Shtana
Pamja
(Ridrejtuar nga Shtanë)
Shtana | |
|---|---|
Shtana e parë nga lart | |
| Koordinatat: 42°6′N 20°16′E / 42.100°N 20.267°E | |
| Shteti | |
| Qarku | Kukës |
| Bashkia | Kukës |
| Njësia administrative | Malzi |
| Zona kohore | UTC+1 (CET) |
| • Verë (DST) | UTC+2 (CEST) |
Shtana është një fshat në bashkinë Kukës në Shqipëri.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtana u regjistrua për herë të parë në një krisobulë serbe të vitit 1348 që i atribuohej carit Stefan Dushan, ku quhej Koshtani. Në një përkthim të mëvonshëm shqip të vitit 1962 u shfaq edhe emri Koshtari, por u konsiderua si i gabuar pasi botimet e mëparshme nuk e përfshinin.[1]
Studiuesit pretendojnë se emri Koshtani i ka rrënjët në termin latin Castanea, që përkthehet në gështenjë në shqip. Fshati u emërua sipas fjalës latine të huazuar nga popullsia vendase shqiptare për shkak të bollëkut të gështenjave në këtë zonë.[2]
Me kalimin e kohës emri pësoi ndryshime fonetike dhe u shndërrua në variantin e sotëm Shtanë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Hoxha 2013, f. 113
- 1 2 Hoxha 2013, f. 114
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hoxha, Shefqet (2013). Malziu (Bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore). Mirgeeralb. ISBN 978-99280-7-196-5.