Dylli i bletës
Dylli bletëve (Latinisht: Cera Flava) është një prodhim i bletëve me të cilin i ndërtojnë hojet ku e vendosin mjaltin. Pesha specifike në temperaturën prej 15°C është 0.956 Kg. +, - 0.003 Kg. Shkrihet në temperaturën prej 58 - 64°C dhe është shumë më e lartë se e parafinësi cili shkrihet në 30°C. Në temperaturën prej mbi 65°C dylli i bletëve është i lëngshëm prandaj prej tij mund të bëhen qiri të cilat digjen dhe japin dritë dhe nxehtësi. Si plotësim i ushqimit, dylli i bletëve e mban shenjën E 901.
Kur Bleta nga gjëndrat e saj lëshon dyll ai e ka ngjyrën e bardhë. Ngyra e verdhë e errët fitohet nga kontakti me ajrin dhe varet nga përmbajtja e hirit të luleve dhe nga propolisi.
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot në të shumtën e rasteve është zëvendësuar me dyllin artificial ose parafinën por është i pazëvendësueshëm në kozmetikë dhe në farmaci për prodhimin e kremit dhe të kuqit për buzë ndërsa bletarët e përdorin për riformimin e hojeve. Një pjesë e mirë përdoret për prodhimin e qirinjve.