë të shekullit të 16-të. Është përmendur për herë të parë në vitin 1638 nga Frang Bardhi, me emrin e sotëm. Bardhi vëren: "Fshati i dytë është Dukagjini, i përbërë nga 15 shtëpi dhe 100 banorë, i cili gjithashtu ka kishën e sipërpërmendur të Shën Sebastianit."[2]

Fshati përmendet përsëri në veprat e Vicko Zmajević (1703), Ivan Jastrebov (1904) dhe regjistrimin austro-hungarez të viteve 1916–18.[3]

Në fund të shekullit të 19-të, albanologu Theodor Ippen vuri në dukje se imami i Dukagjinit ruante ende zbukurimet e altarit të ish-kishës katolike të fshatit.[3] Një vëzhgim i ngjashëm është bërë edhe nga Jastrebov, i cili në vitin 1904 shkruante se një vendas i zonës i kishte treguar që imami i Dukagjinit thuhej të rridhte nga priftërinjtë katolikë të fshatit. Thuhej gjithashtu se ky imam mbante në shtëpinë e tij sende që i përkisnin priftërinjve. Për më tepër, xhamia e ditëve të sotme besohet të jetë ndërtuar mbi rrënojat e kishës së vjetër.[4]

Në vitin 1923 u hap në Dukagjin shkolla e parë shqipe në zonën e Malziut.[4]

  1. ^ "Law nr. 115/2014" (PDF). fq. 6373. Marrë më 30 mars 2024.
  2. ^ Hoxha 2013, f. 31
  3. ^ a b Hoxha 2013, f. 32
  4. ^ a b Hoxha 2013, f. 33