Dymali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dymali nga lart

Dymali (greqisht Ερεικούσσα/Erikusa, italisht Merlera) është një ishull grek në detin Jon pranë Korfuzit. Ka më pak se 500 banorë (2011) dhe një sipërfaqe prej 3,7 km².

Emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Erikusa është emri grek për ishullin. Në shqip quhet Dymal se nga Himara duken dy majat kodrinore të ishullit: Gritsiatika dhe Nikolaitika.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dymali ndodhet në detin Jon, përballë Himarës dhe në veriperëndim të Korfuzit. Ndodhet 14 milje detare larg nga bregu i Himarës. Rreth 6,6 milje detare në perëndim të Dymalit ndodhet ishulli i Strakënasë.

Dymali ka dy plazhe: plazhin Porto te porti dhe plazhin ranor Bragjini në skajin lindor. Emri i këtij plazhi lidhet me fisin Bragjinaj që mërguan në Dymal nga Qeparoi.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dymali, bashkë me Strakënanë, gjatë kohës së Perandorisë Osmane shpesh u bënë shtrehë të familjeve të arratisura nga Piluri (pas 1650), Qeparoi dhe Kallarati.[2][3] Fisi Bragjinaj nga Qeparoi mërgoi drejt Dymalit për shkak të konflikteve ndërfisnore me fshatrat Borsh dhe Kuç.[4]

Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lagjet janë: Dendra, Gjitonia, Paliokaliva, Porta, Soukia dhe Tandoulis.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jorgo Dhrami (2015). Bragjinajt e Qeparoit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Balkan and South Slavic Enclaves in Italy: Languages, Dialects and Identities (faqe 167)" (në anglisht). Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Historiku i Kallaratit, nga Enver Strati". Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Kastajana pilurjote". Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Qazim Rrushaj: Një vështrim "Historisë së Qeparoit" të Janko Palit dhe Historisë së "Lufta e Vlorës" të Ago Agajt". Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)